Një burrë është gjetur pa shenja jete në në fshatin Llapashticë të Podujevës, ka bërë të ditur policia.
Policia tha se për rastin u njoftua nga Qendra e Mjekësisë Familjare.
Në vendngjarje ka dalë njësia policore dhe ekipi i IML’së që e ka marrë trupin për obduksion.
Policia e ka cilësuar si “hetim i vdekjes”.
“Podujevë / 11-14.08.2026 – NN. Nga Qendra e Mjekësisë Familjare se në fshatin Llapashticë është raportuar për një mashkull kosovar pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe ekipi i IML-së të cilët me vendim të prokurorit e kanë marrë trupin e pajetë për obduksion”.
The post Një burrë gjendet pa shenja jete në Llapashticë të Podujevës, policia po e heton vdekjen appeared first on Gazeta Express.

