By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ‘‘Sigurimi i votave për partinë e Vuçiqit’’, Fehim Selimi i tregoi Prokurorisë për veprimtarinë dhe kontaktet me BIA’n serbe, detaje
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
‘‘Sigurimi i votave për partinë e Vuçiqit’’, Fehim Selimi i tregoi Prokurorisë për veprimtarinë dhe kontaktet me BIA’n serbe, detaje
Lajme

‘‘Sigurimi i votave për partinë e Vuçiqit’’, Fehim Selimi i tregoi Prokurorisë për veprimtarinë dhe kontaktet me BIA’n serbe, detaje

Momenti
Published: August 14, 2026

1 muaj paraburgim i është caktuar të dyshuarit Fehim Sali, arsimtarit nga Dragashi të arrestuar gjatë së enjtes nën dyshimet për spiunazh. Në kërkesën për paraburgim të parashtruar nga Prokuroria Speciale, thuhet se i dyshuari edhe vet kishte përshkruar në detaje veprimtarinë e tij dhe bashkëpunimin me një zyrtar të BIA-s serbe

Serbi me shtetësi të Kosovës, nga komuna e Dragashit që të enjten u arrestua nën dyshimet për spiunazh në favor të BIA-s Serbe, gjatë intervistimit, sipas Prokurorisë Speciale, kishte dhënë detaje konkrete për veprimtarinë e tij.

Your browser does not support the video tag.

Sali, që sot u paraqit në Gjykatën Themelore të Prishtinës për seancën për caktimin e masës së sigurisë, po hetohej që nga qershori i vitit të kaluar, pasi informata për veprimtarinë e dyshimtë të tij, ishin përcjellë nga AKI-ja tek Prokuroria Speciale.

“… duke vepruar sipas urdhrave dhe udhëzimeve të zyrtarit të lartë të BIA-s, Zhelimir Matoviq, i njohur me nofkën “Zheljko”, në atë mënyrë që i njëjti i ka ofruar informacione për situatën politike në Kosovë, ka bërë identifikimin e zyrtarëve të Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë, përmes fotografimit të tyre, ka ofruar informacione të personave që i përkasin sektit vehabi dhe personave të tjerë, e të cilët më pas i ka propozuar te zyrtari i BIA-s si objektiva të mundshëm për kontaktim dhe rekrutim.”-Prokuroria Speciale

Masat e  veçanta, sipas kërkesës së Prokurorisë të siguruar nga Dukagjini, vetëm se e kishin përforcuar dyshimin por ato, nuk i kishte kundërshtuar as gjatë marrjes në pyetje.

“…dyshimi i bazuar mirë u vërtetua edhe nga deklaratat e vet të pandehurit i cili në detaje përshkruan veprimet e tij inkriminuese duke ofruar mënyrat dhe vendtakimet  e komunikimit dhe ofrimit të informacioneve dhe ndihmën për BIA-n serbe përmes zyrtarit të saj Zhelimir Matoviq, e që pas ndërlidhjes së provave me njëra tjetrën vërtetojnë dyshimin e bazuar se i pandehuri e ka kryer veprën penale për të cilën ngarkohet kurse caktimi i masës së paraburgimit është mëse e domosdoshme në këtë fazë të procedurës”-Prokuroria Speciale

Sali mes tjerash kishte shërbyer si anëtar i Këshillit Konsultativ për Komunitete pranë zyrës së Presidentes së Kosovës, deri në shkarkimin e tij në maj të vitit 2024, e ky funksion i tij është përmendur edhe në kërkesën e Prokurorisë për paraburgim.

Kjo me faktin se një pozitë e tillë, do të mund t’i kishte ofruar atij mundësinë të ketë qasje në informacione të ndjeshme dhe kontakte me persona të ndryshëm me rëndësi  për funksionimin e institucioneve shtetërore.

Prokurori i rastit, Bekim Kodraliu, foli edhe për bastisjen e kryer në pronën e të dyshuarit, pas arrestimit dhe provat e zbuluar aty.

“Me rastin e paraqitjes së kërkesës për caktimin e paraburgimit, i pandehuri edhe vetë deklaroi se ka qenë i rekrutuar dhe ka pasur kontakte të vazhdueshme me zyrtarë të BIA-s”, ka thënë Bekim Kodraliu – Prokuror në Prokurorinë Speciale.

Arrestimi i Sali nën dyshimet për spiunazh, vjen në vazhdën e arrestimeve dhe dënimeve pikërisht për këtë vepër, të në numri të konsiderueshëm personash, që kanë mbajtur pozita në institucione të ndryshme, duke nisur nga Policia e Kosovës e organizata ndërkombëtare si OSBE, e që të përbashkët kanë pasur raportimin në BIA-n serbe. /dukagjini.,

The post ‘‘Sigurimi i votave për partinë e Vuçiqit’’, Fehim Selimi i tregoi Prokurorisë për veprimtarinë dhe kontaktet me BIA’n serbe, detaje appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Vjosa Osmani për ofertën e Kurtit: Qëllimi i tij ishte ta nënshtrojë dhe poshtërojë LDK’në
Osmani ia plas gazit teksa dëgjon Kurtin që e quan ‘‘mik’’ Abdixhikun: Më vjen mirë, para dy javësh i tha lider fisesh
Kapet i dyshuari për grabitjen në Prishtinë, dërgohet në mbajtje për 48 orë
Pse dështoi bashkimi i ilegalistëve shqiptarë më 1981? Novosella: “Bashkimi na doli me kushte”
Njoftim me rëndësi për ata që aplikojnë për dokumentin e shtetësisë

LEXO GJITHASHTU

10 vatra zjarri ende aktive në Shqipëri
10 vatra zjarri ende aktive në Shqipëri
TOP Momenti
Rihapet dosja e Kozeta Hysenit, prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999
Rihapet dosja e Kozeta Hysenit, prokuroria kërkon marrjen në pyetje të 28 personave për krimin e vitit 1999
TOP Momenti
700 mijë lule shndërrojnë sheshin e Brukselit në një vepër arti
700 mijë lule shndërrojnë sheshin e Brukselit në një vepër arti
TOP Momenti
"Jeni arsyeja pse jetoj lirshëm”, Anisa zbulon historinë prekëse në ditëlindjen e Ilirianës
"Jeni arsyeja pse jetoj lirshëm”, Anisa zbulon historinë prekëse në ditëlindjen e Ilirianës
TOP Momenti
Festivali i binjakëve mbledh qindra çifte në Ohio
Festivali i binjakëve mbledh qindra çifte në Ohio
TOP Momenti

You Might Also Like

Tërmeti la të paktën 265 të vdekur, Banka Botërore ndan 200 milionë dollarë për Kolumbinë
Lajme

Tërmeti la të paktën 265 të vdekur, Banka Botërore ndan 200 milionë dollarë për Kolumbinë

August 14, 2026
“Abdullah Prapashtica ka qenë njeri i UDB-s”, Novosella: Ai ka qenë UDB-ash
Lajme

“Abdullah Prapashtica ka qenë njeri i UDB-s”, Novosella: Ai ka qenë UDB-ash

August 14, 2026
Tensione në takimin e Stambollit, Novosella për gruan e Kadri Zekës: Ajo gënjen nga pak
Lajme

Tensione në takimin e Stambollit, Novosella për gruan e Kadri Zekës: Ajo gënjen nga pak

August 14, 2026
Tensione në takimin e Stambollit, Novosella për gruan e Kadri Zekës: Ajo gënjen nga pak
Lajme

Tensione në takimin e Stambollit, Novosella për gruan e Kadri Zekës: Ajo gënjen nga pak

August 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?