By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Niveli i Danubit bie në minimum historik, Rumania mbyll centralin e vetëm bërthamor
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Niveli i Danubit bie në minimum historik, Rumania mbyll centralin e vetëm bërthamor
Lajme

Niveli i Danubit bie në minimum historik, Rumania mbyll centralin e vetëm bërthamor

Momenti
Published: August 14, 2026

Rumania ka mbyllur centralin e saj të vetëm bërthamor në Cernavodă për shkak të niveleve jashtëzakonisht të ulëta të ujit në lumin Danub, të shkaktuara nga vala e zgjatur e të nxehtit që ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës.

Dy reaktorët e centralit prodhojnë rreth 20 për qind të energjisë elektrike të vendit, ndërsa autoritetet nuk presin që centrali të rifillojë punën brenda 10 ditëve të ardhshme.

Your browser does not support the video tag.

Reaktori i parë ishte mbyllur gjatë muajit korrik, ndërsa i dyti u shkëput nga rrjeti elektrik të enjten, shkruan BBC.

Centrali përdor ujin e Danubit për ftohje, ndërsa niveli i lumit ka rënë ndjeshëm. Autoritetet kishin tentuar të rrisnin rrjedhën e ujit drejt centralit duke fundosur barka të mbushura me gurë.

Cernavodă ishte mbyllur vetëm një herë më parë për shkak të mungesës së ujit, në vitin 2003.

Rënia e nivelit të Danubit po shkakton probleme edhe në Hungari, ku centrali bërthamor në Paks rrezikon gjithashtu mbylljen nëse situata përkeqësohet.

Në disa zona, niveli i Danubit ka rënë në pikën më të ulët të 30 viteve të fundit.

Mungesa e energjisë në Rumani pritet të kompensohet pjesërisht nga burimet diellore dhe të erës, ndërsa gjatë mbrëmjeve vendi mund të ketë nevojë për rritje të importeve të energjisë.

Valët e të nxehtit po shkaktojnë pasoja të mëdha në gjithë Evropën, duke ulur nivelet e lumenjve, dëmtuar bujqësinë dhe rritur rrezikun nga zjarret.

The post Niveli i Danubit bie në minimum historik, Rumania mbyll centralin e vetëm bërthamor appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

A do të futen në luftë në anën ruse dhjetëra mijëra koreanë?
Digjet një stallë dhe një shtëpi në Planjan të Prizrenit
Dita kur ra Kabuli: Pesë vjet nga rikthimi në pushtet i talibanëve në Afganistan
Novosella për vrasjen e Gërvallës: Më mirë të isha vra unë se Jusufi
Një stallë dhe një shtëpi janë djegur në fshatin Planjan të Prizrenit dje.

LEXO GJITHASHTU

Përleshje mes tre personave në Prishtinë, dy të lënduar – njëri arrestohet
Përleshje mes tre personave në Prishtinë, dy të lënduar – njëri arrestohet
TOP Momenti
KFOR zhvillon ushtrim ushtarak pranë Obiliqit, në fokus ‘luftimet’ në mjedis urban – fotografi
KFOR zhvillon ushtrim ushtarak pranë Obiliqit, në fokus ‘luftimet’ në mjedis urban – fotografi
TOP Momenti
Situata e zjarreve në Shqipëri – 35 vatra të raportuara, 533 forca në terren, helikopterë dhe dy avionë Air Tractor
Situata e zjarreve në Shqipëri – 35 vatra të raportuara, 533 forca në terren, helikopterë dhe dy avionë Air Tractor
TOP Momenti
Raportohet e zhdukur një grua në Prishtinë, policia nis kërkimet
Raportohet e zhdukur një grua në Prishtinë, policia nis kërkimet
TOP Momenti
Publikoi video duke shtënë me armë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
Publikoi video duke shtënë me armë, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
TOP Momenti

You Might Also Like

Punëtorët po rinovonin një ndërtesë në Belgjikë, gjejnë në mur ar me vlerë 9 milionë euro
Lajme

Punëtorët po rinovonin një ndërtesë në Belgjikë, gjejnë në mur ar me vlerë 9 milionë euro

August 15, 2026
Andy Baker largohet nga administrata Trump, ndryshime në ekipin e sigurisë kombëtare
Lajme

Andy Baker largohet nga administrata Trump, ndryshime në ekipin e sigurisë kombëtare

August 15, 2026
Vazhdon rritja e çmimit të naftës në Kosovë
Lajme

Vazhdon rritja e çmimit të naftës në Kosovë

August 15, 2026
Bllokada politike, PDK njofton se do të mbajë konferencë në Kuvend sot në ora 14:00
Lajme

Bllokada politike, PDK njofton se do të mbajë konferencë në Kuvend sot në ora 14:00

August 15, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?