By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Policia gjen përsëri armë në Dren të Zubin Potokut, sekuestrohet një “AK-47”
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Policia gjen përsëri armë në Dren të Zubin Potokut, sekuestrohet një “AK-47”
TOP Momenti

Policia gjen përsëri armë në Dren të Zubin Potokut, sekuestrohet një “AK-47”

Momenti
Published: August 13, 2026

Policia e Kosovës ka vazhduar aksionin në fshatin Dren të Zubin Potokut, në kuadër të veprimeve për trajtimin e informacioneve lidhur me posedimin e armatimit.

Gjatë aksionit të zhvilluar të enjten, më 13 gusht 2026, në këtë zonë është gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë e tipit “AK-47”.

Your browser does not support the video tag.

Lajmin e ka konfirmuar për media Erduan Baliqi nga Policia e Kosovës.

“Në fshatin Dren ka vazhduar aksioni i Policisë në kuadër të trajtimit të informacioneve për armatim dhe sot, më 13.08.2026, prapë është gjetur armatim. Është gjetur një armë e gjatë ‘AK-47’. Detaje të tjera në këtë fazë nuk mund të ndajmë për shkak se kjo është pjesë e hetimeve”, ka deklaruar Baliqi.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat dhe vendin e saktë ku është gjetur arma, duke theksuar se rasti është ende pjesë e procesit hetimor.

Sipas informacioneve të raportuara nga Kallxo, arma është gjetur në afërsi të pronave të Nenad Rashkoviqit, qytetar serb nga kjo zonë, i cili më 11 gusht kishte pretenduar se gjatë bastisjeve në shtëpinë e tij ishte ushtruar dhunë nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Lidhur me këto pretendime, Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur hetime për të sqaruar rrethanat e incidentit.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës ka deklaruar se nuk është në dijeni që gjatë bastisjeve të zhvilluara në Dren të jetë përdorur dhunë ndaj Rashkoviqit.

Pas qëndrimit në Spitalin e Mitrovicës së Veriut, Rashkoviq është nisur për trajtim të mëtejshëm në Beograd.

Aksioni policor në Dren është pjesë e një serie veprimesh të ndërmarra nga Policia e Kosovës pas informatave për posedim të armatimit në këtë zonë.

Edhe një ditë më parë, më 12 gusht, Policia e Kosovës kishte njoftuar për gjetjen dhe sekuestrimin e armatimit dhe uniformave ushtarake në zonën e Drenit.

Hetimet për rastet e armatimit janë duke vazhduar, ndërsa Policia e Kosovës ka bërë të ditur se detaje të tjera do të mund të bëhen të ditura në varësi të zhvillimit të hetimeve.

You Might Also Like

Afati për subvencionimin e teksteve shkollore skadon nesër, mbi 179 mijë aplikime
Policia merr në pyetje 13 persona për përhapjen e informacionit të rremë në lidhje me ujin e pijshëm në Shkup
Gjini përshëndet vendimin e LDK-së: Kurti synon kontroll të plotë mbi institucionet
Lënda për rastin e “Lotarisë Shtetërore” fillon më 24 gusht
Tragjedi rrugore në Lushnje, makina përfundon në kanal – vdesin dy motra

LEXO GJITHASHTU

Lladrovci përkujton Ramush Tahirin: Është i paharrueshëm!
Lladrovci përkujton Ramush Tahirin: Është i paharrueshëm!
Lajme
Kurti në valle, militanti i tij në SHBA kënaqet: E ka merituar pak relaks, idiotët dhe armiqtë po tentojnë ta bllokojnë
Kurti në valle, militanti i tij në SHBA kënaqet: E ka merituar pak relaks, idiotët dhe armiqtë po tentojnë ta bllokojnë
Lajme
Fitore Pacolli e anashkalon zhvillimin e ditës, LDK’në, merret me Time Kadriajn
Fitore Pacolli e anashkalon zhvillimin e ditës, LDK’në, merret me Time Kadriajn
Lajme
Juristët nuk presin ndonjë zgjidhje nga Gjykata Kushtetuese për ngërçin në Kuvend
Juristët nuk presin ndonjë zgjidhje nga Gjykata Kushtetuese për ngërçin në Kuvend
Lajme
Ardian Gjini e përshendet qëndrimin e ri të LDK: Kurti bën lojë të pandershme, synon kontroll mbi shtetin
Ardian Gjini e përshendet qëndrimin e ri të LDK: Kurti bën lojë të pandershme, synon kontroll mbi shtetin
Lajme

You Might Also Like

Abrashi: Duhet përshëndetur oferta e LDK-së, nëse s’ka hile
TOP Momenti

Abrashi: Duhet përshëndetur oferta e LDK-së, nëse s’ka hile

August 13, 2026
Stradner/Weinstein: Vizita e Zelenskyt në Serbi, manovër e Vuçiqit – Rusia i mbetet e dobishme për shkak të Kosovës
TOP Momenti

Stradner/Weinstein: Vizita e Zelenskyt në Serbi, manovër e Vuçiqit – Rusia i mbetet e dobishme për shkak të Kosovës

August 13, 2026
“Nëse ishte stabil, pse u dërgua në Beograd?”, gazetarja ngre dyshime për transferimin e Rashkoviqit në Serbi
TOP Momenti

“Nëse ishte stabil, pse u dërgua në Beograd?”, gazetarja ngre dyshime për transferimin e Rashkoviqit në Serbi

August 13, 2026
Shasivari: Marrëveshja e Ohrit është një standard që duhet të vazhdojmë ta ndërtojmë çdo ditë
TOP Momenti

Shasivari: Marrëveshja e Ohrit është një standard që duhet të vazhdojmë ta ndërtojmë çdo ditë

August 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?