Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka qenë i ftuar në ‘Frontal” të T7.
Ai ka thënë se pasi kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari, ia ka dhënë fjalën Albin Kurtit, ai i ka thënë po vitin tjetër ti nuk ke lejuar debat, pse po lejon tash.
Gruda tha se jemi në kushte të anarkisë të plotë.
“Shkova te Avni Dehair dhe i thash, a të kujtohet çka ndodhi vitin e kaluar, a ke thënë që nuk lejohet debat, pse i lejoi këtë e jo neve. Më tha jau jap herën tjetër, por as herën tjetër nuk na dha fjalën”, ka thënë Gruda. /Gazeta Express
The post Gruda: Shkova te Dehari, i thashë pse e lejove Kurtin me fol e neve askujt: Jemi në kushte të anarkisë appeared first on Gazeta Express.

