Lumir Abdixhiku kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në një konferencë për media është deklaruar lidhur me takimet që ka pasur ai me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, përcjell Gazeta Express.
‘’Ngjarjet e ndjeshme në Kuvend shpërfaqin më së rëndi gjendjen në të cilën Kosova. Zvarritja e konstituimit të Kuvendit dhe tejkalimit të afateve nuk janë më vetëm mosmarrëveshje ndërmjet partive, ato përbejnë paqartësi të rëndë Kushtetuese, dhe po e fusin vendin në terren të rrezikshëm të pasigurisë juridike’’,
‘’Për LDK kapërcimi i kësaj gjendje kërkon maturi politike, respektim të rëndit kushtetuese, përgjegjësi si LDK, nuk është të ushqejmë krizën, por të ofrojmë daljen prej krizës. Kemi kontaktuar edhe dje me çdo parti politike, jo për shkak nevojës për pushtet, por për shkak të përgjegjësisë ndaj vendit. VV’ja ja kemi njohur të drejtën për të udhëhequr me qeverinë dhe kuvendin, në përputhje me rezultatin, për LDK kemi propozuar përgjegjësinë e institucionet së presidentit së bashku me një rol në ekzekutiv, kështu në pikëpamjen tonë do të kishim edhe stabilitet institucional, qeveri të qëndrueshme me shumë vota, dhe promovim të vlerave demokratike. Fatkeqësisht përgjigja e VV’së nuk kishte ofertë partneriteti, ishte ofertë për pjesëmarrje pa peshë, për përgjegjësi pa ndikim, në një qeverisje që do të kontrollohej tërësisht nga njëra palë. LDK tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale. LDK heq dorë nga çdo kërkesë për pjesëmarrje në qeveri. Heqim dorë edhe nga kërkesa për të udhëhequr postin e Presidentit”, ka thënë ai.
The post Abdixhiku shpalos vendimin e ri të LDK: Tërhiqemi nga kërkesa për pjesëmarrje në Qeveri dhe për Presidentin, mbesim në opozitë appeared first on Gazeta Express.

