By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dy persona ekstradohen në Kosovë nga Gjermania dhe Hungaria
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dy persona ekstradohen në Kosovë nga Gjermania dhe Hungaria
TOP Momenti

Dy persona ekstradohen në Kosovë nga Gjermania dhe Hungaria

Momenti
Published: August 13, 2026

Policia e Kosovës ka realizuar dy ekstradime të personave të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, nga Gjermania dhe Hungaria drejt Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, më 12 gusht 2026, nga Gjermania është ekstraduar shtetasi kosovar M.T., i cili kërkohej nga institucionet e drejtësisë për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja edhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Your browser does not support the video tag.

Pas ekstradimit, i dyshuari i është dorëzuar njësive përkatëse të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë për procedura të mëtejshme ligjore.

Ndërkaq, më 13 gusht, nga Hungaria është ekstraduar në Kosovë shtetasi i Serbisë, I.S., i cili po ashtu kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar për të njëjtën vepër penale.

Edhe I.S. pas ekstradimit iu dorëzua njësive përkatëse të Policisë në kuadër të DRP-së në Prishtinë, për procedurat e mëtejshme ligjore.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se këto ekstradime janë mundësuar falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe autoriteteve të Gjermanisë e Hungarisë.

Përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), Policia ka theksuar se do të vazhdojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet partnere dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, si dhe lokalizimin dhe arrestimin e personave të dyshuar për veprimtari kriminale brenda dhe jashtë vendit./Telegrafi/

You Might Also Like

Katër avionë janë angazhuar për shuarjen e zjarrit mbi fshatin Gaber
Koci: Serbia e akuzon Dugagjin Maxhunin për krime lufte, ai nuk ka qenë pjesëtar i UÇK-së
Osmani: LDK-ja nuk kërkon pozita në pushtet, prioritet është shmangia e zgjedhjeve të reja
Filipçe për 25 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit: Bashkëjetesë, e jo ndarje dhe urrejtje
BE-ja përgatitet për valën e re të zgjerimit, Euronews: Shqipëria pranë anëtarësimit

LEXO GJITHASHTU

Gruda: Kryetari i Kuvendit është ceremonial, a po doni na me shku me 22 deputetë me marrë spikerin e Parlamentit?
Gruda: Kryetari i Kuvendit është ceremonial, a po doni na me shku me 22 deputetë me marrë spikerin e Parlamentit?
Lajme
“Duhet me ja bë ADN-në”, ish-luftëtari për personin që e kërcënoi Ramushin nga Kuvendi
“Duhet me ja bë ADN-në”, ish-luftëtari për personin që e kërcënoi Ramushin nga Kuvendi
Lajme
Policia arreston një të dyshuar të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Policia arreston një të dyshuar të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Lajme
Vrasja në tentativë në Ferizaj, arrestohen tre të dyshuar, ndërsa viktima është dërguar për QKUK
Vrasja në tentativë në Ferizaj, arrestohen tre të dyshuar, ndërsa viktima është dërguar për QKUK
Lajme
Gruda: Shkova te Dehari, i thashë pse e lejove Kurtin me fol e neve askujt: Jemi në kushte të anarkisë
Gruda: Shkova te Dehari, i thashë pse e lejove Kurtin me fol e neve askujt: Jemi në kushte të anarkisë
Lajme

You Might Also Like

Abdixhiku: LDK heq dorë nga posti i presidentit, qëndrojmë në opozitë
TOP Momenti

Abdixhiku: LDK heq dorë nga posti i presidentit, qëndrojmë në opozitë

August 13, 2026
Abdixhiku: LDK heq dorë nga posti i presidentit, qëndrojmë në opozitë
TOP Momenti

Abdixhiku: LDK heq dorë nga posti i presidentit, qëndrojmë në opozitë

August 13, 2026
PDK e Aleanca të premten në sallën plenare, Tahiri: PDK nuk i nënshtrohet qasjes autoritare të deputetit Albin Kurti
TOP Momenti

PDK e Aleanca të premten në sallën plenare, Tahiri: PDK nuk i nënshtrohet qasjes autoritare të deputetit Albin Kurti

August 13, 2026
Osmani: Jemi në mbrojtje të Kushtetutës
TOP Momenti

Osmani: Jemi në mbrojtje të Kushtetutës

August 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?