By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gashi: Marrëveshja Kornizë e Ohrit vendosi paqen, dialogun dhe barazinë e një shoqërie të qëndrueshme
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gashi: Marrëveshja Kornizë e Ohrit vendosi paqen, dialogun dhe barazinë e një shoqërie të qëndrueshme
TOP Momenti

Gashi: Marrëveshja Kornizë e Ohrit vendosi paqen, dialogun dhe barazinë e një shoqërie të qëndrueshme

Momenti
Published: August 13, 2026

Marrëveshja Kornizë e Ohrit vendosi paqen, dialogun dhe barazinë në themel të ndërtimit të një shoqërie të qëndrueshme. Përgjegjësia jonë sot është të ndërtojmë mbi mësimet e saj dhe t’i përkthejmë ato në standarde të qëndrueshme të demokracisë dhe bashkëjetesës, thotë Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, me rastin e shënimit të përvjetorit të marrëveshjes.

“Derisa sot shënojmë përvjetorin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, kujtojmë një nga momentet më të rëndësishme në historinë bashkëkohore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo marrëveshje, ishte përgjigje politike dhe institucionale ndaj një krize që kërkonte përgjegjësi, dialog dhe vizion për të ardhmen. Mbi të gjitha, ajo vendosi paqen, dialogun dhe barazinë në themel të ndërtimit të një shoqërie të qëndrueshme. Njëzet e pesë vjet më vonë, rëndësia e saj duhet parë përtej dallimeve politike dhe interpretimeve të përditshme.

Your browser does not support the video tag.

Marrëveshja e Ohrit mbetet një shtyllë e rëndësishme e arkitekturës kushtetuese dhe institucionale të shtetit tonë. Përgjegjësia jonë sot është të ndërtojmë mbi mësimet e saj dhe t’i shndërrojmë ato në standarde të qëndrueshme të demokracisë dhe bashkëjetesës”, citohet në kumtesën e kryeparlamentarit Gashi.

Republika e Maqedonisë së Veriut, thekson ai, është shtëpi e përbashkët e të gjithë qytetarëve të saj, ndërsa orca e saj nuk qëndron te dallimet që na ndajnë, por te aftësia për t’i kthyer ato në vlerë të përbashkët.

“Pas çerek shekulli, pyetja që duhet t’i bëjmë vetes nuk është më se çfarë kemi arritur, por çfarë na ka mbetur që t’u lëmë brezave që vijnë, shtetin që duam. Prandaj, le të jetë ky përvjetor një zotim i përbashkët: Brezi i sotëm politik dhe insitucionet ta ruajnë paqen me dialog, ta forcojmë barazinë dhe ta ndërtojmë bashkëjetesën me vepra. Çdo brez i ardhshëm ta trashëgojë Marrëveshjen e Ohrit si një pikë kthese në histori, dhe si një vlerë e gjallë e shtetit. Ndërsa qytetarët janë ata që kanë forcën që ta jetësojnë çdo ditë”, porosit kryetari i Kuvendit Afrim Gashi.

You Might Also Like

Policia me kontrolle në trafik, ndalohen 14 persona për vozitje të pakujdesshme
Arrestohet në flagrancë një person nën dyshimin për shantazh dhe ngacmim në Prizren
Zjarret dogjën 1.225 hektarë pyje, Vlora më e dëmtuara
Ngritet aktakuzë ndaj 8 personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare, dëmi ndaj Lotarisë Shtetërore të RMV-së është mbi 507 milionë denarë
“Karamelja” jashtë bashkisë së Durrësit, instalacioni që shkaktoi habi dhe mori vëmendjen e qytetarëve

LEXO GJITHASHTU

Ekstradohen në Kosovë një kosovar dhe një serb nga Gjermania e nga Hungaria, kërkoheshin për trafikim të narkotikëve
Ekstradohen në Kosovë një kosovar dhe një serb nga Gjermania e nga Hungaria, kërkoheshin për trafikim të narkotikëve
Lajme
Zjarret dogjën 1.225 hektarë pyje në Shqipëri, Vlora më e dëmtuara
Zjarret dogjën 1.225 hektarë pyje në Shqipëri, Vlora më e dëmtuara
Lajme
Adnan Rustemi për përplasjen me Mërgim Lushtakun: Tentoi të ushtrojë dhunë fizike
Adnan Rustemi për përplasjen me Mërgim Lushtakun: Tentoi të ushtrojë dhunë fizike
Lajme
Rustemi dënon gjuhën kërcënuese ndaj Haradinajt: Nuk kam asnjë lidhje, distancohem publikisht
Rustemi dënon gjuhën kërcënuese ndaj Haradinajt: Nuk kam asnjë lidhje, distancohem publikisht
Lajme
Kontroll në Manastirc të Ferizajt, policia sekuestron AK-47, pistoletë dhe 181 fishekë
Kontroll në Manastirc të Ferizajt, policia sekuestron AK-47, pistoletë dhe 181 fishekë
Lajme

You Might Also Like

Ilço Gjorgjioski jep garanci 500 mijë euro, lirohet nga paraburgimi
TOP Momenti

Ilço Gjorgjioski jep garanci 500 mijë euro, lirohet nga paraburgimi

August 13, 2026
Gjermania rrit mbështetjen për FSK-në, nënshkruhet projekti prej 3 milionë eurosh
TOP Momenti

Gjermania rrit mbështetjen për FSK-në, nënshkruhet projekti prej 3 milionë eurosh

August 13, 2026
Nikolloski: Për pak ditë do të fillojmë ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë
TOP Momenti

Nikolloski: Për pak ditë do të fillojmë ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë

August 13, 2026
​Arrestohet në Serbi shtetasi kosovar Dugagjin Maxhuni
TOP Momenti

​Arrestohet në Serbi shtetasi kosovar Dugagjin Maxhuni

August 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?