By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: IKD: Qeveria në detyrë po tejkalon kompetencat kushtetuese, Kosova s’mund të qeveriset nga deputetë e ministra njëkohësisht
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
IKD: Qeveria në detyrë po tejkalon kompetencat kushtetuese, Kosova s’mund të qeveriset nga deputetë e ministra njëkohësisht
Lajme

IKD: Qeveria në detyrë po tejkalon kompetencat kushtetuese, Kosova s’mund të qeveriset nga deputetë e ministra njëkohësisht

Momenti
Published: August 13, 2026

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka akuzuar Qeverinë në detyrë se po tejkalon kompetencat e saj kushtetuese dhe ligjore, duke vlerësuar se vendimet e marra më 12 gusht cenojnë seriozisht rendin kushtetues dhe funksionimin demokratik të institucioneve të Kosovës.

Sipas IKD-së, anëtarët e Qeverisë në detyrë, të cilët janë zgjedhur deputetë dhe nuk kanë dhënë dorëheqje nga funksionet ekzekutive, nuk mund të vazhdojnë të ushtrojnë kompetenca qeveritare.

Your browser does not support the video tag.

“Parimet e sundimit të ligjit nuk tolerojnë në një shoqëri demokratike që pushteti të ushtrohet duke abuzuar me ligjin. Pushteti duhet të ushtrohet vetëm brenda kufijve që përcaktojnë Kushtetuta dhe ligji”, thuhet në reagim.

Instituti i referohet nenit 72 të Kushtetutës, i cili, sipas tij, përcakton papajtueshmëri të drejtpërdrejtë mes mandatit të deputetit dhe ushtrimit të funksionit ekzekutiv.

IKD thekson gjithashtu se, bazuar në nenin 26 të Ligjit për Qeverinë, anëtarët e Qeverisë në detyrë që janë zgjedhur deputetë është dashur të japin dorëheqje nga postet qeveritare para certifikimit të rezultateve.

Megjithatë, sipas Institutit, dje, Qeveria në detyrë zhvilloi mbledhje elektronike dhe mori një sërë vendimesh me pasoja juridike, institucionale, pronësore dhe buxhetore.

“Qytetarët duhet ta kuptojnë qartë, persona që ligji nuk i lejon të vazhdojnë si anëtarë të Qeverisë po marrin vendime në emër të shtetit dhe po krijojnë detyrime që mund të rëndojnë institucionet edhe për shumë vite”, thuhet në komunikatë.

IKD veçon edhe vendimet për themelimin e komisioneve të pranimit për pozita të larta drejtuese në institucione publike. Sipas tij, Ligji për Qeverinë ia ndalon Qeverisë në dorëheqje inicimin e procedurave të reja për emërime në pozita publike.

Instituti shpreh shqetësimin se këto procedura mund të ndikojnë në përzgjedhjen e drejtuesve të institucioneve si Thesari i Kosovës, Agjencia Qendrore e Prokurimit, Agjencia për Siguri Kibernetike, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas dhe Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar.

“Kapja e procedurave sot mund të prodhojë kontroll institucional për vite të tëra”, paralajmëron IKD.

Në reagim përmendet edhe një vendim i Gjykatës Supreme të 15 korrikut 2025, përmes të cilit ishte shfuqizuar një udhëzim administrativ i Ministrisë së Financave. IKD thotë se Gjykata kishte konstatuar, ndër të tjera, se akti ishte nxjerrë nga një person që pas certifikimit të rezultateve zgjedhore ushtronte njëkohësisht mandatin e deputetit dhe funksionin e ministrit në detyrë.

“Gjykata bëri të qartë se, pas certifikimit të rezultateve, deputeti nuk mund të vazhdojë ushtrimin e kompetencave ekzekutive”, thuhet në komunikatë.

IKD kërkon nga Qeveria që të ndërpresë menjëherë vendimmarrjen që tejkalon aktivitetet e domosdoshme, ndërsa kërkon pezullimin e zbatimit të vendimeve të djeshme dhe shqyrtimin e tyre të plotë juridik.

Po ashtu, kërkon shfuqizimin e vendimeve për komisionet e pranimit dhe të çdo procedure të re për emërime në pozita publike.

“Kosova nuk mund të qeveriset nga njerëz që duan të jenë njëkohësisht deputetë dhe ministra, ligjvënës dhe ekzekutues të ligjit”.

The post IKD: Qeveria në detyrë po tejkalon kompetencat kushtetuese, Kosova s’mund të qeveriset nga deputetë e ministra njëkohësisht appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Ministri i Jashtëm iranian kritikon “lajmet e rreme” pasi Trump pretendon se SHBA e kontrollon Hormuzin
Trump thotë se SHBA-ja po i zhvillon “pa bujë” negociatat me Iranin. Çfarë do të thotë kjo?
“As për pije, as për ushqim”, KRU Prishtina paralajmëron banorët e Miradisë së Ulët të mos e përdorin ujin
Zemaj: Kemi një ngërç kushtetues dhe bllokadë në Kuvend
OKB: Numri më i lartë i viktimave civile në Ukrainë që nga maji i vitit 2022

LEXO GJITHASHTU

Gjermania rrit mbështetjen për FSK-në, nënshkruhet projekti prej 3 milionë eurosh
Gjermania rrit mbështetjen për FSK-në, nënshkruhet projekti prej 3 milionë eurosh
TOP Momenti
Nikolloski: Për pak ditë do të fillojmë ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë
Nikolloski: Për pak ditë do të fillojmë ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë
TOP Momenti
​Arrestohet në Serbi shtetasi kosovar Dugagjin Maxhuni
​Arrestohet në Serbi shtetasi kosovar Dugagjin Maxhuni
TOP Momenti
Tahiri: PDK nuk i nënshtrohet qasjes autoritare të deputetit Albin Kurti, të premten do të jemi të pranishëm në sallën plenare
Tahiri: PDK nuk i nënshtrohet qasjes autoritare të deputetit Albin Kurti, të premten do të jemi të pranishëm në sallën plenare
TOP Momenti
Osmani: Jemi në përkrahje të mbrojtjes së Kushtetutës
Osmani: Jemi në përkrahje të mbrojtjes së Kushtetutës
TOP Momenti

You Might Also Like

Quni: LDK-ja përmbahet nga situatat që mund të gjenerojnë incidente
Lajme

Quni: LDK-ja përmbahet nga situatat që mund të gjenerojnë incidente

August 13, 2026
Tragjedi në Zvicër: Humb jetën një fëmijë 9-vjeçar pas një aksidenti me një mjet bujqësor
Lajme

Tragjedi në Zvicër: Humb jetën një fëmijë 9-vjeçar pas një aksidenti me një mjet bujqësor

August 13, 2026
Lladrovci përgëzon Ahmetin për Marrëveshjen e Ohrit: Shekulli shqiptar vazhdon
Lajme

Lladrovci përgëzon Ahmetin për Marrëveshjen e Ohrit: Shekulli shqiptar vazhdon

August 13, 2026
Bota rrezikon “të mbetet pa kafe”? – Tërmeti i Kolumbisë paralizon zinxhirët e furnizimit
Lajme

Bota rrezikon “të mbetet pa kafe”? – Tërmeti i Kolumbisë paralizon zinxhirët e furnizimit

August 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?