Dy raste të personave të zhdukur janë raportuar në Viti, ndërsa Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dyja rastet janë duke u hetuar.
Sipas raportit policor, rasti i parë është raportuar më 12 gusht 2026, nga një grua kosovare, e cila ka njoftuar se vëllai i saj, i cili ka probleme të shëndetit mendor, ishte larguar nga shtëpia më 9 gusht dhe që nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij.
Rasti është regjistruar si person i zhdukur, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për gjetjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të zhdukjes.
Rasti i dytë është raportuar po më 12 gusht, nga një burrë kosovar, i cili ka deklaruar se djali i tij ishte larguar nga shtëpia më 7 gusht rreth orës 14:00 dhe nuk dihet se ku ndodhet.
Edhe për këtë rast, Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar vendndodhjen e personit të zhdukur.
Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me identitetin e personave apo rrethanat e rasteve, ndërsa hetimet për të dyja ngjarjet janë në vazhdim. /Telegrafi/

