Një person është arrestuar pasi në Kuvendin e Kosovës kishte kanosur dhe nxitur përçarje ndaj një deputeti.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 14:00, në Prishtinë.
Tutje thuhet se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërkaq, rasti është cilësuar si “nxitje e përçarjes dhe mos durimit”.
“Prishtinë / 12.08.2026 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në kuvendin e R. Kosovës kishte kanosur dhe nxitur përçarje ndaj një deputetit të RKS-së, viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

