Dy persona janë arrestuar pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes veti duke përdorur edhe mjete të forta pune.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 11.08.2026 në Gjilan.
Tutje thuhet se njësitet policore kanë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të dyshuarve, (nuk raportohet nëse është gjetur ose konfiskuar diçka e dyshuar).
“Gjilan / 11.08.2026 – 23:34. Janë arrestuar dy të dyshuar kosovarë pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje, janë përleshur fizikisht në mes veti, duke përdorur edhe mjete të forta pune. Njësitet policore kanë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të dyshuarve, (nuk raportohet nëse është gjetur ose konfiskuar diçka e dyshuar). Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

