Partia Demokratike e Kosovës ka bërë sërish kërkesë zyrtare për vazhdimin e seancës konstituive.
PDK në kërkesën drejtuar kryesuesit të seancës, Avni Dehari thekson se është përgjegjësi e tij të mundësoj zhvillimin dhe vazhdimin e seancës deri në konstituimin e Kuvendit.
“Ju rikujtojmë se roli juaj si kryesues i seancës konstituive sipas moshës është i përcaktuar dhe i kufizuar nga Kushtetuta, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit. Përgjegjësia juaj është të mundësoni zhvillimin dhe vazhdimin e seancës deri në konstituimin e Kuvendit. Nuk është në kompetencën tuaj që, mbi bazën e vlerësimeve apo konsideratave politike, të vendosni nëse dhe kur duhet të vazhdojë procesi i konstituimit të Kuvendit”, thuhet në kërkesën e PDK-së. /Telegrafi/

