NATO është duke punuar për të siguruar që KFOR, të jetë i përshtatur me rrethanat aktuale, duke marrë parasysh përmirësimet në situatën e sigurisë. Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në ‘’X’’, zëdhënësja e NATO’s, Allison Hart.
Në postimin saj, Hart, shton se, nën udhëheqjen e Ozkan Ulutus, ka filluar përshtatja e ‘’qëndrimit’’ të NATO’s, në koordinim të ngushtë me të gjitha autoritetet dhe palët e interesuara, përcjell Gazeta Express.
‘’ Ky proces bazohet në kushtet në terren dhe mund të kthehet mbrapsht, nëse kjo vlerësohet e nevojshme’’, thuhet në postimin e Hart.
Postimi:
Zëdhënësi i NATO-s në X:
NATO po punon për të siguruar që misioni ynë paqeruajtës në Kosovë, KFOR, të jetë i përshtatur me rrethanat aktuale, duke marrë parasysh përmirësimet në situatën e sigurisë.
Nën udhëheqjen e qëndrueshme të Komandantit të KFOR-it, Gjeneral Major Özkan Ulutaş, kemi filluar të përshtatim qëndrimin tonë, në koordinim të ngushtë me të gjitha autoritetet dhe palët e interesuara.
Këto përshtatje dëshmojnë përparim konkret në mbështetjen e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe të lirisë së lëvizjes, në përputhje me mandatin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999.
Ky proces bazohet në kushtet në terren dhe mund të kthehet mbrapsht, nëse kjo vlerësohet e nevojshme.
NATO mbetet e përkushtuar ndaj sigurisë afatgjatë në Kosovë dhe stabilitetit rajonal, në të mirë të të gjitha komuniteteve.
#NATO is working to ensure that our peacekeeping mission in Kosovo, @NATO_KFOR, is optimized for the current environment, given improvements to the security situation
— NATO Spokesperson (@NATOpress) August 12, 2026
Under the steady leadership of KFOR Commander Major General Özkan Ulutaş, we have begun to adjust our posture,…
The post NATO deklarohet pas vendimit për përshtatje të pranisë ushtarake te Ura e Ibrit dhe Manastiri i Deçanit appeared first on Gazeta Express.

