Ehat Miftaraj, ka reaguar lidhur me deklarimin skandaloz të një mërgimtari sot në Kuvend, i cili ka bërë thirrje për pushkatimin e Ramush Haradinajt, duke thënë se Prokuroria duhet të reagojë e të zbatojë ligjin.
Miftaraj, ka thënë edhe se, kur dikush bën thirrje për pushkatimin e dikujt para kamerës, ‘’nesër del edhe e bën’’.
Postimi:
Në Kuvendin e Kosovës para kamerave një qytetar bën thirrje mu pushkatu Ramush Haradinaj, e një tjetër i mban leksione “patriotike” deputetes Sala Jashari, mbesës së dëshmorës së kombit Sala Jashari dhe vajzës dhe mbesës së dy gjeneralëve të luftës së UÇK që kanë luftu dhe vdekë për çlirimin e Kosovës.
Prokuroria ska nevoje as mu tut e as mu fsheh por duhet me zbatu ligjin. Kur dikush para kamere thret me pushkatu dikend, neser del edhe e ben.
The post Thirrja e mërgimtarit për pushkatimin e Ramush Haradinajt, Miftaraj: Prokuroria të zbatojë ligjin appeared first on Gazeta Express.

