Deputetja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka hyrë në sallën e Kuvendit ku aktualisht janë duke u pritur për vizita bashkatdhetarët, si dhe të rinjtë për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.
Aty Çitaku tha se Kuvendi është i suspenduar dhe tha se dyert e sallës janë të mbyllura për deputetët e zgjedhur.
Këtë fjalë Çitaku e mbajti derisa prapa saj po qëndronte ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e cila tentoi ta kundërshtonte atë.
“Kuvendi i Kosovës është i suspenduar, unë jam deputete e zgjedhur, gjithë këta janë deputetë të zgjedhur, këto dyer janë të mbyllura për neve.
Këtu ndërhyri Haxhiu.
“Jo, jo të hapura janë”.
Por, Çitaku e vazhdoi fjalën e saj drejtuar vizitorëve të pranishëm.
“Mua po më vjen mirë që janë hapur për juve. Por, Kuvendi nuk është thjesht objekt, nuk është ndërtesë me tulla, është institucion.
“Është dhënë gjak, mund, djersë, sakrificë, që Kosova me pasë institucione, me pasë Kushtetutë”.
Pas kësaj, Çitaku u duartrokit, ndërsa u dëgjuan disa kërkesa për thirrje të seancës.
“Thirreni seancën”.
Çitaku vazhdoi duke thënë se “nuk guxojmë me u sjellë sikurse s’po ndodhë asgjë”./Express/
The post “Dyert janë të mbyllura për ne”, “jo, jo janë të hapura” – ballafaqim mes Çitakut e Haxhiut në sallën e Kuvendit appeared first on Gazeta Express.

