By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kosova e fundit në Ballkanin Perëndimor për të ardhurat për frymë, Shqipëria ngjitet në renditje
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova e fundit në Ballkanin Perëndimor për të ardhurat për frymë, Shqipëria ngjitet në renditje
Lajme

Kosova e fundit në Ballkanin Perëndimor për të ardhurat për frymë, Shqipëria ngjitet në renditje

Momenti
Published: August 12, 2026

Shqipëria ka bërë një kapërcim të dukshëm në renditjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të ardhurat për frymë, por ky përmirësim zbehet ndjeshëm sapo në llogari futet kostoja e jetesës.

Dy mënyrat e matjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë japin sot dy pamje të ndryshme të pozicionit ekonomik të Shqipërisë.

Your browser does not support the video tag.

Në treguesin nominal, të shprehur në dollarë amerikanë, Shqipëria është ngjitur në vendin e tretë në rajon, pas Serbisë dhe Malit të Zi, duke lënë pas Maqedoninë e Veriut, Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën.

Në vitin 2025, sipas të dhënave të publikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtare (FMN), Serbia kishte të ardhurat për frymë më të lartat në rajon, me 15.3 mijë dollarë, duke ia kaluar Malit të Zi, që u rendit i dyti, me 14.7 mijë dollarë.

Në vend të tretë është ngjitur Shqipëria, që dikur ishte e parafundit në Europë dhe rajon, dhe linte pas vetëm Kosovën.

Shqipëria në 2025-n arrit në nivelin e 11.2 mijë dollarë të ardhura për frymë, duke ia kaluar Maqedonisë së Veriut (10.5 mijë dollarë) dhe Bosnjë Hercegovinës (9.6 mijë dollarë).

Në fund vijon të mbetet Kosova, me 7.9 mijë dollarë. (shiko grafikun: Të ardhurat për frymë -USD).

Por renditja ndryshon kur të ardhurat korrigjohen sipas fuqisë blerëse, pra kur matet se sa mallra dhe shërbime mund të blihen realisht me këto të ardhura në secilin vend.

PPP (barazia e fuqisë blerëse) mat sa mallra dhe shërbime mund të blihen realisht me të ardhurat në një vend, duke korrigjuar diferencat e çmimeve mes shteteve dhe llogaritet me dollarë ndërkombëtare.

Në këtë rast, Shqipëria zbret në vendin e katërt në Ballkanin Perëndimor, pas Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, madje me diferencë të lartë me këtë të fundit. Sipas të dhënave të FMN-së, në vend të parë për të ardhurat për frymë e ruan vendin e parë Mali i Zi (34.4 mijë dollarë ndërkombëtare), e ndjekur nga Serbia (32.7 mijë).

Në vend të tretë është Maqedonia e Veriut, që ndonëse ka zbritur një pozicion poshtë Shqipëria ka fuqi blerëse shumë më të lartë (29.7 mijë dollarë ndërkombëtarë), përkundrejt Shqipërisë që e ka këtë tregues shumë më të ulët (23.4 mijë), e ndjekur nga Bosnja (22.9 mijë) dhe Kosova (20.4 mijë).

Të tre vendet e fundit, Shqipëria, Bosnjë Hercegovina dhe Kosova kanë fuqi blerëse në nivele të ngjashme, me shumë diferencë nga Mali i ZI, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, siç tregohet qartë nga grafiku: Të ardhurat për frymë sipas fuqisë blerëse (USD ndërkombëtarë).

Diferenca midis dy grafikëve është në fakt një nga treguesit më të qartë të problemit që ekonomia shqiptare ka krijuar gjatë viteve të fundit: të ardhurat në vlerë monetare janë rritur, por një pjesë e madhe e përfitimit është gërryer nga rritja e fortë e çmimeve.

Ky është dhe një tregues indirekt i pabarazisë në të ardhura që ka shkaktuar modeli ekonomik vendas, ku rritja e orientuar kryesisht nga ndërtimi, ka krijuar iluzion se ekonomia është rritur, teksa ka pasuruar vetëm një pjesë të vogël të popullsisë.

Modeli i viteve të fundit, i mbështetur ndjeshëm te ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme, ka rritur vlerën nominale të ekonomisë dhe ka krijuar perceptimin e një përmirësimi të shpejtë të mirëqenies.

Por përfitimet nuk janë shpërndarë njëtrajtshëm, ndërsa për një pjesë të madhe të familjeve, shtrenjtimi i ushqimeve, banesave dhe shërbimeve ka kufizuar rritjen reale të fuqisë blerëse dhe mirwqenies.

Për rrjedhojë, Shqipëria mund të jetë ngjitur në renditjen e të ardhurave për frymë, pa pasur të njëjtin përmirësim në standardin real të jetesës.

Pse krijohet “iluzioni” i të ardhurave për frymë

Edhe treguesi nominal duhet lexuar me kujdes. PBB-ja për frymë në dollarë ndikohet jo vetëm nga rritja reale e ekonomisë, por edhe nga kursi i këmbimit dhe nga numri i popullsisë.

Në rastin e Shqipërisë, forcimi i lekut ndaj euros dhe dollarit gjatë viteve të fundit e rrit mekanikisht vlerën e ekonomisë kur ajo konvertohet në dollarë.

Në të njëjtën kohë, tkurrja e popullsisë bën që e njëjta madhësi ekonomike të pjesëtohet mes një numri më të vogël banorësh.

Shqipëria u pasurua në letër, por u shtrenjtua më shpejt

Diferenca mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut shpjegohet në një masë të madhe nga çmimet. Shqipëria e ka kaluar tashmë Maqedoninë në PBB-në nominale për frymë, por mbetet dukshëm pas saj kur të ardhurat maten sipas fuqisë blerëse.

Kjo ndodh sepse Shqipëria është shtrenjtuar me shpejtësi vitet e fundit, duke u bërë më e shtrenjta në rajon, si në total dhe sidomos për ushqimet.

Në vitin 2015, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ishin praktikisht në fund të renditjes rajonale për nivelin e çmimeve. Shqipëria ishte në 48.3% të mesatares së BE-së, ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi luhateshin në intervalin 48-56%.

Deri në vitin 2025, Shqipëria u bë më e shtrenjta në rajon, me 72.6% të mesatares europiane, duke lënë pas edhe Serbinë (68%) dhe Malin e Zi (66.1%), vende që tradicionalisht kishin qenë më të shtrenjta, Bosnjën (59.2%).

Maqedonia e Veriut, në të kundërt, arriti vetëm në rreth 54.8% të mesatares europiane. (shiko grafikun: Si u bë Shqipëria më e shtrenjta në rajon Indeksi i çmimeve, sipas fuqisë blerëse (BE=100)

Ky ndryshim shpjegon pse rritja e PBB-së për frymë nuk perceptohet në të njëjtën masë në mirëqenien e familjeve.

Rritja ka qenë e fortë sidomos për ushqimet. Të dhënat e Eurostat tregojnë se vetëm te ushqimet, niveli i çmimeve u rrit nga rreth 85% e mesatares së BE-së në 2022, në 99.6% në 2024 dhe në 102.9% në 2025. Pra, një shportë ushqimore që kushton mesatarisht 100 euro në BE, në Shqipëri kushton pothuajse 103 euro.

Në Maqedoni të Veriut, e njëjta shportë kushton 74.3 euro, në Mal të Zi 84.6 euro, në Bosnjë-Hercegovinë 84.6 euro, në Serbi, 96.6 euro. (Shiko grafikun:  Indeksi i çmimeve të ushqimeve, sipas barazisë së fuqisë blerëse).

Ky është një kontrast i fortë për një vend ku të ardhurat mbeten shumë më të ulëta se mesatarja europiane. Për më tepër, ushqimet kanë një peshë shumë më të madhe në buxhetin e familjeve shqiptare, në rreth 40%, ndaj shtrenjtimi i tyre godet drejtpërdrejt fuqinë blerëse.

Kështu shpjegohet edhe “iluzioni” që krijon grafiku i të ardhurave për frymë. Të ardhurat për frymë janë rritur dhe Shqipëria ka fituar vende në renditjen nominale, por çmimet janë rritur aq shpejt sa përfitimi real për konsumatorin është shumë më i kufizuar.

Shqipëria është bërë më e pasur në dollarë, por jo në të njëjtën masë në atë që qytetarët mund të blejnë me to. /Monitor

The post Kosova e fundit në Ballkanin Perëndimor për të ardhurat për frymë, Shqipëria ngjitet në renditje appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Utulash: Zvogëlimi i KFOR-it do të bëhet gradualish sipas situatës së sigurisë
Apeli lë në fuqi dënimin me 4 mijë euro gjobë dhe 4 vjet ndalim të funksioneve publike për ish-zyrtarin e Gjakovës
U raportua për kërcënim iranian, Trump thotë se s’pyeti shumë pse i thanë ta ndërrojë avionin në Turqi
Vuçiqi: Shefi i Ushtrisë së Serbisë dhe komandanti i KFOR-it patën bisedën më të keqe deri më tani
Zjarri në një fshat të Fierit zgjerohet gjatë natës, 68 forca vijojnë luftën me flakët

LEXO GJITHASHTU

LSDM: Për pesë javë qytetarët e Gostivarit janë pa ujë të pijshëm
LSDM: Për pesë javë qytetarët e Gostivarit janë pa ujë të pijshëm
TOP Momenti
Kush e rrahu Nenad Rashkoviqin?
Kush e rrahu Nenad Rashkoviqin?
TOP Momenti
MINT rrit çmimet e naftës: Dizeli 1.67€, benzina 1.47€ për litër
MINT rrit çmimet e naftës: Dizeli 1.67€, benzina 1.47€ për litër
Lajme
Ndërroi fshehurazi avionin në Turqi përmes një kamioni të furnizimit, Trump: Ndoqa këshillat e Shërbimit Sekret
Ndërroi fshehurazi avionin në Turqi përmes një kamioni të furnizimit, Trump: Ndoqa këshillat e Shërbimit Sekret
Lajme
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve”
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve”
Lajme

You Might Also Like

Inpektorati i tregut tërheq produktet e ndaluara të qumështit
Lajme

Inpektorati i tregut tërheq produktet e ndaluara të qumështit

August 12, 2026
Pakistani thotë se tre shtetas të tij janë vrarë në sulmin në Detin e Kuq, dënon sulmin e Houthive
Lajme

Pakistani thotë se tre shtetas të tij janë vrarë në sulmin në Detin e Kuq, dënon sulmin e Houthive

August 12, 2026
IQMT vazhdon kontrollet, heq nga tregu shtatë produkte të qumështit të ndaluara nga AUV
Lajme

IQMT vazhdon kontrollet, heq nga tregu shtatë produkte të qumështit të ndaluara nga AUV

August 12, 2026
Vuçiq: Shefi i Ushtrisë së Serbisë dhe komandanti i KFOR-it patën bisedën më të keqe deri më tani
Lajme

Vuçiq: Shefi i Ushtrisë së Serbisë dhe komandanti i KFOR-it patën bisedën më të keqe deri më tani

August 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?