By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rafuna: Importi është rritur me mbi 1 miliard, institucionet të kenë kujdes si po i trajtojnë produktet vendore
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rafuna: Importi është rritur me mbi 1 miliard, institucionet të kenë kujdes si po i trajtojnë produktet vendore
Lajme

Rafuna: Importi është rritur me mbi 1 miliard, institucionet të kenë kujdes si po i trajtojnë produktet vendore

Momenti
Published: August 11, 2026

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna ka shprehur shqetësimin për mënyrën se si tha se janë trajtuar produktet vendore së fundmi nga institucionet shtetërore, duke iu referuar Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës.

Rafuna tha në një konferencë për media se “është ne padrejtë” se si po trajtohen prodhimet vendore, duke theksuar se “ky është një zinxhir i tërë që përfshn, prej fermerit, përpunuesit, prodhuesit, por edhe konsumatorit”.

Your browser does not support the video tag.

Ai tha se nga viti 2022 është rritur importi me mbi 1 miliard euro, ndërsa eksporti ka mbetur në nivelin e njëjtë.

“Ne gjithmonë kemi kërku që prodhimet kosovare të mbështeten për shkak se edhe ashtu kemi pak prodhime që i prodhojmë në Kosovë dhe na ka mbytë importi. Dhe në qoftë se i shohim të dhënat zyrtare, shohim që… në qoftë se i krahasojmë me vitet e mëparshme, për shembull prej vitit 2022, shohim që mbi 1 miliard është rritur importi, ndërsa eksporti ka mbetur në vlera të njëjta”, tha ai.

Rafuna tha se “deficiti tregtar, prej 18.6% në 2022, është tkurrur në 14.4%”.

Kreu i OEK kërkoi nga institucionet që të kenë kujdes me veprimet dhe të mos prishin imazhin e produkteve vendore me të pavërteta.

“Kërkojmë me urgjencë nga institucionet e vendit, në këtë rast nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, por edhe nga Ministria e Bujqësisë që të mos marrin veprime të cilat e prishin imazhin ose krijojnë të pavërteta, ose edhe panik te konsumatorët që të mos i blejnë produktet e Kosovës”, tha ai.

Rafuna tha se “produktet e Kosovës prodhohen me standardet më të larta, janë me cilësinë më të lartë”.

“Janë produkte që unë jam dëshmitar dhe e them me përgjegjësi, u bëjnë konkurrencë edhe produkteve që prodhohen qe 100 vjet, jo vetëm në tregun rajonal, por edhe në tregun evropian”, tha ai.

Andaj, ai tha se “prodhimet tona nuk e meritojnë këtë trajtim”.

“Kërkojmë që produktet tona të subvencionohen, të mbrohen, por edhe të punohet që t’u gjindet një treg më i madh”, tha Rafuna.

Ai tha se kompanitë vendore kanë krijuar mijëra vende pune, ndërsa i kërkoi Ministrisë dialog dhe i ofroi mbështetjen përta zgjidhur këtë çështje.

“Këto kanë krijuar me mijëra vende pune dhe janë një segment shumë i rëndësishëm i degës së zhvillimit ekonomik dhe Oda Ekonomike e Kosovës është e gatshme që në çdo kohë, 24/7, t’i ofrojë Ministrisë, por edhe AUV-it të gjithë asistencën, mbështetjen, por edhe dialogun, që ta zgjidhim këtë paraqitje të produkteve tona që është krijuar me këto konferencat e fundit”, tha ai.

Rafuna kërkoi kujdes në trajtimin e produkteve vendore, sepse, siç tha, ato “janë produkte të Kosovës, janë mijëra vende të punës që mund të humbin, janë mijëra fermerë që mund t’i humbin bagëtitë e tyre si rezultat i krijimit të një imazhi jo të mirë për prodhimet tona”.

Kompanitë vendore, Rafuna tha se kanë kapacitet të eksportojnë në tregun e BE-së, por këtë s’mund ta bëjnë, siç tha, pikërisht për shkak se AUV-i nuk ka bërë sa duhet që “të njihet certifikata e veterinës”.

“Në vend që ne të punojmë që produktet tona të dalin, ne po e bëjmë të kundërtën”, tha ai.

The post Rafuna: Importi është rritur me mbi 1 miliard, institucionet të kenë kujdes si po i trajtojnë produktet vendore appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Ministrja shqiptare, homologut serb për Ibrin: Lumi dhe historia rrjedhin përpara
Parlamenti i Hungarisë zgjedh presidentin e ri të vendit, kritik i Orban dhe ish kryetar i Gjykatës së Lartë
Gjini pas mbledhjes së Kryesisë së Aleancës: Kosova rrezikon bllokadën totale, po shpërfillet Kushtetuta
Kyriakos Mitsotakis aksidentohet me biçikletë, kryeministri grek përfundon në spital
Trump: Irani ka një inflacion 300%, nuk ka asnjë vlerë! Janë negociatorë dinakë, në fillim pranojnë por më pas mohojnë

LEXO GJITHASHTU

​PDK i kërkon Deharit ta thërrasë të mërkurën vazhdimin e seancës konstituive
​PDK i kërkon Deharit ta thërrasë të mërkurën vazhdimin e seancës konstituive
TOP Momenti
MPB sërish me paralajmërim: Qytetarët të mos hapin mesazhe të rreme që kinse janë dërguar nga “Safe City”
MPB sërish me paralajmërim: Qytetarët të mos hapin mesazhe të rreme që kinse janë dërguar nga “Safe City”
TOP Momenti
“Super-kriminela”, Musliu e ashpër me Kurtin e Deharin
“Super-kriminela”, Musliu e ashpër me Kurtin e Deharin
Lajme
Tentoi t’u jap ryshfet zyrtarëve policorë, arrestohet shtetasi serb në Bërnjak
Tentoi t’u jap ryshfet zyrtarëve policorë, arrestohet shtetasi serb në Bërnjak
TOP Momenti
​SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
​SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
TOP Momenti

You Might Also Like

Cakolli reagon ndaj Deharit: Në kushtetutë janë së paku 40 afate, vetëm për 8 ka sanksione, me këtë logjikë 80% e afatave nuk janë detyruese
Lajme

Cakolli reagon ndaj Deharit: Në kushtetutë janë së paku 40 afate, vetëm për 8 ka sanksione, me këtë logjikë 80% e afatave nuk janë detyruese

August 11, 2026
Arben Gashi – Kurtit: Konstituoje Kuvendin, nëse nuk i ke votat t’i japim ne
Lajme

Arben Gashi – Kurtit: Konstituoje Kuvendin, nëse nuk i ke votat t’i japim ne

August 11, 2026
“Vakuum i plotë kushtetues”, Rexhaj thotë se Kushtetuesja mund t’ua merr mandatin deputetëve
Lajme

“Vakuum i plotë kushtetues”, Rexhaj thotë se Kushtetuesja mund t’ua merr mandatin deputetëve

August 11, 2026
PDK me kërkesë zyrtare Deharit: Thirrni vazhdimin e seancës konstituive nesër; në orën 11:00 do të jemi në Kuvend (DOKUMENT)
Lajme

PDK me kërkesë zyrtare Deharit: Thirrni vazhdimin e seancës konstituive nesër; në orën 11:00 do të jemi në Kuvend (DOKUMENT)

August 11, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?