Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë “pranë një lloj marrëveshjeje” për Ngushticën e Hormuzit , tha ministri i mbrojtjes i Pakistanit, sipas Bloomberg, pavarësisht faktit se ditët e fundit të dyja palët duket se kanë ngurtësuar pozicionet e tyre në negociata, të cilat kanë qenë prej kohësh në një bllokim.
“Gjërat po shkojnë në favor të paqes”, u tha Khawaja Asif gazetarëve në Islamabad të martën, pa dhënë detaje të mëtejshme rreth ndonjë përparimi në bisedime.
Negociatat midis Iranit dhe Omanit për të rihapur Ngushticën e Hormuzit kanë arritur në një fazë të avancuar, raportoi më parë Al Jazeera, duke cituar një zëdhënës të ministrisë së Jashtme të Katarit.
Vlerësimi optimist erdhi pasi presidenti amerikan Donald Trump e ashpërsoi qëndrimin e tij, duke thënë të hënën se Teherani duhet të paguajë kompensim për ata që u vranë në sulmet e lidhura me Republikën Islamike, si dhe gjatë protestave antiqeveritare brenda Iranit.
Deklaratat e tij ishin në përgjigje të një sërë kërkesash të paraqitura nga Teherani gjatë fundjavës, duke përfshirë kompensimin për shkeljet e SHBA-së të marrëveshjes së përkohshme të paqes që të dy palët nënshkruan në qershor dhe e cila që atëherë ka skaduar.
The post SHBA – Iran, Ngushtica e Hormuzit – Pakistani: Gjërat po shkojnë në favor të paqes appeared first on Gazeta Express.

