By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rama: E pabesueshme, por e vërtetë – Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rama: E pabesueshme, por e vërtetë – Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike
TOP Momenti

Rama: E pabesueshme, por e vërtetë – Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike

Momenti
Published: August 11, 2026

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur një arritje të cilën e cilëson si historike për vendin, duke deklaruar se Shqipëria ka dalë e para në botë në National Cyber Security Index (NCSI), me 98.33 pikë.

Përmes një reagimi të gjatë, Rama e ka cilësuar lajmin si “të pabesueshëm, por 100% të vërtetë”, duke e lidhur këtë rezultat me transformimin digjital dhe forcimin e kapaciteteve të sigurisë kibernetike të Shqipërisë pas sulmit të madh kibernetik të vitit 2022.

Your browser does not support the video tag.

“Lajm i pabesueshëm, po 100% i vërtetë. Nga një sulm brutal, te vendi i parë në botë”, ka shkruar Rama.

Sipas kryeministrit, zhvillimi i teknologjisë digjitale u jep vendeve në zhvillim mundësinë të kapërcejnë etapa të tëra zhvillimi në një kohë shumë më të shkurtër. Ai ka sjellë si shembull Estoninë, ndërsa ka theksuar se në fushën e teknologjisë dallimet mes vendeve të mëdha e të vogla nuk janë më përcaktuese.

Ai ka paralajmëruar se mbrojtja nuk duhet të kufizohet vetëm te institucionet publike, por të shtrihet edhe në sektorin privat.

“Puna vazhdon me këmbëngulje, sepse në botën e re të teknologjisë i pari sot mund të mbetet i fundit nesër”, ka përfunduar Rama.

Lexoni më poshtë postimin e tij të plotë:

Nga një sulm brutal, te vendi i parë në botë.

Bekimi i teknologjisë digjitale për vendet në zhvillim është i jashtëzakonshëm, sepse kur vjen puna tek teknologjia e re nuk ka më vende të mëdha a të vogla, të zhvilluara apo në zhvillim.

Madje përkundrazi, kush është më mbrapa mund të bëjë kërcime të mëdha përpara (leapfrogs), duke kapërcyer në pak vite etapa që të tjerëve u janë dashur dekada. Shembulli i Estonisë e ka treguar këtë në mënyrën më spektakolare, por edhe tabela bashkëngjitur e tregon më së miri sesi vende me emër të madh e vende me emër të vogël gjenden në pozicione krejt të pazakonshme për klasifikimet me të cilat jemi mësuar

Pse ka rëndësi kjo hyrje sot?

Sepse sot kemi marrë një lajm spektakolar që lidhet pikërisht me teknologjinë dhe që askush nuk do ta imagjinonte dot deri jo shumë vite më parë

Më 15 korrik 2022, kur regjimi kriminal i Teheranit ndërmori sulmin e paprecedentë kundër infrastrukturës sonë digjitale, synimi ishte sa i qartë, aq edhe i egër:

Të gjunjëzonte një shtet të vogël demokratik, që kishte guxuar t’u jepte strehë atyre që ai regjim i përndjek dhe i vret, njësoj siç Shqipëria u dha strehë hebrenjve apo edhe italianëve gjatë Luftës së Dytë Botërore; vëllezërve e motrave të Kosovës gjatë spastrimit etnik të regjimit të Beogradit; apo mijëra afganëve pas rënies së Kabulit në duart e barbarëve pa din e iman të Afganistanit

Ai sulm mund të na kishte kthyer mbrapa në epokën e sporteleve dhe radhëve të pafundme, duke na hedhur në lumë qindra miliona euro të investuara ndër vite në Shqipërinë Digjitale, sepse mbrojtja jonë kibernetike ishte ende e dobët. Por edhe falë partnerëve tanë, rezistuam dhe nuk na gjunjëzua.

Përkundrazi, ai sulm u bë pikënisja e një kthese epokale.

Vendosëm të ndërtonim një mur të atillë mbrojtës për shtetin digjital të Shqipërisë, që të ishte e pamundur të shembeshin me një sulm të ngjashëm infrastrukturat e tij publike dhe, po, siç edhe e kam thënë asokohe kur shumëkush u tall me fjalët e mia, të kalonim nga grupi i shteteve me mbrojtje të dobët, në grupin e shteteve me mbrojtje shembullore.

Lajmi i sotëm kurorëzon një vizion ambicioz dhe një punë të jashtëzakonshme, me një sukses historik:

🇦🇱 SHQIPËRIA KA DALË E PARA NË BOTË NË NATIONAL CYBER SECURITY INDEX (NCSI), ME 98.33 PIKË.

Më 15 korrik 2022 u goditëm.

Në vitin 2023 kaluam në vendin e 54 falë nisjes së ndërtimit të një arkitekture të re të mbrojtjes dhe mbledhjes së kapaciteteve të larta profesionale në agjencinë e re të mbrojtjes kibernetike.

Në vitin 2025 u ngjitëm në vendin e 15, pas zhvillimit të plotë të arkitekturës së re inovative të mbrojtjes në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë izraelitë.

Sot jemi në majën e klasifikimit botëror për zhvillimin e kapaciteteve kombëtare të sigurisë kibernetike.

Ndërkohë sulmet e regjimit kriminal të Teheranit, dhe jo vetëm, nuk kanë rreshtur asnjë ditë. Por nuk keni dëgjuar më gjë për to, sepse kanë dështuar me sukses çdo ditë.

Ky nuk është një kërcim magjik në renditje dhe as një dhuratë e rënë nga qielli, po rezultati i një pune të madhe për të ngritur kapacitete teknologjike të nivelit botëror, aftësi institucionale e profesionale të klasit të parë dhe për të ndërtuar një sistem që nuk pret më goditjen për të reaguar, por punon çdo ditë për ta parandaluar atë, falë edhe modelit të parë të Inteligjencës Artificiale proaktive të futur në një arkitekturë mbrojtjeje kibernetike në Europë.

Dhe po, ky kapërcim epokal është po ashtu dëshmi e fuqisë së aleancave të vërteta dhe të forta. Kur goditesh, e kupton edhe më mirë se kush qëndron krah teje dhe çfarë mund të ndërtohet së bashku.

Regjimi i Teheranit deshi të na tregonte sa të dobët ishim.

Në fakt, na detyroi të bëhemi fuqia që jemi sot në mbrojtjen e Shqipërisë Digjitale.

Nga shënjestër e një prej sulmeve kibernetike më të rënda ndaj një vendi të NATO, sot Shqipëria është në avangardën botërore të zhvillimit të kapaciteteve kombëtare të sigurisë kibernetike.

Si gjithnjë, përgjigjja më e mirë ndaj atij që kërkon të të gjunjëzojë është thjesht të ngrihesh më lart se ç’ke qenë ndonjëherë dhe ne treguam edhe njëherë se dimë ta bëjmë këtë sa herë dikujt i shkon mendja të na ulë poshtë.

Puna vazhdon me këmbëngulje, sepse në botën e re të teknologjisë i pari sot mund të mbetet i fundit nesër, ndërkohë që muri ynë mbrojtës duhet të shtrihet kudo, edhe në sektorin privat.


You Might Also Like

Transportuesit do të presin deri më 1 shtator, nga rezultati i takimit në Bruksel do të varet nëse do të dalin në protesta përcjell Zhurnal.mk .
​Zjarr i madh në Vrellë, digjen goma pranë bazës së Njësive Speciale
DPHM: Korriku i këtij viti, muaj me temperatura dhe reshje mesatare
Gjorgjievski: Uji në Shkup është i pijshëm, bëjmë kontrolle 24-orëshe
Koci: Deklarimet e Vuçiqit nuk janë retorikë boshe, të merren seriozisht

LEXO GJITHASHTU

Arben Gashi – Kurtit: Konstituoje Kuvendin, nëse nuk i ke votat t’i japim ne
Arben Gashi – Kurtit: Konstituoje Kuvendin, nëse nuk i ke votat t’i japim ne
Lajme
“Vakuum i plotë kushtetues”, Rexhaj thotë se Kushtetuesja mund t’ua merr mandatin deputetëve
“Vakuum i plotë kushtetues”, Rexhaj thotë se Kushtetuesja mund t’ua merr mandatin deputetëve
Lajme
PDK me kërkesë zyrtare Deharit: Thirrni vazhdimin e seancës konstituive nesër; në orën 11:00 do të jemi në Kuvend (DOKUMENT)
PDK me kërkesë zyrtare Deharit: Thirrni vazhdimin e seancës konstituive nesër; në orën 11:00 do të jemi në Kuvend (DOKUMENT)
Lajme
Remi thirrje Albin Kurtit e Bedri Hamzes: Kosovës i duhet koalicioni VV-PDK
Remi thirrje Albin Kurtit e Bedri Hamzes: Kosovës i duhet koalicioni VV-PDK
Lajme
Katastrofa e zjarreve në Greqi, fajsohen kabllot e vjetëruar elektrike të rrjetit të energjisë
Katastrofa e zjarreve në Greqi, fajsohen kabllot e vjetëruar elektrike të rrjetit të energjisë
Lajme

You Might Also Like

Kurti me senatoren Ernst: Bondsteel-i duhet të shndërrohet në prani të përhershme amerikane
TOP Momenti

Kurti me senatoren Ernst: Bondsteel-i duhet të shndërrohet në prani të përhershme amerikane

August 11, 2026
​Pesë të arrestuar pas përleshjes në Ferizaj, njëri dyshohet se përdori kaçavidë
TOP Momenti

​Pesë të arrestuar pas përleshjes në Ferizaj, njëri dyshohet se përdori kaçavidë

August 11, 2026
Jashari pret senatoren amerikane Ernst, diskutojnë për të ardhmen e FSK-së dhe bashkëpunimin në siguri
TOP Momenti

Jashari pret senatoren amerikane Ernst, diskutojnë për të ardhmen e FSK-së dhe bashkëpunimin në siguri

August 11, 2026
Në spitalin e Tetovës janë trajtuar mbi 200 pacientë nga Gostivari
TOP Momenti

Në spitalin e Tetovës janë trajtuar mbi 200 pacientë nga Gostivari

August 11, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?