By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Vonesat në formimin e institucioneve po dëmtojnë ekonominë”, DHTIK apelon partitë politike
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Vonesat në formimin e institucioneve po dëmtojnë ekonominë”, DHTIK apelon partitë politike
TOP Momenti

“Vonesat në formimin e institucioneve po dëmtojnë ekonominë”, DHTIK apelon partitë politike

Momenti
Published: August 11, 2026

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) ka shprehur shqetësim për vonesat në konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së Kosovës, duke paralajmëruar se mungesa e institucioneve funksionale po krijon pasiguri dhe po shkakton dëme të mëtejshme për ekonominë dhe bizneset vendore.

DHTIK u ka bërë thirrje partive politike parlamentare që të tejkalojnë ngërçin dhe të mundësojnë sa më shpejt funksionalizimin e institucioneve.

Sipas DHTIK, Kosovës i nevojiten institucione funksionale dhe vendimmarrje, ndërsa një cikël i ri zgjedhor do ta thellonte edhe më shumë pasigurinë për sektorin privat dhe ekonominë.

Your browser does not support the video tag.

“Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë janë të domosdoshme edhe për shkak të agjendës së madhe që e pret vendin në fushën ekonomike”, thuhet në reagimin e DHTIK-ut.

Në mesin e tyre përmenden Ligji për Tregti të Brendshme, Ligji për Falimentim, Ligji për Miniera dhe Minerale, Ligji i Punës, Ligji për Pushimin e Lehonisë, legjislacioni për TVSH-në, Ligji për Pronën Publike, Ligji për Investime Strategjike dhe Ligji për Shoqëritë Tregtare.

DHTIK vlerëson se këto çështje nuk mund të vazhdojnë të mbeten të bllokuara për shkak të mungesës së institucioneve.

“Bizneset kanë nevojë për siguri juridike, politika të parashikueshme, lehtësim të barrës administrative dhe fiskale, përkrahje për prodhimin vendor dhe investimet, si dhe një klimë më të favorshme për zhvillim”, theksohet në reagim.

DHTIK u ka kërkuar subjekteve politike që interesin e vendit dhe të ekonomisë ta vendosin mbi dallimet politike, duke përfunduar procesin e konstituimit të institucioneve.

Sipas Dhomës, qytetarëve dhe komunitetit të biznesit duhet t’u sigurohen institucione që funksionojnë, marrin vendime dhe mbajnë përgjegjësi.

source

You Might Also Like

Arrestohet personi i cili në Kuvend bëri thirrje për pushkatim të Ramush Haradinajt
Flokë natyrale apo sintetikë? Dogana konstaton deklarim të pasaktë të mallit përmes analizave laboratorike
LDK mbledh sot Grupin Parlamentar
Sot shënohet 25-vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit
Hoxhaj: Kurti nuk është kryeministër, por deputet uzurpator

LEXO GJITHASHTU

Tërmeti shkatërrues në Kolumbi: 265 të vdekur, 3 mijë e 500 të plagosur dhe 496 të zhdukur – vijon beteja për të mbijetuarit
Tërmeti shkatërrues në Kolumbi: 265 të vdekur, 3 mijë e 500 të plagosur dhe 496 të zhdukur – vijon beteja për të mbijetuarit
Lajme
Karoline Leavitt flet pas vendimit për t’u larguar nga Shtëpia e Bardhë: Lufta ime hyn në një fazë të re
Karoline Leavitt flet pas vendimit për t’u larguar nga Shtëpia e Bardhë: Lufta ime hyn në një fazë të re
Lajme
Deputetët e PDK-së do të bëjnë ankesë në administratën e Kuvendit
Deputetët e PDK-së do të bëjnë ankesë në administratën e Kuvendit
Lajme
Deputetët e PDK-së debatojnë pak me zëdhënësin e Qeverisë te shkallët, ai u thotë se Kurti ka dalë në zyrë
Deputetët e PDK-së debatojnë pak me zëdhënësin e Qeverisë te shkallët, ai u thotë se Kurti ka dalë në zyrë
Lajme
Forca të mëdha ushtarake nga mbi 20 vende po mbërrijnë në Bosnjë dhe Hercegovinë
Forca të mëdha ushtarake nga mbi 20 vende po mbërrijnë në Bosnjë dhe Hercegovinë
Lajme

You Might Also Like

Erërat e forta shkaktojnë defekt në linjën 20 kV, probleme në furnizimin me ujë në disa zona të Durrësit
TOP Momenti

Erërat e forta shkaktojnë defekt në linjën 20 kV, probleme në furnizimin me ujë në disa zona të Durrësit

August 13, 2026
Elmazi: Ka filluar pastrimi i deponisë në Radushë që rrezikon burimin e Rashçes
TOP Momenti

Elmazi: Ka filluar pastrimi i deponisë në Radushë që rrezikon burimin e Rashçes

August 13, 2026
Elon Musk: Ndoshta qëllimi i njerëzimit është krijimi i një “mendjeje yjore”
TOP Momenti

Elon Musk: Ndoshta qëllimi i njerëzimit është krijimi i një “mendjeje yjore”

August 13, 2026
Deputetët e PDK-së para Qeverisë, Çitaku: Këto zyre janë të uzurpuara nga një deputet, Kurti duhet të jetë në Kuvend për ta konstituar legjislativin
TOP Momenti

Deputetët e PDK-së para Qeverisë, Çitaku: Këto zyre janë të uzurpuara nga një deputet, Kurti duhet të jetë në Kuvend për ta konstituar legjislativin

August 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?