By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kuvendi ende pa vazhdim: Kurti kërkoi kohë shtesë, por marrëveshja me opozitën ende nuk u arrit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kuvendi ende pa vazhdim: Kurti kërkoi kohë shtesë, por marrëveshja me opozitën ende nuk u arrit
Lajme

Kuvendi ende pa vazhdim: Kurti kërkoi kohë shtesë, por marrëveshja me opozitën ende nuk u arrit

Momenti
Published: August 11, 2026

Kanë kaluar plot dy ditë nga seanca e fundit konstituive e Kuvendit të Kosovës, por vazhdimi i saj ende nuk është thirrur.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministër në detyrë, Albin Kurti, kishte kërkuar kohë shtesë për të arritur një marrëveshje politike me partitë opozitare. Megjithatë, edhe pas kalimit të 48 orëve, nuk pati një ulje të përbashkët në tavolinë dhe as një datë për vazhdimin e seancës.

Your browser does not support the video tag.

Kurti nuk dha një datë se kur mund të mblidhen deputetët, duke përsëritur thirrjen për marrëveshje politike.

Albin Kurti, kryeministër në detyrë i Kosovës:
“Jemi në komunikim edhe do të përpiqemi për çdo ditë që ta arrijmë marrëveshjen politike në mënyrë që t’i shmangim zgjedhjet e panevojshme, të paarsyeshme, sepse ato vetëm sa do të përsëriten. Pra u bëj thirrje edhe një herë liderëve të partive të tjera që të diskutojmë e të merremi vesh, sepse qytetarët e Republikës së Kosovës nuk duan zgjedhje, duan zgjidhje. E zgjidhja është marrëveshja politike.”

Ndërkohë, përgjegjësinë për thirrjen e vazhdimit të seancës, Vetëvendosje po ia lë kryesuesit të seancës konstituive, Avni Deharit.

Edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka kërkuar dialog mes partive politike për tejkalimin e situatës.

“Jo refuzime të takimeve, jo kërkesa në shpërputhje me vullnetin e popullit, jo shpërputhje me fuqinë politike të partive politike. Të ulemi e të flasim për një marrëveshje që nuk çon te bllokada.”

Megjithëse procedura për konstituimin e Kuvendit rregullohet me Kushtetutë dhe Rregulloren e Kuvendit, si dhe është sqaruar përmes aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese, ministri në detyrë Glauk Konjufca ka deklaruar se vonesat nuk përbëjnë shkelje kushtetuese.

“Ne nuk mendojmë se është shkelur Kushtetuta. Kushtetuta, për shkak të këtyre proceseve të kaluara nga shkurti 2025, ka shkuar duke u interpretuar dhe etabluar.”

Por, situatën ndryshe po e vlerësojnë deputetët e opozitës.

“Me të vërtetë është për keqardhje kjo arrogancë e pushtetit apo mazhorancës. Sigurisht nuk është mirë se çfarë ka ndodhur. Është bërë normë, normalitet shkelja e Kushtetutës.”

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, i cili vjen nga radhët e Vetëvendosjes, në një postim gjatë ditës nuk tregoi nëse dhe kur do ta thërrasë vazhdimin e seancës. Ai tha se pa një marrëveshje politike, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja, ndërsa fajësoi deputetë të partive të tjera se nuk duan ujdi.

“Ka jo pak deputetë opozitarë që nuk duan kurrfarë marrëveshje politike për konstituim të institucioneve, dhe që duan incidente fizike në seancën konstituive”, shkroi Dehari.

Seanca e së shtunës u mbyll para kohe, pas kërkesës së Kurtit për afat shtesë për arritjen e një marrëveshjeje politike. Ky veprim nxiti reagime të deputetëve të partive të tjera dhe situata përfundoi me hedhjen e vezëve ndaj Kurtit nga deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

The post Kuvendi ende pa vazhdim: Kurti kërkoi kohë shtesë, por marrëveshja me opozitën ende nuk u arrit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kapet i dyshuari për grabitjen në Prishtinë, dërgohet në mbajtje për 48 orë
Pse dështoi bashkimi i ilegalistëve shqiptarë më 1981? Novosella: “Bashkimi na doli me kushte”
Njoftim me rëndësi për ata që aplikojnë për dokumentin e shtetësisë
Tërmeti la të paktën 265 të vdekur, Banka Botërore ndan 200 milionë dollarë për Kolumbinë
“Abdullah Prapashtica ka qenë njeri i UDB-s”, Novosella: Ai ka qenë UDB-ash

LEXO GJITHASHTU

MIT: Nesër nuk do të ketë kufizim për kamionët mbi 20 tonë
MIT: Nesër nuk do të ketë kufizim për kamionët mbi 20 tonë
TOP Momenti
Situata e zjarreve në Shqipëri, 10 vatra mbeten aktive
Situata e zjarreve në Shqipëri, 10 vatra mbeten aktive
TOP Momenti
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, takohet me zyrtarët FC Dritës dhe SC Gjilanit, premton investime në stadium
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, takohet me zyrtarët FC Dritës dhe SC Gjilanit, premton investime në stadium
TOP Momenti
I caktohet një muaj paraburgim kosovarit të arrestuar në Serbi, Daçiq e akuzon për krime kundër civilëve
I caktohet një muaj paraburgim kosovarit të arrestuar në Serbi, Daçiq e akuzon për krime kundër civilëve
TOP Momenti
Një muaj paraburgim Skender Llugiqit, bëri thirrje për pushkatimin e Ramush Haradinajt
Një muaj paraburgim Skender Llugiqit, bëri thirrje për pushkatimin e Ramush Haradinajt
TOP Momenti

You Might Also Like

Tensione në takimin e Stambollit, Novosella për gruan e Kadri Zekës: Ajo gënjen nga pak
Lajme

Tensione në takimin e Stambollit, Novosella për gruan e Kadri Zekës: Ajo gënjen nga pak

August 14, 2026
Tensione në takimin e Stambollit, Novosella për gruan e Kadri Zekës: Ajo gënjen nga pak
Lajme

Tensione në takimin e Stambollit, Novosella për gruan e Kadri Zekës: Ajo gënjen nga pak

August 14, 2026
Kurti e Haxhiu marrin role si “unifikues”- a do t’iu ecë me ftesat që ua dërguan krerëve të partive
Lajme

Kurti e Haxhiu marrin role si “unifikues”- a do t’iu ecë me ftesat që ua dërguan krerëve të partive

August 14, 2026
Dyqani në Ada Pazar/“Rrush prej mikrofonave”- si u njohën Sabri Novosella e Abdullah Prapashtica
Lajme

Dyqani në Ada Pazar/“Rrush prej mikrofonave”- si u njohën Sabri Novosella e Abdullah Prapashtica

August 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?