By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Kthehu në Shqipëri, je mysafir këtu”, sulm racist në rrjetet sociale ndaj gazetarit grek me origjinë shqiptare për një opinion të tij
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Kthehu në Shqipëri, je mysafir këtu”, sulm racist në rrjetet sociale ndaj gazetarit grek me origjinë shqiptare për një opinion të tij
Lajme

“Kthehu në Shqipëri, je mysafir këtu”, sulm racist në rrjetet sociale ndaj gazetarit grek me origjinë shqiptare për një opinion të tij

Momenti
Published: August 8, 2026

Gazetari grek me origjinë shqiptare, Antilian Kotzai, është përballur me qindra komente fyese dhe raciste në rrjetet sociale, pasi publikoi një shkrim ku paralajmëronte për rikthimin e retorikës së ekstremit të djathtë dhe ideologjisë së Agimit të Artë në Greqi.

Siç raporton Top Channel, gjithçka nisi nga një koment i Kotzait në gazetën greke Documento, me titull “Kujdes, ideologjia e Agimit të Artë është këtu”.

Your browser does not support the video tag.

Në shkrimin e tij, gazetari iu referua debatit të ditëve të fundit në Athinë dhe thirrjeve të personave me ide të ekstremit të djathtë për “çlirimin” e lagjes Agios Panteleimonas dhe të Athinës nga ata që i cilësojnë si “pushtues”.

Kotzai shkruante se retorika e përdorur risjell kujtimet e sulmeve dhe pogromeve kundër emigrantëve në Athinë gjatë viteve kur Agimi i Artë ishte në kulmin e aktivitetit të tij.

Pas publikimit të shkrimit edhe në Facebook, gazetari thotë se u përball me qindra komente raciste, nga profile reale dhe llogari që ai i konsideron pjesë të një sulmi të koordinuar.

“Kthehu në Shqipëri nëse nuk të pëlqen” dhe “je mysafir në këtë vend dhe nuk duhet të flasësh” ishin disa prej mesazheve që, sipas tij, iu drejtuan publikisht.

Kotzai thotë se pati edhe kërcënime për ndjekje ligjore, pasi kishte shkruar se pogromet kundër emigrantëve nuk kanë asnjë lidhje me demokracinë.

Gazetari, i cili është shtetas grek dhe prej vitesh është aktiv në çështjet e integrimit dhe të drejtave të qytetarëve me origjinë emigrante, reagoi duke theksuar se nuk ka ndërmend të heshtë.

“U pëlqen apo jo fashistëve, unë, ashtu si qindra mijëra fëmijë emigrantësh, jemi qytetarë grekë”, shkroi ai, duke shtuar se detyrë e gazetarëve është të komentojnë çdo fenomen shoqëror që kërcënon demokracinë dhe bashkëjetesën paqësore.

Sulmi ndaj tij ka sjellë edhe reagime solidariteti nga gazetarë me bindje të majta dhe politikanë të të njëjtit spektër që e cilësuan atë një “sulm të organizuar racist”. Ata thonë se Kotzai u vu në shënjestër pasi foli publikisht kundër racizmit dhe ideologjisë së Agimit të Artë.

Sipas tyre , fakti që disa prej komentuesve i kërkuan një qytetari grek të “kthehej në Shqipëri” vetëm për shkak të origjinës së tij, konfirmon pikërisht shqetësimin që Kotzai kishte ngritur në shkrimin e tij.

Debati vjen në një moment kur në Greqi po diskutohet përsëri për aktivitetin e qarqeve të ekstremit të djathtë. Në artikullin e tij, Kotzai kujton gjithashtu se Ilias Kasidiaris, ish-drejtues i Agimit të Artë, i shpallur fajtor në vitin 2020 për drejtimin e një organizate kriminale, ka deklaruar se synon të gjejë mënyrën për të qenë “i pranishëm” në zgjedhjet e ardhshme.

Për Kotzain, përfundimi pas sulmit që mori në rrjetet sociale mbetet i njëjtë me titullin e shkrimit që e nisi gjithë debatin:

“Ideologjia e Agimit të Artë është këtu dhe kërkon vigjilencë demokratike”./TCh/

The post “Kthehu në Shqipëri, je mysafir këtu”, sulm racist në rrjetet sociale ndaj gazetarit grek me origjinë shqiptare për një opinion të tij appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Tahiri: Qëllimi i LVV-së është të blejnë kohë dhe rastin ta dërgojmë në Kushtetuese
A është seanca antikushtetuese? Kurti gazetarëve: Kryesuesi e ka ftuar, unë i përgjigjem pozitivisht
Gruda e citon Kushtetutën: Brenda 30 ditësh duhet të përfundojë konstituimi, është e shkruar si e zeza në të bardhë
Haradinaj: Kjo legjislaturë s’ka fuqi për të prodhuar diçka, po arrihet aty ku ka qenë qëllimi – zgjedhjet e reja
Dimal Basha: Kush kërkon konstituim të Kuvendit pa zgjidhje për president, synon të na çojë në zgjedhje

LEXO GJITHASHTU

​Gjini: Timja kurrë nuk ka munguar për vendin
​Gjini: Timja kurrë nuk ka munguar për vendin
TOP Momenti
KDI: Pas tejkalimit të afatit, çdo hap tjetër kërkon verdikt kushtetues
KDI: Pas tejkalimit të afatit, çdo hap tjetër kërkon verdikt kushtetues
TOP Momenti
Privohet nga liria një person lidhur me aksidentin në Shkup, ku dje humbi jetën një 19 vjeçar
Privohet nga liria një person lidhur me aksidentin në Shkup, ku dje humbi jetën një 19 vjeçar
TOP Momenti
Zelensky në Beograd: Ukraina nuk e ka ndryshuar qëndrimin për Kosovën
Zelensky në Beograd: Ukraina nuk e ka ndryshuar qëndrimin për Kosovën
TOP Momenti
Kurti: Nëse hedhja me vezë është çmimi që duhet ta paguaj për t’u takuar e bashkëbiseduar jam i lumtur ta bëj këtë
Kurti: Nëse hedhja me vezë është çmimi që duhet ta paguaj për t’u takuar e bashkëbiseduar jam i lumtur ta bëj këtë
TOP Momenti

You Might Also Like

Blerta Deliu: Qartazi shkelje e Kushtetutës, do t’i shqyrtojmë të gjitha mundësitë, edhe dërgimin e çështjes në Kushtetuese
Lajme

Blerta Deliu: Qartazi shkelje e Kushtetutës, do t’i shqyrtojmë të gjitha mundësitë, edhe dërgimin e çështjes në Kushtetuese

August 8, 2026
Ukë Rugova thotë se LDK vendos në mbledhje të Grupit Parlamentar se a do të marrë pjesë në seancë
Lajme

Ukë Rugova thotë se LDK vendos në mbledhje të Grupit Parlamentar se a do të marrë pjesë në seancë

August 8, 2026
Hoxhaj: Nuk e bojkotojmë seancën ndonëse është situatë anarkike sepse qëllimi i Kurtit është të na fajësojë
Lajme

Hoxhaj: Nuk e bojkotojmë seancën ndonëse është situatë anarkike sepse qëllimi i Kurtit është të na fajësojë

August 8, 2026
U.d e presidentit Haxhiu: Nuk është e vërtetë që opozitës iu mbyll Kuvendi, është praktikë që ndiqet sa herë s’ka seancë
Lajme

U.d e presidentit Haxhiu: Nuk është e vërtetë që opozitës iu mbyll Kuvendi, është praktikë që ndiqet sa herë s’ka seancë

August 8, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?