Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e një personi në Graçanicë, i cili ishte raportuar i lënduar të premten dhe ishte dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tre fishekë, një gëzhojë dhe një telefon celular.
“Është raportuar për një mashkull të lënduar i cili është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tre fishekë, një gëzhojë dhe një telefon celular. Rreth orës 19:00 viktima, i cili ishte në trajtim mjekësor, ka ndërruar jetë. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante policore”, thuhet në raportin e PK-së./teve1.info/

