Një burrë ka vdekur dje pasdite në QKUK derisa po trajtohej, ka bërë të ditur policia sot.
Policia tha se ai ishte lënduar dhe në vendngjarje kishte gjetur pistoletë me tre fishekë.
Rasti u cilësua si “hetim i vdekjes”.
“Graçanicë 07.08.2026, 13:26. Është raportuar për një mashkull kosovar të lënduar , i cili është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tre fishekë, një gëzhojë dhe një telefon celular. Rreth orës 19:00 viktima i cili ishte në trajtim mjekësor ka ndërruar jetë. Rasti duke u hetuar nga njësitë relevante policore”.
The post Vdes një burrë në QKUK, u plagos në Graçanicë, policia gjeti pistoletë në vendngjarje appeared first on Gazeta Express.

