By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Nuk ka më hapësirë për justifikime”, GLPS bën thirrje për konstituimin e Kuvendit brenda afatit kushtetues
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Nuk ka më hapësirë për justifikime”, GLPS bën thirrje për konstituimin e Kuvendit brenda afatit kushtetues
TOP Momenti

“Nuk ka më hapësirë për justifikime”, GLPS bën thirrje për konstituimin e Kuvendit brenda afatit kushtetues

Momenti
Published: August 7, 2026

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) i bën thirrje Lëvizjes Vetëvendosje, si subjekti fitues i zgjedhjeve dhe bartës i përgjegjësisë për propozimin e Kryetarit të Kuvendit, si dhe të gjitha partive parlamentare, që sot të ndërmarrin hapat e nevojshëm për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në përputhje me obligimet që rrjedhin nga Kushtetuta.

GLPS thekson se dështimi për ta konstituuar Kuvendin brenda afatit kushtetues nuk do të ishte vetëm një papërgjegjësi politike, por një dështim i papranueshëm institucional, një shkelje e hapur e kushtetutës dhe një mungesë e rëndë përgjegjësie ndaj qytetarëve të Kosovës.

Your browser does not support the video tag.

“Qytetarët tashmë prej gati dy vitesh po paguajnë koston e një politike të dominuar nga kalkulimet partiake dhe jo nga përgjegjësia institucionale. Është dëshmuar tashmë për gati dy vite se interesat partiake kanë tejkaluar interesin publik duke bllokuar funksionimin e institucioneve dhe duke dëmtuar besimin e qytetarëve.

Përballë kësaj situate, GLPS e konsideron të papranueshëm arsyetimin e dhënë nga Lëvizja Vetëvendosje për ndërprerjen e seancës së djeshme me pretendimin se nevojitet kohë shtesë për diskutime lidhur me zgjedhjen e Presidentit/es. Për më tepër, çështja e diskutimeve politike për konstituimin e institucioneve kushtetuese duhet të jetë proaktive dhe e dëshmuar se me të vertetë i shërben interesit publik”, thuhet në reagim.

Grupi për Studime Juridike dhe Politike thekson më tej se çdo prolongim në emër të “diskutimeve politike” e që për qëllim ka kalkulimet politike nuk i shërben zbatimit të dispozitave kushtetuese, cenon pritshmëritë e qytetarëve të Kosovës dhe rrjedhimisht interesin publik.

“Çështja e Presidentit/es nuk mund të përdoret si justifikim për të pezulluar ose shtyrë përmbushjen e një obligimi kushtetues që ka afat të qartë dhe të detyrueshëm. Ky arsyetim është edhe më pak bindës duke pasur parasysh se partitë politike kanë pasur muaj të tërë në dispozicion për të zhvilluar dialog lidhur me zgjedhjen e Presidentit/es. Edhe vetë caktimi i seancës në ditët e fundit të afatit kushtetues u arsyetua me nevojën për t’u dhënë partive kohë të mjaftueshme për të zhvilluar këto diskutime. Për më tepër, pas ndërprerjes së seancës nuk u pa asnjë takim mes partive politike që do ta justifikonte këtë shtyrje.

GLPS ka theksuar vazhdimisht se konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë nuk janë çështje të negociimit të pafund politik, por obligime kushtetuese që burojnë nga vullneti i qytetarëve i shprehur përmes zgjedhjeve. Njëkohësisht, është po aq e rëndësishme që partitë politike të zhvillojnë dialog serioz dhe të përgjegjshëm edhe për zgjedhjen e Presidentit/es. Megjithatë, këto dy procese nuk duhet dhe nuk mund të ngatërrohen. Kushtetuta është e qartë në këtë drejtim, konstituimi i Kuvendit ka afatin e vet kushtetues, ndërsa zgjedhja e Presidentit/es zhvillohet sipas afateve të përcaktuara pas konstituimit të Kuvendit”.

GLPS rikujton se konstituimi i Kuvendit është parakusht për zgjedhjen e dy organeve tjera kushtetuese Qeverisë dhe Presidentit e të cilat kanë afate strikte kushtetuese.

Procedura për zgjedhjen e Presidentit/es mund të zhvillohet brenda afatit prej 60 ditësh nga dita e konstituimit të Kuvendit.

“Duke qenë se mandati i Presidentes në detyrë përfundon më 5 tetor, çdo zvarritje vetëm sa e rrit rrezikun e një krize të re kushtetuese. Në të njëjtën kohë, ushtrimi i funksionit të Presidentit/es përtej përfundimit të mandatit kushtetues prej 6 muajsh do të përbënte tejkalim të mandatit kushtetues dhe cenim të drejtpërdrejtë të Kushtetutës.

Sot nuk ka më hapësirë për justifikime, interpretime të gjëra politike apo shtyrje të mëtejshme. Ekziston vetëm një detyrim i qartë, konstituimi i Kuvendit brenda afatit kushtetues. Çdo dështim për ta përmbushur këtë obligim do të ishte shkelje e kushtetutës dhe një akt i papërgjegjshëm politik dhe institucional”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

You Might Also Like

​Kurti i ftoi për bisedime, PDK i përgjigjet: Ne mbetemi në opozitë, Kuvendi të bëhet sot
Policia sekuestron veturën dhe ndalon 34-vjeçarin pas shkaktoi aksident trafiku në Shkup
Automjeti dëmtohet nga një plumb qorr në rajonin e Tetovës
SPGPM: Gazetarët duhet të kenë qasje në informacion
Hoti: LDK ka vullnet për themelimin e institucioneve, por kërkon kompromis

LEXO GJITHASHTU

BE nën presion për anëtarët e rinj, Rama: Shqipëria, në momentin më të mirë
BE nën presion për anëtarët e rinj, Rama: Shqipëria, në momentin më të mirë
Lajme
Vdes 25-vjeçari që ishte lënduar rëndë në aksidentin në Pejë
Vdes 25-vjeçari që ishte lënduar rëndë në aksidentin në Pejë
Lajme
Irani shtrëngon masat e sigurisë, rriten arrestimet dhe ekzekutimet pas protestave
Irani shtrëngon masat e sigurisë, rriten arrestimet dhe ekzekutimet pas protestave
Lajme
Negociatat Abdixhiku-Kurti pa rezultat, deputetët e VV’së thonë se LDK ka shumë zëra dhe se nuk e dinë çfarë duan
Negociatat Abdixhiku-Kurti pa rezultat, deputetët e VV’së thonë se LDK ka shumë zëra dhe se nuk e dinë çfarë duan
Lajme
AP: Kalimi nëpër Ngushticën e Hormuzit do të jetë pa tarifa deri në marrëveshjen përfundimtare
AP: Kalimi nëpër Ngushticën e Hormuzit do të jetë pa tarifa deri në marrëveshjen përfundimtare
Lajme

You Might Also Like

Ambasadori Ajeti ngushëllon familjet e viktimave të aksidentit në Gjermani: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane
TOP Momenti

Ambasadori Ajeti ngushëllon familjet e viktimave të aksidentit në Gjermani: Jemi në kontakt me autoritetet gjermane

August 7, 2026
3 mësime që duhet të nxirren nga ulërimat e Vuçiqit, Dodikut e Knezheviqit në një qytet të Bosnjës
TOP Momenti

3 mësime që duhet të nxirren nga ulërimat e Vuçiqit, Dodikut e Knezheviqit në një qytet të Bosnjës

August 7, 2026
Katër persona të lënduar në një aksident në aksin Gjilan-Koretishtë
TOP Momenti

Katër persona të lënduar në një aksident në aksin Gjilan-Koretishtë

August 7, 2026
Zhduket një vajzë në Malishevë, rasti po hetohet
TOP Momenti

Zhduket një vajzë në Malishevë, rasti po hetohet

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?