Një 38-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën mbrëmjen e së enjtes si pasojë e një aksidenti me motoçikletë në autostradë, në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë.
Sipas Policisë së Shqipërisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00, kur shtetasi me inicialet L.D., duke drejtuar motoçikletën, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e plagëve të marra, 38-vjeçari është dërguar me urgjencë në Spitalin e Rrëshenit, por nuk ka arritur t’u mbijetojë lëndimeve, shkruan A2, transmeton KosovaPress.
Policia njoftoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë grupi hetimor dhe shërbimet policore, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

