Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së premtes në aksin rrugor Gjilan–Koretishtë, ku janë përfshirë dy automjete.
Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, aksidenti është raportuar rreth orës 05:00.
“Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë. Të njëjtit, pas pranimit të tretmanit mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, janë liruar për në shtëpi”, ka deklaruar Osmani.
Policia ka bërë të ditur se Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjilan, përkatësisht hetuesit e trafikut, kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

