By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Nuk ka fjalë për këtë dhimbje”, lagjja Nuhaj në zi pas tragjedisë së tre kosovarëve në Gjermani!
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Nuk ka fjalë për këtë dhimbje”, lagjja Nuhaj në zi pas tragjedisë së tre kosovarëve në Gjermani!
Lajme

“Nuk ka fjalë për këtë dhimbje”, lagjja Nuhaj në zi pas tragjedisë së tre kosovarëve në Gjermani!

Momenti
Published: August 7, 2026

Lagjja Nuhaj është zhytur në pikëllim pas tragjedisë që i mori jetën tre anëtarëve të së njëjtës familje, të cilët humbën jetën në një aksident të rëndë rrugor.

Lajmi i kobshëm ka prekur thellë banorët e lagjes, të cilët kanë shprehur dhimbjen dhe solidaritetin me familjen e viktimave. Përmes një mesazhi prekës, një bashkëfshatar tha se kjo humbje ka lënë një plagë të rëndë në zemrat e të gjithë komunitetit.

Your browser does not support the video tag.

“Lagjja jonë Nuhaj është mbuluar nga dhimbja. Humbja tragjike e tre anëtarëve të një familjeje në një aksident ka lënë zemrat tona të thyera. Nuk ka fjalë që e lehtësojnë këtë dhimbje”, thuhet në postimin e tij.

Në fund të mesazhit janë shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të ndjerëve, me lutjen që Zoti t’i mëshirojë viktimat dhe t’u japë forcë familjarëve për ta përballuar këtë humbje të rëndë.

Ndërsa damilja Aliu ka konfirmuar aksidentin tragjik në të cilin humbën jetën tre mërgimtarë nga Komogllava e Ferizajt, teksa po ktheheshin nga Kosova drejt Gjermanisë.

Sipas familjarëve, viktimat ishin nisur nga Kosova të mërkurën, rreth orës 11:30, me destinacion Gjermaninë, ndërsa aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Familjarët kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një vetaksident dhe se në automjet ndodheshin vetëm tre personat që humbën jetën, pa pasagjerë të tjerë.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën Tahir Aliu (61 vjeç), djali i tij Gentian Aliu (34 vjeç) dhe Laurent Aliu (16 vjeç), duke lënë në pikëllim familjen, të afërmit dhe bashkëqytetarët.

Për aksidentin kanë raportuar edhe autoritetet gjermane, të cilat kanë konfirmuar se tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti. Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten objekt i hetimeve nga organet kompetente në Gjermani.

The post “Nuk ka fjalë për këtë dhimbje”, lagjja Nuhaj në zi pas tragjedisë së tre kosovarëve në Gjermani! appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Ramadani: Kurti po refuzon të zbatojë rezultatin e zgjedhjeve, keqpërdorimi i pushtetit po ia zë frymën Kosovës
Në mesnatë afati i fundit për konstituim të Kuvendit, s’ka njoftim as për biseda mes partive as për seancë të re
Versioni i gazetarit të FAZ-it: Si e ndihmoi Serbia me armatim Ukrainën indirekt dhe cili ishte roli i ambasadorit Hill në gjithë këtë histori
Lidhjet e lëvizjes ruse të ekstremit të djathtë me Ballkanin
Ky është i riu nga Prishtina që humbi jetën në aksidentin në Shqipëri

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Mojtaba Khamenei nuk ka takuar askënd, lideri Suprem i Iranit mund të jetë në shtratin e vdekjes
Lajme

Mojtaba Khamenei nuk ka takuar askënd, lideri Suprem i Iranit mund të jetë në shtratin e vdekjes

August 7, 2026
GLPS bën thirrje për konstituimin e Kuvendit brenda afatit kushtetues
Lajme

GLPS bën thirrje për konstituimin e Kuvendit brenda afatit kushtetues

August 7, 2026
Policia konfiskon armë e municion në tri raste të ndara në Podujevë, Fushë Kosovë dhe Prishtinë
Lajme

Policia konfiskon armë e municion në tri raste të ndara në Podujevë, Fushë Kosovë dhe Prishtinë

August 7, 2026
Sllovakia thyen rekordin, temperaturat shkojnë në 42.2 gradë
Lajme

Sllovakia thyen rekordin, temperaturat shkojnë në 42.2 gradë

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?