By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv – s’ka shtetësi amerikane përmes lindjes së fëmijëve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv – s’ka shtetësi amerikane përmes lindjes së fëmijëve
Lajme

Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv – s’ka shtetësi amerikane përmes lindjes së fëmijëve

Momenti
Published: August 7, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump po përpiqet sërish të kufizojë dhënien e shtetësisë sipas lindjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), vetëm disa javë pasi Gjykata Supreme hodhi poshtë përpjekjen e tij të mëparshme për ta shfuqizuar këtë të drejtë.

Trump dje nënshkroi dy urdhra ekzekutivë, përfshirë një që zgjeron kategoritë e personave joqytetarë, fëmijët e të cilëve nuk do të kenë të drejtë të marrin shtetësi amerikane në bazë të lindjes.

Your browser does not support the video tag.

Urdhri i dytë ndalon të ashtuquajturin “turizëm të lindjes”, praktikë në të cilën gratë shtatzëna udhëtojnë në SHBA për të lindur, me qëllim që foshnjat e tyre të fitojnë shtetësinë amerikane, shkruan bbc.

“Kjo duhej të kishte ndodhur shumë vite më parë, por tani po merremi me këtë çështje”, deklaroi Trump, duke kritikuar vendimin e Gjykatës Supreme që ndaloi përpjekjen e tij të mëparshme për t’i dhënë fund kësaj politike 150-vjeçare.

Sipas urdhrit të ri, shtetësia automatike nuk do t’u jepet foshnjave të lindura në SHBA nga dy prindër që nuk janë shtetas amerikanë, nëse njëri prej prindërve është: anëtar i një organizate të huaj terroriste, zyrtar i një qeverie të huaj, ka tentuar të marrë shtetësinë me mashtrim ose banon në territore të SHBA-së ku shtetësia nuk garantohet me ligj federal.

Shtetësia sipas lindjes për personat e lindur në territore amerikane, si Porto Riko, është e përcaktuar me ligj federal.

Trump dhe anëtarë të administratës së tij e kanë kritikuar vazhdimisht “turizmin e lindjes”, duke pretenduar se kundërshtarë të SHBA-së, përfshirë shtetas rusë dhe kinezë, e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë për të depërtuar në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë prezantimit të urdhrave ekzekutivë në Zyrën Ovale të enjten, lideri amerikan deklaroi se qindra mijëra foshnja kanë lindur në SHBA si rezultat i turizmit të lindjes.

The post Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv – s’ka shtetësi amerikane përmes lindjes së fëmijëve appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Ramadani: Kurti po refuzon të zbatojë rezultatin e zgjedhjeve, keqpërdorimi i pushtetit po ia zë frymën Kosovës
Në mesnatë afati i fundit për konstituim të Kuvendit, s’ka njoftim as për biseda mes partive as për seancë të re
Versioni i gazetarit të FAZ-it: Si e ndihmoi Serbia me armatim Ukrainën indirekt dhe cili ishte roli i ambasadorit Hill në gjithë këtë histori
Lidhjet e lëvizjes ruse të ekstremit të djathtë me Ballkanin
Ky është i riu nga Prishtina që humbi jetën në aksidentin në Shqipëri

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Mojtaba Khamenei nuk ka takuar askënd, lideri Suprem i Iranit mund të jetë në shtratin e vdekjes
Lajme

Mojtaba Khamenei nuk ka takuar askënd, lideri Suprem i Iranit mund të jetë në shtratin e vdekjes

August 7, 2026
GLPS bën thirrje për konstituimin e Kuvendit brenda afatit kushtetues
Lajme

GLPS bën thirrje për konstituimin e Kuvendit brenda afatit kushtetues

August 7, 2026
Policia konfiskon armë e municion në tri raste të ndara në Podujevë, Fushë Kosovë dhe Prishtinë
Lajme

Policia konfiskon armë e municion në tri raste të ndara në Podujevë, Fushë Kosovë dhe Prishtinë

August 7, 2026
Sllovakia thyen rekordin, temperaturat shkojnë në 42.2 gradë
Lajme

Sllovakia thyen rekordin, temperaturat shkojnë në 42.2 gradë

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?