By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Policia në Ferizaj parandalon një rast të rëndë, neutralizon një 31-vjeçar me armë zjarri në Parkun e Lirisë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Policia në Ferizaj parandalon një rast të rëndë, neutralizon një 31-vjeçar me armë zjarri në Parkun e Lirisë
TOP Momenti

Policia në Ferizaj parandalon një rast të rëndë, neutralizon një 31-vjeçar me armë zjarri në Parkun e Lirisë

Momenti
Published: August 6, 2026

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të rëndë në Ferizaj, pasi një 31-vjeçar dyshohet se tentoi t’i bënte keq vetes, duke pasur me vete një armë zjarri.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën, më 6 gusht, rreth orës 18:26, në Parkun e Lirisë në Ferizaj.

Your browser does not support the video tag.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, pjesëtarët e Qendrës së Komunikimit Rajonal kanë kontaktuar me personin dhe kanë mbajtur komunikim të vazhdueshëm me të, me qëllim qetësimin e situatës dhe bindjen që ta largonte armën deri në mbërritjen e patrullave policore.

Në vendin e ngjarjes kanë reaguar njësitet e Stacionit Policor në Ferizaj, të cilat kanë arritur të qetësojnë situatën dhe ta largojnë armën e zjarrit, një pistoletë, që ndodhej pranë 31-vjeçarit në një stol të parkut.

Falë ndërhyrjes së policisë, personi është larguar në mënyrë të sigurt nga zona e parkut dhe më pas është shoqëruar në Stacionin Policor në Ferizaj, ku ka marrë edhe ndihmë mjekësore dhe trajtimin e nevojshëm nga ekipi i Emergjencës.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori i shtetit dhe familjarët e personit.

Policia bëri të ditur se, në bashkëpunim me Sektorin Rajonal të Hetimeve, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, ndërsa është konfiskuar arma e zjarrit së bashku me gjashtë fishekë.

Në fund, Policia falënderoi ekipet emergjente të Spitalit të Ferizajt për reagimin e shpejtë dhe trajtimin profesional të rastit, duke ritheksuar përkushtimin për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve.

You Might Also Like

Humb jetën një 38-vjeçar nga Kosova në aksident me motoçikletë në Mirditë
​Dukagjin Nikollaj u ekstradua nga Spanja në Kosovë, u arrestua atje pasi kërkohej përmes INTERPOL-it
Mediat gjermane japin detaje për aksidentin ku humbën jetën tre mërgimtarë nga Komogllava e Ferizajt
Milan Radoiçiq njëri nga 20 të akuzuarit për krime lufte në Komunën e Gjakovës
Një person i lënduar në aksidentin mes një treni dhe një veture në Fushë-Kosovë

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Vozinha bën histori në Kili – Federata ndryshon rregullat vetëm për të
TOP Momenti

Vozinha bën histori në Kili – Federata ndryshon rregullat vetëm për të

August 6, 2026
Gentrit Hetemaj i bashkohet Llapit
TOP Momenti

Gentrit Hetemaj i bashkohet Llapit

August 6, 2026
Zelenskyy do të vizitojë Serbinë të shtunën, për herë të parë
TOP Momenti

Zelenskyy do të vizitojë Serbinë të shtunën, për herë të parë

August 6, 2026
Huthitë godasin kampe ushtarake në Jemen, dhjetëra viktima në radhët e ushtrisë
TOP Momenti

Huthitë godasin kampe ushtarake në Jemen, dhjetëra viktima në radhët e ushtrisë

August 6, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?