By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Betohen deputetët, seanca ndërpritet pas kërkesës së Kurtit – krejt çka ndodhi sot në Kuvend
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Betohen deputetët, seanca ndërpritet pas kërkesës së Kurtit – krejt çka ndodhi sot në Kuvend
TOP Momenti

Betohen deputetët, seanca ndërpritet pas kërkesës së Kurtit – krejt çka ndodhi sot në Kuvend

Momenti
Published: August 6, 2026

Me radhë po hyjnë në Kuvend për seancën për të cilën u thirrën.

Me t’u futur brenda, po japin edhe nënshkrimet.

Anipse seanca konstituive ishte paraparë për në orën 10:00, ky orar si shpeshherë, nuk u respektua.

Your browser does not support the video tag.

Gjersa pritej nisja e saj, disa deputetë patën kohë të bëjnë edhe fotografi.

Seancën nga afër e ndoqi edhe djali i Afrim Bunjakut, policit të vrarë në Banjskë të Zveçanit.

Rreth gjysmë orë pas, në sallë arriti edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Një përshëndetje me kokë ua bëri deputetët opozitarë.

E pas tij, erdhën edhe Gluak Konjufca e Xhelal Sveçla.

Me t’u rahatuar të tre, seanca filloi.

Fjalën e mori deputeti më i vjetër Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje, që seancën e udhëhoqi bashkë me deputeten më të re, Fatma Taqi nga partia turke.

S’vonoi shumë e Dehari u bëri thirrje grupeve parlamentare që të propozojnë nga një deputet, anëtarë të Komisionit për verifikimin e mandateve.

“Subjektet në vijim përfaqësohen me nga një deputet të cilët do të jenë anëtarë të Komisionit”, tha kryesuesi i seancës.

Pas përfundimit të propozimeve, Dehari vendosi për një pauzë 30 minutëshe.

Megjithatë, kjo pauzë zgjati rreth një orë.

Më pas, lajmi u dha se gjithçka është në rregull dhe mund të procedohet tutje.

“Komisioni ka vlerësuar vlefshmërinë e mandateve të deputetëve sipas vendimit të Komisionit qendror të zgjedhjeve”, tha Dehari.

Tutje, sipas rendit të ditës, u bë edhe betimi i deputetëve.

Pas kësaj, fjalën e mori kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Teksa ai nisi të flasë për takimet me liderët e tjerë, u shoqërua me reagime të ashpra nga opozita.

Megjithatë, Kurti deklaroi se i duhet ende kohë për konsultime lidhur me çështjen e presidentit, për çka edhe kërkoi që seanca të shtyhet.

“Kërkojmë kohë shtesë që t’u japim shans bisedimeve politike për marrëveshje për president a presidente të re”, u shpreh Kurti.

Kësisoj, Dehari e ndërpreu seancën.

“Meqenëse nuk kemi emër nga subjekti më i madh, atëherë obligohem që ta ndërpres seancën. Për vazhdimin e seancës do të njoftoheni me kohë”, tha ai.

Afati për konstituimin e Kuvendit përfundon të premten në mesnatë.

source

You Might Also Like

Nënshkruhet marrëveshja EMV-KEK, Maqedonia siguron qymyr nga Kosova për tre vitet e ardhshme
IKShPK: 137 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 25 të reja vetëm këtë javë
Gjykata i cakton një muaj paraburgim Vezir Hazirajt
Dy vëllezër humbin jetën në një aksident tragjik në Podujevë, publikohen pamjet e përplasjes fatale
50 euro për të shpëtuar nga gjoba, policia arreston të dyshuarin në Gjakovë

LEXO GJITHASHTU

I armatosur me kallashnikov dhe i fshehur 500 metra nga banesa e tij, detaje nga arrestimi i Ylli Zallës
I armatosur me kallashnikov dhe i fshehur 500 metra nga banesa e tij, detaje nga arrestimi i Ylli Zallës
Lajme
Sindikatat zvicerane kërkojnë rritje pagash prej 2%, punëdhënësit mbështesin 1%
Sindikatat zvicerane kërkojnë rritje pagash prej 2%, punëdhënësit mbështesin 1%
Lajme
Shumica e partive politike e hedhin poshtë iniciativën zvicerane për neutralitet
Shumica e partive politike e hedhin poshtë iniciativën zvicerane për neutralitet
Lajme
Bulliqi: Me dhimbje të madhe mora lajmin për vdekjen e vëllezërve Bujar e Hajdar Matarova në aksident, ngushëllime familjes
Bulliqi: Me dhimbje të madhe mora lajmin për vdekjen e vëllezërve Bujar e Hajdar Matarova në aksident, ngushëllime familjes
Lajme
Çfarë paralajmëronte BE-ja vitin e kaluar për hapjen e Urës së Ibrit dhe cilat kushte u përmbushën
Çfarë paralajmëronte BE-ja vitin e kaluar për hapjen e Urës së Ibrit dhe cilat kushte u përmbushën
Lajme

You Might Also Like

Arkitektura e propagandës: Si mediat pro-Vuçiq e mbajnë gjallë narrativën kundër Kosovës
TOP Momenti

Arkitektura e propagandës: Si mediat pro-Vuçiq e mbajnë gjallë narrativën kundër Kosovës

August 17, 2026
Nesër pa ujë i gjithë Gostivari
TOP Momenti

Nesër pa ujë i gjithë Gostivari

August 17, 2026
​Rekrutët e rinj të FSK-së nisin trajnimin ushtarak bazë
TOP Momenti

​Rekrutët e rinj të FSK-së nisin trajnimin ushtarak bazë

August 17, 2026
Blegtorët në protestë para qeverisë, kërkojnë vaksinimin e deleve kundër lisë
TOP Momenti

Blegtorët në protestë para qeverisë, kërkojnë vaksinimin e deleve kundër lisë

August 17, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?