By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gjini: Kurti synon të mos e thërrasë seancën deri në shtator
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gjini: Kurti synon të mos e thërrasë seancën deri në shtator
Lajme

Gjini: Kurti synon të mos e thërrasë seancën deri në shtator

Momenti
Published: August 6, 2026

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka deklaruar se vendi ndodhet në një shkelje të rëndë kushtetuese, duke thënë se, sipas informacioneve që ai posedon, kryeministri në detyrë Albin Kurti synon të mos e thërrasë seancën për konstituimin e Kuvendit deri në muajin shtator.

Në një konferencë për media, Gjini tha se institucionet po funksionojnë në kundërshtim me Kushtetutën dhe paralajmëroi për pasojat që, sipas tij, mund të sjellë vazhdimi i kësaj situate.

“Ne vetëm jemi në shkelje kushtetuese të rëndë në këtë moment. Në këtë moment ministrat, ish-ministrat, më falni se po gaboj, ish-ministrat e ish-kryeministrit në detyrë janë nëpër zyrat e veta, janë duke i uzurpuar ato zyra. Janë uzurpatorë të pushtetit. E nesër në mesnatë atëherë kemi me qenë në situatë edhe më të rëndë patjetër, për shkak se ka me na kaluar afati i zgjedhjes së organeve legitime të shtetit, që do të thotë nuk kemi me pasur veten. Pavarësisht që Gjykata Kushtetuese nuk e ka precizuar që nëse për 30 ditë nuk konstituohet Kuvendi, nuk zgjidhet Kryetari i Kuvendit, nuk e ka precizuar që shkohet në zgjedhje, ne kemi me hy në krizë të thellë edhe sipas informatave dhe bindjes sime, këtë mund po duan ti mos me thirr seancën deri në shtator. Me i shkelë kushtetutën me dy këmbët e veta. Edhe nëse Lidhja Demokratike e Kosovës është pjesë e kësaj marrëveshje, seriozisht më vjen keq. Më vjen keq për shkak se ne përsërisim 1 milionë herë për 20 vjet që një subjekt politik është subjekt që e mbron kushtetutën, subjekt institucionalist, edhe me u bë pjesë e shkeljes është tepër e dëmshme. Por atë e dinë vetë”, tha Gjini.

Your browser does not support the video tag.

I pyetur se çfarë do të bëjë Aleanca, Gjini tha se problemet duhet të zgjidhen përmes institucioneve, por paralajmëroi se mbyllja e rrugëve kushtetuese nuk i lë alternativa qytetarëve.

“Shikoni, më duhet me ju thënë këtë: që në demokraci gjithmonë duhet me ekzistuar rrugë me i zgjidhur problemet brenda institucioneve, ndërligjore, konform kushtetutës. Po dua me i paralajmëruar diçka: që nëse mbyllen rrugët ligjore edhe kushtetuese, nuk i lihet rrugë popullit tjetër me i rregulluar punët e veta. Demokracia e ka një element fantastik: ajo është vetë-korrigjimi i procesit politik, që do të thotë bëhen zgjedhjet periodike çdo katër vjet, në mënyrë që nëse është gabuar, se mund të zgjidhet rastësisht dikush që nuk e kryen punën si duhet, pas katër viteve demokracia korrigjon veten, zgjedh dikë tjetër. Edhe kjo është elementi më i bukur i demokracisë. Nëse mohohet e drejta e demokracisë sot me e korrigjuar veten, me e përmirësuar veten, atëherë qysh populli duhet me e korrigjuar veten? Nuk jam duke paralajmëruar asgjë, nuk kemi kurrfarë vendime, por po ju tregoj juve që një person e ka uzurpuar pushtetin, ka mbetur vetëm me xhepat e vet të zi, i ka dy-tri punë, vetë ka mbetur, as deputetët e vet nuk i ka në pjesë të madhe, janë të tmerruar edhe e shprehin këtë në mënyrë të ndryshme. Edhe Kosova ka me qenë demokraci e vetvetes. Është e mundimshme, por ka me qenë demokraci”, deklaroi ai.

Duke komentuar negociatat ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për formimin e institucioneve, Gjini tha se bisedimet janë legjitime, por akuzoi Kurtin se po përdor negociatat për presion politik dhe për kontroll të pushtetit.

“Fillimisht duhet me ju thënë që bisedimet politike mes dy partive të cilat synojnë me krijuar koalicion janë legjitime. Plotësisht legjitime. Edhe nëse jemi kundër një koalicioni të tillë, nuk guxojmë me ia mohuar legjitimitetin. Dy parti politike janë me biseduar për me i ndërtuar institucionet demokratike. Tash, çka kanë me bërë tash e tutje nuk e di, por unë para dy ditëve ju kam thënë që toni, narracioni i fajësimit, i fajësimit të partisë tjetër na tregojnë që ky person është duke bërë thjesht mocion ose është duke i mbajtur dy karta me e shantazhuar partnerin e vet të koalicionit në zgjedhje. Edhe në fund të fundit, krejt kjo është pazarllëk, i thashë. Nuk ka parime më. Cili është parimi të cilin e kërkojnë sot? Nuk ka parim. Vetëm e duan një pozitë, një pozitë pushteti. A besojmë ne që tash një njeri duhet me e kontrolluar krejt pushtetin? Absolutisht jo! Atje tepër sot na është bërë e qartë, sidomos në këto dy ditët e fundit, që jo vetëm që është Kryeministër i keq, ka qenë Kryeministër i keq, Kryeministër i cili e ka sjellë Kosovën nën sanksione të BE-së, Kryeministër i cili e ka sjellë situatën që ne me u përjashtuar prej dialogut strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Serbia me e marrë atë dialog strategjik, një kryeministër që na ka rritur pesëfish çmimin e rrymës edhe që ka themeluar institucione që e vjedhin qytetarin e Kosovës përmes tregtimit të energjisë, shumë i keq! Mirëpo tash e shohim edhe tendencën me e kontrolluar çdo porë të jetës të vet. E kam thënë para dy ditëve: çka kemi parë deri sot në ora 10:30 mundemi me ju quajtur demokraturë, sot është vetëvetiu puç institucional. Nuk ka emërtim tjetër kjo gjë”, tha Gjini.

source

You Might Also Like

19 vjet nga vdekja e Faruk Begollit, mbahen ditët e filmit në kujtim të tij
Të shtëna me armë zjarri në Pukë pasi policia shkon për të monitoruar një parcelë me kanabis
Lufta ekonomike e SHBA-së, shefi i sigurisë së Iranit kërcënon me ndalimin e rrjedhës së naftës përmes Hormuzit
Edhe sot mot i nxehtë në Kosovë, por me temperatura pak më të ulëta sesa dje
Vuçiq në Preshevë, Sinani: Presidenti i Republikës ta dijë se nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë

LEXO GJITHASHTU

Vedat Muriqi i kthehet zakonit të vjetër, shënon gol për Fenerbahcen
Vedat Muriqi i kthehet zakonit të vjetër, shënon gol për Fenerbahcen
TOP Momenti
“Gelato” nga Kanadaja drejt Shqipërisë: Si u kapën 3 kosovarë me 80 kg kanabis në Durrës?
“Gelato” nga Kanadaja drejt Shqipërisë: Si u kapën 3 kosovarë me 80 kg kanabis në Durrës?
TOP Momenti
Gjykata amerikane rrëzon bllokimin e vizave për 75 shtete, mes tyre Shqipëria
Gjykata amerikane rrëzon bllokimin e vizave për 75 shtete, mes tyre Shqipëria
TOP Momenti
Haxhiu për “Taranto 2026”: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë
Haxhiu për “Taranto 2026”: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë
TOP Momenti
Rrahja e të miturës në Mitrovicë, policia shoqëron palët për intervistim
Rrahja e të miturës në Mitrovicë, policia shoqëron palët për intervistim
TOP Momenti

You Might Also Like

U kapën me 80 kg drogë në vlerë 1 milion euro – tre kosovarët e arrestuar në Durrës janë nga Gjakova
Lajme

U kapën me 80 kg drogë në vlerë 1 milion euro – tre kosovarët e arrestuar në Durrës janë nga Gjakova

August 22, 2026
Ngrihet aktakuzë ndaj pilotit kroat dhe partneres së tij serbe që spiunuan për situatën në veri dhe KFOR-in
Lajme

Ngrihet aktakuzë ndaj pilotit kroat dhe partneres së tij serbe që spiunuan për situatën në veri dhe KFOR-in

August 22, 2026
OVL-UÇK mbështet propozimin e Haradinajt: Hashim Thaçi president pas kthimit në Kosovë
Lajme

OVL-UÇK mbështet propozimin e Haradinajt: Hashim Thaçi president pas kthimit në Kosovë

August 22, 2026
Zelensky paralajmëron hakmarrje pas sulmit rus në qendrën tregtare
Lajme

Zelensky paralajmëron hakmarrje pas sulmit rus në qendrën tregtare

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?