By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Përplasen dy tramvaje në Gjermani, mbi 20 persona të plagosur, 3 në gjendje kritike
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Përplasen dy tramvaje në Gjermani, mbi 20 persona të plagosur, 3 në gjendje kritike
Lajme

Përplasen dy tramvaje në Gjermani, mbi 20 persona të plagosur, 3 në gjendje kritike

Momenti
Published: August 6, 2026

Mbi 20 persona kanë mbetur të plagosur, 3 prej tyre në gjendje kritike, pas përplasjes së dy tramvajeve në qytetin e Gelsenkirchenit, në Gjermani.

Sipas informacioneve paraprake, një tramvaj ishte ndalur në një segment të hapur të linjës, kur u godit nga një tramvaj tjetër me pasagjerë.

Your browser does not support the video tag.

Policia bëri të ditur se rreth 25 persona u plagosën në aksident. Shtatë prej tyre pësuan lëndime të rënda, ndërsa për tre të plagosur gjendja mbetet kritike dhe nuk përjashtohet rreziku për jetën. Të lënduarit morën ndihmën e parë në vendngjarje dhe më pas u transportuan në spitalet e zonës.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta. Autoritetet kanë ngritur një ekip të posaçëm hetimor për të zbardhur rrethanat e përplasjes dhe për të përcaktuar pse tramvaji i parë ishte ndalur në mes të itinerarit.

Pas ngjarjes, një pjesë e bulevardit Kurt-Schumacher u mbyll në të dy drejtimet, duke shkaktuar vështirësi në qarkullim, ndërsa më vonë u rihap vetëm një korsi.

Në vendngjarje u angazhuan dhjetëra ekipe shpëtimi, ambulanca dhe psikologë, të cilët ofruan ndihmë për pasagjerët dhe personat e prekur nga aksidenti. Kryebashkiakja e Gelsenkirchenit, Andrea Henze, e cilësoi ngjarjen si “një tronditje absolute”, pasi pa nga afër dëmet e shkaktuara brenda njërit prej tramvajeve. /Top Channel

The post Përplasen dy tramvaje në Gjermani, mbi 20 persona të plagosur, 3 në gjendje kritike appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Përplasje në OKB, nëntë vende rrëzojnë pretendimin e Rusisë për mbylljen e Mekanizmit Ndërkombëtar Penal
Lajm i rëndë, raportohet se tre mërgimtarë kanë vdekur në aksident trafiku derisa po kthehehin në Gjermani
Kërkesat e Kurtit për takim me Hamzën, Bajrami: Nuk bashkëpunojmë me PDK’në, mund të japin kontribut për Presidentin
Policia në Ferizaj shpëton një person nga një situatë e rrezikshme
“Qysh e zgjedhni o vlla, se ju kena ni kshtu që tri vjet tu folë – Lehtë o me ja lanë PDK’së fajin”, Syla insiston ta marr përgjigjjen nga zyrtarët e VV’së

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Syla: Nga ajo që shihet LVV nuk do e lëshojë postin e Presidentit
Lajme

Syla: Nga ajo që shihet LVV nuk do e lëshojë postin e Presidentit

August 6, 2026
Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Gjilan, policia jep detaje për rastin
Lajme

Aksident mes veturës dhe motoçikletës në Gjilan, policia jep detaje për rastin

August 6, 2026
Pse nuk e bëtë me LDK-në? Bajrami: Na nuk e kemi ditë që LDK ka me përjetu atë tërmetin për shkarkim
Lajme

Pse nuk e bëtë me LDK-në? Bajrami: Na nuk e kemi ditë që LDK ka me përjetu atë tërmetin për shkarkim

August 6, 2026
Zelensky shkarkon ambasadorët në Shqipëri, Kroaci dhe Mal të Zi
Lajme

Zelensky shkarkon ambasadorët në Shqipëri, Kroaci dhe Mal të Zi

August 6, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?