By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dogana ndalon në Vërmicë produkte për trajtimin e flokëve në vlerë afër 5 mijë euro
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dogana ndalon në Vërmicë produkte për trajtimin e flokëve në vlerë afër 5 mijë euro
TOP Momenti

Dogana ndalon në Vërmicë produkte për trajtimin e flokëve në vlerë afër 5 mijë euro

Momenti
Published: August 6, 2026

Dogana e Kosovës ka parandaluar një tentim të importit të mallrave të padeklaruara në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.

Sipas Doganës, gjatë kontrolleve të rregullta në hyrje të Kosovës, zyrtarët kanë ndaluar për kontroll një automjet me targa të një shteti fqinj. Udhëtari, shtetas i huaj, gjatë intervistimit ka deklaruar se nuk kishte mallra apo mjete monetare për të deklaruar.

Your browser does not support the video tag.

“Bazuar në indikatorët e analizës së rrezikut dhe dyshimet e krijuara gjatë kontrollit fillestar, zyrtari doganor kërkoi kryerjen e një kontrolli të detajuar të automjetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Gjatë kontrollit janë gjetur produkte për trajtimin e flokëve, me vlerë të përafërt prej 4,600 eurosh. Sipas autoriteteve, poseduesi nuk kishte dokumentacion përcjellës apo faturë që dëshmonte origjinën dhe importimin e rregullt të mallrave.

Dogana ka theksuar se, përveç shmangies së obligimeve doganore, importimi i produkteve të tilla jashtë procedurave ligjore paraqet edhe rrezik potencial për shëndetin publik, pasi ato nuk i nënshtrohen kontrolleve për sigurinë, përbërjen dhe përmbushjen e standardeve të kërkuara.

“Përveç shmangies së obligimeve doganore, rasti paraqet edhe një rrezik potencial për shëndetin publik, pasi produktet kozmetike dhe ato për trajtimin e flokëve, kur importohen jashtë procedurave ligjore, nuk i nënshtrohen kontrollit të autoriteteve kompetente”, thuhet në komunikatë.

Sipas Doganës, rasti përbën kundërvajtje doganore në bazë të dispozitave të Kodit Doganor dhe të Akcizave, ndërsa janë ndërmarrë veprimet procedurale dhe administrative të parapara me legjislacionin në fuqi.

“Dogana e Kosovës mbetet e angazhuar në parandalimin e hyrjes dhe qarkullimit të mallrave të padeklaruara, duke kontribuar në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, ruajtjen e konkurrencës së ndershme në treg dhe mbrojtjen e interesave financiare të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Dogana ndalon në Vërmicë produkte për trajtimin e flokëve në vlerë rreth 4,600 euro

You Might Also Like

Shtatori, muaj vendimtar për rastin Thaçi dhe të tjerët në Hagë – flasin nga OVL e UÇK-së
Një person dyshohet se sulmoi fizikisht bashkëshorten në Gllogoc
Bajrami: Arsyetimet banale po e mbajnë Kosovën pa institucione legjitime, edhe nëse Kuvendi nuk konstituohet, vendi prapë shkon në zgjedhje
​Aleanca kërkon hetim për “zhvatje buxhetore”, Kadrijaj zbulon pse e qëlloi Kurtin me vezë
​19 gushti, Dita Botërore e Fotografisë

LEXO GJITHASHTU

Eliza Hoxha: VV e ka heshtur Kuvendin dhe kështu po e hesht edhe popullin
Eliza Hoxha: VV e ka heshtur Kuvendin dhe kështu po e hesht edhe popullin
Lajme
Ramdani: Është vendosur që procesi i hapjes së Urës së Ibrit të kalojë në koordinim me NATO-n deri në fund të muajit
Ramdani: Është vendosur që procesi i hapjes së Urës së Ibrit të kalojë në koordinim me NATO-n deri në fund të muajit
Lajme
Bajrami: “S’e konstituojmë Kuvendin pa marrëveshje për Presidentin”, arsyetimi më banal që po e mban vendin pa institucione
Bajrami: “S’e konstituojmë Kuvendin pa marrëveshje për Presidentin”, arsyetimi më banal që po e mban vendin pa institucione
Lajme
Punonjësi i një banke në Gjevgjeli ka përvetësuar rreth pesë milionë denarë dhe mbi 63.000 euro, ngritet kallëzim penal ndaj tij
Punonjësi i një banke në Gjevgjeli ka përvetësuar rreth pesë milionë denarë dhe mbi 63.000 euro, ngritet kallëzim penal ndaj tij
TOP Momenti
KFOR: Për statusin e Urës së Ibrit të pyeten BE dhe institucionet e Kosovës, po i përkrahim përpjekjet diplomatike
KFOR: Për statusin e Urës së Ibrit të pyeten BE dhe institucionet e Kosovës, po i përkrahim përpjekjet diplomatike
Lajme

You Might Also Like

​Gjendet një mjet shpërthyes në Gjakovë, FSK bën deminimin e tij
TOP Momenti

​Gjendet një mjet shpërthyes në Gjakovë, FSK bën deminimin e tij

August 19, 2026
Rama: Historia po shkruhet, Prishtina 2030
TOP Momenti

Rama: Historia po shkruhet, Prishtina 2030

August 19, 2026
Nis rigjykimi për vrasjen në Gllogjan, Prokuroria: Nuk kemi fshehur asnjë provë
TOP Momenti

Nis rigjykimi për vrasjen në Gllogjan, Prokuroria: Nuk kemi fshehur asnjë provë

August 19, 2026
Dy turq e larguan autorin me makinë – si arriti Policia të arrestoj të dyshuarin për vrasjen në Ksamil?
TOP Momenti

Dy turq e larguan autorin me makinë – si arriti Policia të arrestoj të dyshuarin për vrasjen në Ksamil?

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?