By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: IKD: Ndërprerja e seancës konstituive cenon Kushtetutën dhe nuk mund të arsyetohet me mungesën e marrëveshjes politike
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
IKD: Ndërprerja e seancës konstituive cenon Kushtetutën dhe nuk mund të arsyetohet me mungesën e marrëveshjes politike
TOP Momenti

IKD: Ndërprerja e seancës konstituive cenon Kushtetutën dhe nuk mund të arsyetohet me mungesën e marrëveshjes politike

Momenti
Published: August 6, 2026

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka shprehur shqetësim të thellë për ndërprerjen e seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në prag të përfundimit të afatit kushtetues për konstituimin e tij.

IKD thekson se ushtruesja e detyrës së Presidentes e ka thirrur seancën në ditën e tridhjetë, duke ua lënë partive politike gjithë kohën e nevojshme për të arritur marrëveshje për institucionet e reja.

Your browser does not support the video tag.

“Megjithatë, mungesa e një marrëveshjeje politike nuk mund të shndërrohet në arsye për bllokimin e Kuvendit dhe cenimin e rendit kushtetues.

Seanca nisi në përputhje me rendin e përcaktuar: u verifikua kuorumi, deputetët dhanë betimin dhe u miratua raporti i Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Kuorumit dhe të Mandateve. Pikërisht kur Kuvendi duhej të vazhdonte pa humbur kohë me zgjedhjen e organeve të tij, procedura konstituive u shndërrua në hapësirë për deklarime politike dhe negociata për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Kërkesa e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për kohë shtesë për bisedime me partitë parlamentare dhe vendimi i kryesuesit Avni Dehari për ndërprerjen e seancës nuk kanë mbështetje në natyrën dhe qëllimin e seancës konstituive. Sipas nenit 9, paragrafit 3, të Rregullores së Kuvendit, në seancën konstituive nuk zhvillohet debat. Rrjedhimisht, kjo seancë nuk mund të përdoret për diskutime politike, kërkesa jashtë rendit të përcaktuar apo kushtëzimin e konstituimit me marrëveshje për çështje të tjera”, thuhet në reagim.

Ndërpritet seanca, Kurti nuk prezanton emër për kryeparlamentar – kërkon kohë shtesë për marrëveshje politike

Tutje IKD thekson se zgjedhja e Presidentit është çështje me rëndësi të jashtëzakonshme kushtetuese, por ajo përbën proces të veçantë dhe nuk mund të vendoset si parakusht për konstituimin e Kuvendit. Kuvendi duhet së pari të konstituohet sipas Kushtetutës, Rregullores dhe aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese.

“Negociatat politike mund dhe duhet të zhvillohen jashtë seancës, pa e marrë peng institucionin më të lartë përfaqësues të Republikës.

Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar qartë detyrimin e deputetëve që Kuvendi të konstituohet brenda afatit prej tridhjetë ditësh. Ky nuk është afat orientues dhe as çështje e vullnetit politik, por detyrim kushtetues që duhet respektuar nga secili deputet dhe nga organet që drejtojnë seancën. Fakti se Kushtetuta dhe aktgjykimet e Gjykatës nuk kanë përcaktuar shprehimisht pasojën juridike për moskonstituimin brenda afatit nuk krijon leje për shkeljen e tij.

Mungesa e një sanksioni të përcaktuar nuk e bën të ligjshme shkeljen e Kushtetutës. Përkundrazi, përpjekja për ta shfrytëzuar këtë zbrazëti si hapësirë për zvarritje do të përbënte veprim kundërkushtetues, cenim të sundimit të ligjit dhe vazhdim të një praktike të rrezikshme të bllokimit të institucioneve. Kushtetuta nuk zbatohet vetëm kur parashikon ndëshkim, ajo duhet të respektohet sepse është akti më i lartë juridik i Republikës”, theksojnë nga IKD.

Sipas Instituti, partitë politike kanë pasur mundësi të zhvillojnë negociata dhe të kërkojnë marrëveshje. Refuzimi i PDK-së dhe AAK-së për koalicion, si dhe mungesa e rezultatit nga takimet ndërmjet LVV-së dhe LDK-së, janë zhvillime politike që nuk mund të ndryshojnë procedurën kushtetuese të konstituimit. Asnjë parti dhe asnjë deputet nuk mund ta kushtëzojë përmbushjen e një detyrimi kushtetues me rezultatin e negociatave politike.

“IKD kërkon vazhdimin e menjëhershëm të seancës dhe përfundimin e konstituimit të Kuvendit brenda afatit kushtetues, pa debate, pa improvizime procedurale dhe pa kushte politike. Çdo minutë e humbur në ditën e fundit e afron vendin drejt një shkeljeje të re kushtetuese. Deputetët nuk janë betuar sot për t’i shërbyer kalkulimeve partiake, por për ta respektuar Kushtetutën dhe ligjin”. /Telegrafi/

You Might Also Like

Mourinho zbulon fjalët që ia tha Viniciusit për ta parandaluar t’i bashkohet Arsenalit
Ndërpritet energjia në Portin e Vlorës, 700 pasagjerë dhe 180 vetura mbeten në pritje
Bie nga lartësia në Orikum, 67-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital
Vëllai i princeshës Diana boton një libër për jetën e saj
Macinka: Çekia mbështet anëtarësimin sa më parë të Maqedonisë së Veriut në BE

LEXO GJITHASHTU

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë nga 103 të burgosur lufte
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë nga 103 të burgosur lufte
Lajme
Vuçiq thotë se sonte i shkruan letër Sekretarit të NATO’s që të mos hapet Ura e Ibrit
Vuçiq thotë se sonte i shkruan letër Sekretarit të NATO’s që të mos hapet Ura e Ibrit
Lajme
OKB: Sulmet ndaj punonjësve humanitarë arrijnë rekord në vitin 2025
OKB: Sulmet ndaj punonjësve humanitarë arrijnë rekord në vitin 2025
Lajme
Lladrovci: Qeveria po na i merr mjetet, duan të m’i lënë fshatrat pa drita
Lladrovci: Qeveria po na i merr mjetet, duan të m’i lënë fshatrat pa drita
Lajme
Feride Rushiti “e qetë”: S’është diskutuar më emri im për Presidente, po e vazhdoj punën në QKRMT
Feride Rushiti “e qetë”: S’është diskutuar më emri im për Presidente, po e vazhdoj punën në QKRMT
Lajme

You Might Also Like

E gjuajti Kurtin me vezë, Kadrijaj: Ishte aksion spontan dhe simbolik
TOP Momenti

E gjuajti Kurtin me vezë, Kadrijaj: Ishte aksion spontan dhe simbolik

August 19, 2026
Aksident te Ministria e Arsimit, goditet një motorist
TOP Momenti

Aksident te Ministria e Arsimit, goditet një motorist

August 19, 2026
Bajrami: Po e shtyni vendin vazhdimisht drejt zgjedhjeve, çka po do Kurti?
TOP Momenti

Bajrami: Po e shtyni vendin vazhdimisht drejt zgjedhjeve, çka po do Kurti?

August 19, 2026
Ura e Mitrovicës dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO
TOP Momenti

Ura e Mitrovicës dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?