By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Abdixhiku: Ka afrime, por kemi distancë për balancën demokratike, ata që po na kritikojnë, po kërkojnë zgjedhje
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Abdixhiku: Ka afrime, por kemi distancë për balancën demokratike, ata që po na kritikojnë, po kërkojnë zgjedhje
Lajme

Abdixhiku: Ka afrime, por kemi distancë për balancën demokratike, ata që po na kritikojnë, po kërkojnë zgjedhje

Momenti
Published: August 6, 2026

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, para seancës konstituive tha se në takimet me Lëvizjen Vetëvendosje ka afrime, por se mospajtimi mbetet për balancën demokratike.

Ai tha se kjo balancë është e mirë për Kosovën dhe tha se arsyeja pse po shkojnë në takime është shmangia e zgjedhjeve të reja.

Your browser does not support the video tag.

“Po përpiqemi vazhdimisht që t’i shmangim zgjedhjet e reja. Po përpiqemi që brenda këtyre diskutimeve, t’i përfaqësojmë bindjet tona dhe duhet ta kuptoni se bindjet s’janë të njëjta. Duhet kohë. Po përpiqemi që të gjithë ata që i përfaqësojmë ne, deputetët e Kuvendit, t’i mbajmë rreth një zgjidhje të përbashkët. Këto tri procese nuk janë të lehta. Dhe meqenëse se s’janë të lehtë dhe derisa përpiqemi e takohemi, mbesim të vetmit që duam t’i shmangim zgjedhjet e reja. Të gjithë ata që po na kritikojnë, s’e kuptojnë pse po takohemi e çfarë qëllimi kemi. Mendoj se na kërkojnë të shkojmë në zgjedhje të reja edhe njëherë e shkuarja në zgjedhje të reja është dëmi më i madh që i bëhet vendit. Është paaftësi totale e klasës politike”.

Abdixhiku tha se do t’i vazhdojnë takimet dhe në rast se s’dakordohen do të dalin e ta thonë këtë.

“Ka shumë afrime në shumë çështje, por ende kemi distancë në çështjen kryesore që është balanca demokratike. Sot Kuvendi duhet të konstituohet dhe s’ka arsye të mos bëhet kjo. Më pas i kemi rreth 25 ditë për Qeverinë, nëse merremi vesh më herët për të gjitha institucionet më mirë, nëse s’merremi vesh duhet të jemi transparentë dhe të sinqertë se kaq kemi mundur dhe s’mund të bëjmë më tepër”.

I pyetur nëse Presidenti duhet t’i takojë LDK’së, Abdixhiku tha se s’është çështje emrash, por e balancës së ndarjes së pushtetit.

“Qëndrimet i japim në takime. Ne kërkojmë balancë demokratike dhe kjo kërkon që LDK të jetë e përfaqësuar. Në këtë fazë, s’po flasim për emra individësh të caktuar, po flasim për balancë demokratike. Është e mirë për Kosovën që të ketë balancë. Palët të jenë të përfaqësuara dhe rezultati zgjedhor të respektohet. Pra, s’duam të marrim asgjë që i takon dhe s’duhet t’i lëmë askujt të marrë diçka që s’i takon. Pra, balanca demokratike është çelësi i këtyre takimeve që po i zhvillojmë”./Express/

The post Abdixhiku: Ka afrime, por kemi distancë për balancën demokratike, ata që po na kritikojnë, po kërkojnë zgjedhje appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Një muaj nga verdikti, Hamza pret lirimin e krerëvë të UÇK: 16 shtatori duhet të jetë dita kur mbyllet kapitulli i dhimbshëm i lirisë
Një muaj para Speciales për ish-krerët e UÇK-së, Hamza: Pritshmëritë dhe kërkesat tona janë të qarta: drejtësi dhe lirim
Bajrami: Nëse ka drejtësi, çlirimtarët shpallen të pafajshëm
NATO rrëzon një tjetër dron të dyshuar rus në Rumani, incidenti i katërt brenda këtij viti
Grabitje në muzeun e Mesinës në Siçili, vidhen 4 piktura të rralla të mjeshtrit të Rilindjes, Antonello da Messina

LEXO GJITHASHTU

Policia shqiptare kap tre të kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, njëri prej tyre është nga Gjakova
Policia shqiptare kap tre të kërkuar ndërkombëtarisht për trafik droge, njëri prej tyre është nga Gjakova
TOP Momenti
Hoxha: 50 milionë denarë për investime kapitale në Idrizovë
Hoxha: 50 milionë denarë për investime kapitale në Idrizovë
TOP Momenti
​Pas zjarrit në hotelin në Vlorë solidarizim me pushuesit e prekur, akomodim dhe veshmbathje falas
​Pas zjarrit në hotelin në Vlorë solidarizim me pushuesit e prekur, akomodim dhe veshmbathje falas
TOP Momenti
Bajrami kritikon klasën politike: Këto përplasje po i shkaktojnë humbje Kosovës
Bajrami kritikon klasën politike: Këto përplasje po i shkaktojnë humbje Kosovës
TOP Momenti
QMK: Gjashtë zjarre vazhdojnë të përhapen, njëri nën kontroll
QMK: Gjashtë zjarre vazhdojnë të përhapen, njëri nën kontroll
TOP Momenti

You Might Also Like

Arrestohet një shqiptar në Bari të Italisë që dyshohet se e rrahu për vdekje partneren
Lajme

Arrestohet një shqiptar në Bari të Italisë që dyshohet se e rrahu për vdekje partneren

August 16, 2026
Pse Ngushtica e Hormuzit është kaq jetike në mes të luftës SHBA-Iran
Lajme

Pse Ngushtica e Hormuzit është kaq jetike në mes të luftës SHBA-Iran

August 16, 2026
Arrestohet dhe ndalohet për 48 orë i dyshuari që e sulmoi me armë një person në Pejë
Lajme

Arrestohet dhe ndalohet për 48 orë i dyshuari që e sulmoi me armë një person në Pejë

August 16, 2026
Kapen mbi 63 mijë euro të fshehura në bagazhin e shoferit në autobusin Gjermani-Kosovë në Merdar
Lajme

Kapen mbi 63 mijë euro të fshehura në bagazhin e shoferit në autobusin Gjermani-Kosovë në Merdar

August 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?