By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Protesta e 67-të kundër qeverisë në Tiranë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Protesta e 67-të kundër qeverisë në Tiranë
TOP Momenti

Protesta e 67-të kundër qeverisë në Tiranë

Momenti
Published: August 5, 2026

Qytetarë janë mbledhur sërish këtë të mërkurë, më 5 gusht, në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, duke zhvilluar protestën e 67-të radhazi kundër qeverisë.

Pas grumbullimit në qendër të kryeqytetit, protestuesit marshuan përgjatë bulevardit drejt Kryeministrisë, duke vijuar me thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike.

Gjatë tubimit u kërkua shfuqizimi i ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, ndryshimi i ligjit zgjedhor, si dhe largimi i asaj që protestuesit e cilësuan si “kastë të vjetër politike”.

Your browser does not support the video tag.

Protesta u shoqërua edhe me kundërshtime ndaj hartës së re territoriale të propozuar nga Partia Socialiste, e cila parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46.

Protestuesit e kundërshtuan këtë nismë, duke pretenduar se ajo do të çojë në përqendrim të pushtetit lokal.

Aktivisti Edison Lika deklaroi se reforma administrative-territoriale do të kishte kaluar pa vëmendje publike, por sipas tij, protestat e vazhdueshme kanë ndikuar në rritjen e debatit rreth kësaj çështjeje.

“Propozimi për reformë të re administrative do të ishte kaluar pa u vënë re, por fakti se protesta ka qenë në shesh, i ka hapur probleme serioze Ramës”, u shpreh Lika.

Në protestë morën fjalën edhe qytetarë nga diaspora.

Një emigrant shqiptar që jeton në Itali bëri thirrje për vijimin e protestave dhe njoftoi për një manifestim të planifikuar në Genova.

Ai kërkoi që tubimet të mbeten jopartiake dhe u bëri apel qytetarëve që t’u bashkohen protestave.

“Duhet të jemi jopartiakë, sepse partitë na e kanë menderosur. Boll! Bashkohuni këtu në shesh”, deklaroi ai.

Një tjetër emigrant shqiptar nga Dibra, i cili jeton prej vitesh në Itali, kritikoi klasën politike dhe foli për largimin e tij nga Shqipëria, duke e lidhur atë me situatën politike dhe sociale në vend.

Protesta u zhvillua nën monitorimin e forcave të Policisë së Shtetit, ndërsa pjesëmarrësit vijuan marshimin përpara Kryeministrisë.

Tubimi, i cili fillimisht nisi si reagim kundër një projekti turistik në Zvërnec, me kalimin e kohës është zgjeruar në një lëvizje më të gjerë qytetare me kërkesa kundër korrupsionit dhe për ndryshime në qeverisje.

Pas më shumë se dy muajsh, protestuesit deklarojnë se do të vazhdojnë tubimet deri në përmbushjen e kërkesave të tyre, përfshirë edhe kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

source

You Might Also Like

Përfshihet nga flakët një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”
Shpërthimi i një veture në Gjilan, Policia konfirmon dy të lënduar
Gashi: Nëse LDK-ja insiston për postin e presidentit, situata komplikohet – pres që të ketë lëshim
Një veturë shpërthen në Gjilan, të paktën një i lënduar
Trump: Marrëveshja për rihapjen e Hormuzit mund të arrihet që të mërkurën

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

LDK do ndarje të balancuar të pushteteve
TOP Momenti

LDK do ndarje të balancuar të pushteteve

August 5, 2026
Hapja e konkursit për prokurorë, u dorëhoqën, por ish-prokurorët serbë mund të aplikojnë sërish
TOP Momenti

Hapja e konkursit për prokurorë, u dorëhoqën, por ish-prokurorët serbë mund të aplikojnë sërish

August 5, 2026
Rasti me malarie në Kosovë, infektologu jep këshilla për qytetarët që udhëtojnë
TOP Momenti

Rasti me malarie në Kosovë, infektologu jep këshilla për qytetarët që udhëtojnë

August 5, 2026
Hetimet për keqpërdorim detyre, ish-ministri Aliu intervistohet nga prokuroria
TOP Momenti

Hetimet për keqpërdorim detyre, ish-ministri Aliu intervistohet nga prokuroria

August 5, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?