By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Hapja e konkursit për prokurorë, u dorëhoqën, por ish-prokurorët serbë mund të aplikojnë sërish
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Hapja e konkursit për prokurorë, u dorëhoqën, por ish-prokurorët serbë mund të aplikojnë sërish
TOP Momenti

Hapja e konkursit për prokurorë, u dorëhoqën, por ish-prokurorët serbë mund të aplikojnë sërish

Momenti
Published: August 5, 2026

Kjo është ulësja e prokurorit në një gjykatore.

Radhëve të prokurorëve të shtetit, pritet që t’i shtohen edhe 34 prokurorë të rinj.

Kjo përmes një konkursi që Këshilli Prokurorial do të hapë më 17 gusht.

Your browser does not support the video tag.

Shtimi i këtyre akterëve të drejtësisë, vlerësohet si tepër e nevojshme.

“Një pjesë e madhe e seancave kanë dështuar si pasojë e numrit të pamjaftueshëm të prokurorëve në nivel vendi. Dhe vet numri, 34 pozita të lira, tregon që sistemi prokurorial në vazhdimësi ka pasur nevojë për plotësimin e këtyre pozitave. Duke qenë se përbërja e kaluar e Këshillit Prokurorial nuk e ka marrë për bazë një mungesë të tillë të madhe të prokurorëve në nivel vendi, atëherë vendimi ka qenë i domosdoshëm shpalljen e këtij konkursi dhe plotësimin e këtyre pozitave. Pra, ajo që kërkohet tash është që Këshilli Prokurorial i Kosovës që ky proces të jetë i ligjshëm dhe të jetë transparent”, tha Liridon Salihi nga GLPS

Në mesin e këtyre 34 pozitave, dhjetë janë të rezervuara për komunitetin serb.

Në këtë rast, nuk përjashtohet mundësia që këto vende nuk do të plotësohen, shkak i ndërhyrjeve politike serbe.

“Serbët të cilët duan të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë, nëse ka pengesa dhe ndërhyrje të politikës, në veçanti të politikës jashtë territorit të Kosovës, atëherë natyrisht që ky proces sa i përket integrimit të komunitetit serb në sistemin e drejtësisë do bëhet i pamundur për shkak se nuk mund të kemi standarde të dyfishta”, thotw Anton Nrecaj nga institute CLARD.

Ky konkurs vjen disa javë pasi nga KPK u votua kundër tërheqjes së dorëheqjeve të shtatë prokurorëve serbë, të bëra qysh në vitin 2022.

Mirëpo, për këta shtatë prokurorë, nuk ka asnjë pengesë ligjore që të kandidojnë sërish për ta marrë pozitën e prokurorit.

“Është e rëndësishme t’i plotësojnë kriteret ligjore dhe pastaj nëse i plotësojnë kriteret ligjore dhe figura e tyre është e pastër në raport me ndjekjen penale ose edhe çështje tjera që mund të jenë pengesë për ushtrimin e pozitës së prokurorit të shtetit, këto mund të paraqiten si arsye. Mirëpo, fakti se ata kanë qenë edhe më herët pjesë e sistemit nuk mund të paraqitet si pengesë që mos të jenë sërish në listat e kandidatëve për prokurorë”, shpjegon Salihi.

Të premtën e 7 gushtit, Këshilli Gjyqësor i Kosovës do ta mbajë mbledhjen e radhës, ku ndër të tjerash do të shqyrtohet edhe kërkesa për tërheqjen e dorëheqjeve nga gjyqtarët serbë.

source

You Might Also Like

Përfshihet nga flakët një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”
Shpërthimi i një veture në Gjilan, Policia konfirmon dy të lënduar
Gashi: Nëse LDK-ja insiston për postin e presidentit, situata komplikohet – pres që të ketë lëshim
Protesta e 67-të kundër qeverisë në Tiranë
Një veturë shpërthen në Gjilan, të paktën një i lënduar

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Trump: Marrëveshja për rihapjen e Hormuzit mund të arrihet që të mërkurën
TOP Momenti

Trump: Marrëveshja për rihapjen e Hormuzit mund të arrihet që të mërkurën

August 5, 2026
LDK do ndarje të balancuar të pushteteve
TOP Momenti

LDK do ndarje të balancuar të pushteteve

August 5, 2026
Rasti me malarie në Kosovë, infektologu jep këshilla për qytetarët që udhëtojnë
TOP Momenti

Rasti me malarie në Kosovë, infektologu jep këshilla për qytetarët që udhëtojnë

August 5, 2026
Hetimet për keqpërdorim detyre, ish-ministri Aliu intervistohet nga prokuroria
TOP Momenti

Hetimet për keqpërdorim detyre, ish-ministri Aliu intervistohet nga prokuroria

August 5, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?