By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dy ish-pjesëtarë të “Mbrojtjes Civile” largohen nga institucionet e Kosovës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dy ish-pjesëtarë të “Mbrojtjes Civile” largohen nga institucionet e Kosovës
TOP Momenti

Dy ish-pjesëtarë të “Mbrojtjes Civile” largohen nga institucionet e Kosovës

Momenti
Published: August 5, 2026

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se janë ndërprerë kontratat e punës për nëntë zyrtarë të institucioneve që veprojnë në kuadër të kësaj ministrie.

Sipas njoftimit të Pacollit, shtatë prej zyrtarëve janë nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ndërsa dy të tjerë nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.

Your browser does not support the video tag.

Ajo ka deklaruar se këta të fundit janë pjesëtarë të komunitetit serb dhe njihen edhe si ish-pjesëtarë të “Mbrojtjes Civile”.

Pacolli ka bërë të ditur se vendimet për shkëputjen e kontratave janë marrë për shkak të mungesës së vazhdueshme në vendin e punës, si dhe në bazë të rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Me këto masa, numri i përgjithshëm i kontratave të ndërprera në kuadër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe institucioneve të saj vartëse ka arritur në 29.

“Paraprakisht janë shkëputur kontratat për 20 zyrtarë të MMPH-së, ndërsa tash edhe për nëntë zyrtarë të AMMK-së dhe AKK-së”, ka deklaruar Pacolli.

Ajo ka theksuar se çdo i punësuar në institucionet publike duhet të përmbushë obligimet që dalin nga kontrata e punës, duke paralajmëruar se zbatimi i ligjit do të vazhdojë pa dallime.

“Do të jemi të pakompromis në zbatimin e ligjit, pa dallim përkatësie apo pozite, sepse zyrtari publik duhet t’u shërbejë qytetarëve me përgjegjësi dhe me respektim të plotë të detyrës zyrtare”, ka thënë Pacolli. /Telegrafi/

You Might Also Like

Protesta e 67-të kundër qeverisë në Tiranë
Një veturë shpërthen në Gjilan, të paktën një i lënduar
Trump: Marrëveshja për rihapjen e Hormuzit mund të arrihet që të mërkurën
LDK do ndarje të balancuar të pushteteve
Hapja e konkursit për prokurorë, u dorëhoqën, por ish-prokurorët serbë mund të aplikojnë sërish

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Rasti me malarie në Kosovë, infektologu jep këshilla për qytetarët që udhëtojnë
TOP Momenti

Rasti me malarie në Kosovë, infektologu jep këshilla për qytetarët që udhëtojnë

August 5, 2026
Hetimet për keqpërdorim detyre, ish-ministri Aliu intervistohet nga prokuroria
TOP Momenti

Hetimet për keqpërdorim detyre, ish-ministri Aliu intervistohet nga prokuroria

August 5, 2026
Digjet një veturë në Sllatinë (Video)
TOP Momenti

Digjet një veturë në Sllatinë (Video)

August 5, 2026
Gërmimet në Kalludër, vazhdojnë hetimet në lokacionin e tretë
TOP Momenti

Gërmimet në Kalludër, vazhdojnë hetimet në lokacionin e tretë

August 5, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?