By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kompania “Pastrimi” i reagon Komunës së Podujevës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kompania “Pastrimi” i reagon Komunës së Podujevës
TOP Momenti

Kompania “Pastrimi” i reagon Komunës së Podujevës

Momenti
Published: August 5, 2026

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” ka reaguar pas shpalljes së gjendjes emergjente nga Komuna e Podujevës për shkak të situatës së rënduar me mbeturinat, duke kundërshtuar akuzat e kryetarit të kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, për keqmenaxhim.

“Pastrimi” ka deklaruar se problemet financiare të Njësisë Operative në Podujevë nuk kanë lindur së fundmi, por janë pasojë e një gjendjeje të krijuar ndër vite. Sipas kësaj ndërmarrjeje, një nga arsyet kryesore është mosndryshimi i tarifës për grumbullimin e mbeturinave që nga viti 2008.

Your browser does not support the video tag.

“Përkundër rritjes enorme të kostove të operimit, karburanteve, pjesëve rezervë, shpenzimeve për deponi, mirëmbajtjes, pagave dhe të gjitha shpenzimeve të tjera, tarifa vazhdon të jetë vetëm 4.70 euro me TVSH, apo rreth 3.8 euro neto”, ka deklaruar kompania.

Sipas KRM “Pastrimi”, asnjë ndërmarrje publike apo private nuk mund të funksionojë në kushte kur shpenzimet rriten vazhdimisht, ndërsa të hyrat mbeten të pandryshuara për gati dy dekada.

Pasi komuna shpalli gjendje të jashtëzakonshme, reagon kompania Natyra: Po vazhdojmë pastrimin e mbeturinave në fshatrat e Podujevës

Kompania ka bërë të ditur se Njësia Operative në Podujevë nuk ka arritur ndër vite të mbulojë vetëm nga të hyrat e saj pagat e punëtorëve dhe shpenzimet operative, ndërsa humbjet janë mbuluar nga njësia qendrore në Prishtinë.

“Pastrimi” ka akuzuar gjithashtu Komunën e Podujevës se nuk ka përmbushur obligimet financiare ndaj ndërmarrjes për investimet e realizuara, përfshirë objektin e ri, si dhe ka thënë se ndërmarrjes i janë marrë konsumatorët dhe mundësia për të gjeneruar të hyra.

Në reagim, kompania ka ngritur dyshime se shpallja e gjendjes emergjente mund të hapë rrugë për kontrata emergjente dhe angazhimin e operatorëve privatë me mjete publike.

“KRM ‘Pastrimi’ nuk do të lejojë që paaftësia për të adresuar problemet shumëvjeçare financiare të fshihet pas akuzave ndaj një ndërmarrjeje publike. Po ashtu, nuk do të lejojmë që punëtorët tanë të paguajnë çmimin e vendimeve politike”, thuhet në reagim.

Ndërmarrja ka paralajmëruar se do të përdorë të gjitha mjetet ligjore për mbrojtjen e saj, të punëtorëve dhe interesit publik, duke theksuar se çdo vendim që cenon të drejtat e saj do të kundërshtohet në institucionet kompetente. /Telegrafi/

You Might Also Like

LSDM: Spitali i Gostivarit nuk ka kapacitete për tu përballur me epideminë, po i dërgon pacientët në Tetovë
Dy ish-pjesëtarë të “Mbrojtjes Civile” largohen nga institucionet e Kosovës
OBRM-PDUKM: Me investime kapitale dhe reforma, po forcojmë stabilitetin energjetik të Maqedonisë
Arrestohet i dyshuari për mashtrim ndaj një shtetasi të huaj, dyshohet se e dëmtoi me 500 mijë euro
Kufizime në autoudhë për automjetet mbi 20 tonë, shkak temperaturat e larta

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Arsovski: Ndërsa jemi jashtë procesit të integrimit evropian, po e tretim ngadalë veten si “bretkosat”
TOP Momenti

Arsovski: Ndërsa jemi jashtë procesit të integrimit evropian, po e tretim ngadalë veten si “bretkosat”

August 5, 2026
Abdixhiku me 18 deputetët e LDK-së përcaktojnë rrugëtimin e përbashkët, e pranishme edhe Vjosa Osmani
TOP Momenti

Abdixhiku me 18 deputetët e LDK-së përcaktojnë rrugëtimin e përbashkët, e pranishme edhe Vjosa Osmani

August 5, 2026
Një shtetase e huaj diagnostikohet me malarie në Kosovë
TOP Momenti

Një shtetase e huaj diagnostikohet me malarie në Kosovë

August 5, 2026
Tetë ditë paraburgim për një polic nga Shkupi, dyshohet se përvetësoi paratë e gjobave të qytetarëve
TOP Momenti

Tetë ditë paraburgim për një polic nga Shkupi, dyshohet se përvetësoi paratë e gjobave të qytetarëve

August 5, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?