By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Zjarr i përmasave të mëdha në Selenicë, digjen disa automjete
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Zjarr i përmasave të mëdha në Selenicë, digjen disa automjete
TOP Momenti

Zjarr i përmasave të mëdha në Selenicë, digjen disa automjete

Momenti
Published: August 5, 2026

Rreth mesditës së kësaj të mërkure, një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu fshatin Penkovë, në Bashkinë e Selenicës. Flakët u përhapën me shpejtësi, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era, duke krijuar një situatë të vështirë për forcat zjarrfikëse.

Në momentet e para ka qenë pothuajse e pamundur vënia nën kontroll e zjarrit, pasi Bashkia e Selenicës disponon vetëm një automjet zjarrfikës. Për shkak të përmasave të flakëve, në ndihmë mbërritën edhe ekipet zjarrfikëse nga Vlora dhe Himara, të cilat punuan për disa orë për të lokalizuar vatrën, raporton A2cnn

Your browser does not support the video tag.

Si pasojë e zjarrit janë djegur disa automjete të një subjekti privat, të cilat shërbenin për pjesë këmbimi.

Sipas pronarit të biznesit Tomian Hysaj, dëmi ekonomik i shkaktuar nga flakët llogaritet në rreth 35 milionë lekë të vjetra. Ai kërkon mbështetje nga Bashkia e Selenicës dhe institucionet shtetërore për të përballuar humbjet.

Shefi i Emergjencave Civile pranë Bashkisë së Selenicës Arqile Kokalli bëri me dije se ndërhyrja e përbashkët e zjarrfikësve nga Selenica, Vlora dhe Himara bëri të mundur lokalizimin e flakëve, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zona të tjera. Megjithatë, puna në terren vijoi deri në shuarjen e plotë të vatrave aktive dhe mbajtjen e situatës nën kontroll.

Fatmirësisht nga zjarri nuk pati persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet të zbardhen nga hetimet e institucioneve përgjegjëse.

You Might Also Like

Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, diskutohet situata e sigurisë në Kosovë dhe rajon
Ekonomia e Ballkanit, Kosova dhe Shqipëria kampione në ndërtim
Përfundon takimin me Abdixhikun, Kurti: S’ka marrëveshje me LDK-në
Perinski: Mbi 3 mijë raste të keqpërdorimeve të pushimeve mjekësore janë evidentuar nga Fondi Shëndetësor
Kompania “Pastrimi” i reagon Komunës së Podujevës

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka dorëzuar në Prokurori tri lëndë, nën dyshimet për shpronësim dhe tjetërsim të pronës publike
TOP Momenti

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka dorëzuar në Prokurori tri lëndë, nën dyshimet për shpronësim dhe tjetërsim të pronës publike

August 5, 2026
Shuhet zjarri në Kavadar, zjarrfikësit mbeten në terren
TOP Momenti

Shuhet zjarri në Kavadar, zjarrfikësit mbeten në terren

August 5, 2026
AVONET kërkon anulimin e tenderit 743 mijë euro të Ministrisë së Kulturës
TOP Momenti

AVONET kërkon anulimin e tenderit 743 mijë euro të Ministrisë së Kulturës

August 5, 2026
Pasi komuna shpalli gjendje të jashtëzakonshme, reagon kompania Natyra: Po vazhdojmë pastrimin e mbeturinave në fshatrat e Podujevës
TOP Momenti

Pasi komuna shpalli gjendje të jashtëzakonshme, reagon kompania Natyra: Po vazhdojmë pastrimin e mbeturinave në fshatrat e Podujevës

August 5, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?