By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Podujeva shpall gjendje emergjente, për shkak të situatës së rënduar me mbeturina
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Podujeva shpall gjendje emergjente, për shkak të situatës së rënduar me mbeturina
Lajme

Podujeva shpall gjendje emergjente, për shkak të situatës së rënduar me mbeturina

Momenti
Published: August 5, 2026

Shtabi Emergjent për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Podujevës shpalli gjendjen emergjente për shkak të gjendjes së rënduar nga mosbartja e mbeturinave nga operatorët përgjegjës. Ky vendim vlen nga data 05.08.2026 deri më 05.11.2026.

Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, që është edhe kryesues i këtij Shtabi, tha se ka disa muaj që menaxhimi me mbeturina në qytet dhe fshatra të Podujevës është e rënduar.

Your browser does not support the video tag.

Sipas tij, Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” për shkak të pamundësisë për të ofruar shërbime në pjesën e përgjegjësisë së saj, më herët ka kërkuar që të lirohet nga shërbimi në fshatra dhe kjo përgjegjësi ka kaluar të Kompania private “Natyra”.

“Por, tash po del që ka probleme për të ofruar këtë shërbim edhe në qytet. Ka raste që operon me një kamion, e ka ditë që nuk ofron shërbim fare. Për shkak të kësaj gjendje që është krijuar, ku tash i kemi edhe mërgimtarët këtu dhe vëllimi i mbeturinave është rritur dhe duke pasur parasysh shëndetin e qytetarëve e kam marr një rekomandim nga Drejtoria e Shërbimeve Publike që të shpallim gjendjen emergjente”, tha kryetari Bulliqi.

Ai theksoi se janë tri raporte që flasin për gjendjen e rënduar me mbeturina në Podujevë: raporti i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Drejtorisë së Inspeksionit dhe raporti i QKMF-së.

Kryetari i Komunës deklaroi se Komuna e Podujevës në vazhdimësi e ka ndihmuar KRM “Pastrimi” edhe me subvencione, në mënyrë që t’ia lehtësojë operimin dhe funksionimin normal, por pa sukses.

“Vullneti jonë është që ta ndihmojmë këtë Ndërmarrje, por po shihet që ka keqmenaxhim nga menaxhmenti i kësaj Ndërmarrjeje në qendër. Për shkak të kësaj gjendjeje të rënduar, ne duhet të gjejmë një zgjidhje të shpejt për mbledhjen e mbeturinave në qytet”, tha ai.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahri Selimi, theksoi se për shkak të gjendjes së krijuar është vlerësuar se duhet të shpallet gjendja emergjente.

Rreth problemit me mbeturina foli edhe drejtori i Inspeksionit, Shuajb Blakçori dhe anëtarë tjerë të Shtabit, të cilët ranë dakord që të gjendet një zgjidhje e shpejt, për të dalë nga kjo situatë e rënduar.

Propozimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme u miratua njëzëri.

Bazuar në vendimin e kryetarit të Komunës, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim obligohet të hartojë dhe zbatojë planin operacional emergjent për organizimin dhe koordinimin e të gjitha masave emergjente për grumbullimin, transportimin dhe largimin e mbeturinave si dhe inicimin e procedurës së përshpejtuar të prokurimit për sigurimin e 3 kamionëve me qira për bartjen e mbeturinave, duke përfshirë edhe 3 vozitës, të cilët do të operojnë në kuadër të KRM “Pastrimi”.

Drejtoria e Inspeksionit duhet të intensifikojë mbikëqyrjen inspektuese dhe të marrë veprime ligjore për parandalimin e deponive të paligjshme për mbrojtje të mjedisit, si dhe të ndërmarr masa administrative ndaj çdo shkelësi.

Drejtoria për Buxhet dhe Financa obligohet të sigurojë mjete financiare dhe të ndërmarrë veprime të nevojshme për financimin e masave emergjente në përputhje me legjislacionin në fuqi.

The post Podujeva shpall gjendje emergjente, për shkak të situatës së rënduar me mbeturina appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Aksident i rëndë në Prizren, vetura me targa të huaja përfundon në mur
Mbreti 89-vjeçar i Norvegjisë shtrohet në spital pas problemeve shëndetësore, Pallati Mbretëror: Do të qëndrojë dy javë larg detyrave zyrtare
“Asnjëherë s’kam besu në versionin e Prokurorisë – Madje dëgjoja zëra që thonin e kanë gjenetike…” Çka e preku më së shumti Deharin pas vdekjes së djemve të tij?
Dikush më telefonoi nga burgu dhe tha: Kam një lajm të keq”, Avni Dehari rrëfen si e morën vesh për Astritin
“Arbnori sa e mbaroi fakultetin, Astriti ishte absolvent, e kishin jetën përpara…”, Avni Dehari flet ekskluzivisht për vdekjen e dy djemve te tij

LEXO GJITHASHTU

58 të vdekur për shtatë muaj, telefoni dhe shpejtësia shkaqet kryesore te aksidenteve në trafik
58 të vdekur për shtatë muaj, telefoni dhe shpejtësia shkaqet kryesore te aksidenteve në trafik
TOP Momenti
Protesta në Tiranë në ditën e 79-të
Protesta në Tiranë në ditën e 79-të
TOP Momenti
Rodri kërkon fanellën me numrin 16 te Barcelona, Fermin Lopez pritet të ndryshojë numër
Rodri kërkon fanellën me numrin 16 te Barcelona, Fermin Lopez pritet të ndryshojë numër
TOP Momenti
Zjarri në Pukë të Shqipërisë i afrohet banesave, era e fortë përhap flakët
Zjarri në Pukë të Shqipërisë i afrohet banesave, era e fortë përhap flakët
TOP Momenti
Salahu bind në debutim, Trabzonspori do ta këtë titular në Europa League
Salahu bind në debutim, Trabzonspori do ta këtë titular në Europa League
TOP Momenti

You Might Also Like

Politikani i njohur rus kundër luftës dënohet me 11 vjet burg
Lajme

Politikani i njohur rus kundër luftës dënohet me 11 vjet burg

August 17, 2026
“Vajza më 1983, Arbnori lindi më 1985, Astriti më 1990, nuk i çonim në çerdhe nga frika se mësonin gjermanishten para shqipes”, Jeta familjare e Avni Deharit
Lajme

“Vajza më 1983, Arbnori lindi më 1985, Astriti më 1990, nuk i çonim në çerdhe nga frika se mësonin gjermanishten para shqipes”, Jeta familjare e Avni Deharit

August 17, 2026
Rusia dënon me 11 vjet burgim kritikun e Kremlinit, Lev Shlosberg
Lajme

Rusia dënon me 11 vjet burgim kritikun e Kremlinit, Lev Shlosberg

August 17, 2026
“Shqiptarët duhet të kalojnë vetëm 3% nëpër banka shkollore, ka qenë qëndrim publik i maqedonëve”, Avni Dehari: Më pas në Preshevë e gjeta vetën
Lajme

“Shqiptarët duhet të kalojnë vetëm 3% nëpër banka shkollore, ka qenë qëndrim publik i maqedonëve”, Avni Dehari: Më pas në Preshevë e gjeta vetën

August 17, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?