By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ShBA-ja ia tërheq vizën ambasadores së Brazilit, zyrtari amerikan i tregon arsyet
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
ShBA-ja ia tërheq vizën ambasadores së Brazilit, zyrtari amerikan i tregon arsyet
Lajme

ShBA-ja ia tërheq vizën ambasadores së Brazilit, zyrtari amerikan i tregon arsyet

Momenti
Published: August 5, 2026

Shtetet e Bashkuara ia kanë tërhequr vizën ambasadores së Brazilit në Uashington për shkak të mbajtjes pezull të miratimit formal diplomatik të të emëruarit të administratës së Trumpit për ambasador në Brasilia dhe për refuzimin e vizave disa diplomatëve amerikanë, tha të martën një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit.

Viza e ambasadores Maria Luiza Ribeiro Viotti do të kthehet, nëse situata zgjidhet, tha zyrtari amerikan, i cili i njoftoi gazetarët në kushte anonimiteti, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Your browser does not support the video tag.

Tërheqja e vizës për ambasadoren është zhvillimi më i ri në një përplasje që po thellohet mes qeverive të presidentëve Donald Trump dhe Luiz Inacio Lula da Silva. Zyrtarë të Trumpit e kanë akuzuar qeverinë e Lulas për censurim të konservatorëve. Brazili u është kundërvënë atyre që i sheh si përpjekje të Uashingtonit për të ndikuar në politikën e Amerikës Latine në favor të konservatorëve.

Qeveria braziliane nuk iu kundërpërgjigj menjëherë lëvizjes së ShBA-së.

Muajin e kaluar, Brazili tha se u kishte mohuar viza zyrtarëve të Byrosë së Demokracisë, të Drejtave të Njeriut dhe Punës, organ i Departamentit të Shtetit, duke thënë se qëllimi i vizitës së tyre ishte minimi i sistemit zgjedhor të Brazilit para zgjedhjeve të tetorit.

Kjo erdhi pasi Brasilia me javë e kishte mbajtur pezull miratimin formal të të nominuarit të Trumpit për ambasador në Brazil, Daniel Perez, aleat i ngushtë i sekretarit të Shtetit, Marco Rubio.

The post ShBA-ja ia tërheq vizën ambasadores së Brazilit, zyrtari amerikan i tregon arsyet appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

I armatosur me kallashnikov dhe i fshehur 500 metra nga banesa e tij, detaje nga arrestimi i Ylli Zallës
Sindikatat zvicerane kërkojnë rritje pagash prej 2%, punëdhënësit mbështesin 1%
Shumica e partive politike e hedhin poshtë iniciativën zvicerane për neutralitet
Bulliqi: Me dhimbje të madhe mora lajmin për vdekjen e vëllezërve Bujar e Hajdar Matarova në aksident, ngushëllime familjes
Çfarë paralajmëronte BE-ja vitin e kaluar për hapjen e Urës së Ibrit dhe cilat kushte u përmbushën

LEXO GJITHASHTU

Nënshkruhet marrëveshja EMV-KEK, Maqedonia siguron qymyr nga Kosova për tre vitet e ardhshme
Nënshkruhet marrëveshja EMV-KEK, Maqedonia siguron qymyr nga Kosova për tre vitet e ardhshme
TOP Momenti
IKShPK: 137 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 25 të reja vetëm këtë javë
IKShPK: 137 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 25 të reja vetëm këtë javë
TOP Momenti
Gjykata i cakton një muaj paraburgim Vezir Hazirajt
Gjykata i cakton një muaj paraburgim Vezir Hazirajt
TOP Momenti
Dy vëllezër humbin jetën në një aksident tragjik në Podujevë, publikohen pamjet e përplasjes fatale
Dy vëllezër humbin jetën në një aksident tragjik në Podujevë, publikohen pamjet e përplasjes fatale
TOP Momenti
50 euro për të shpëtuar nga gjoba, policia arreston të dyshuarin në Gjakovë
50 euro për të shpëtuar nga gjoba, policia arreston të dyshuarin në Gjakovë
TOP Momenti

You Might Also Like

Çfarë thonë ekspertët për planin e deklaruar të Trumpit për ta bërë Ngushticën e Hormuzit “territor të SHBA-së”
Lajme

Çfarë thonë ekspertët për planin e deklaruar të Trumpit për ta bërë Ngushticën e Hormuzit “territor të SHBA-së”

August 17, 2026
Kushner i bëri presion Netanyahut që “të mos krijojë pengesa” për planin për Gazën
Lajme

Kushner i bëri presion Netanyahut që “të mos krijojë pengesa” për planin për Gazën

August 17, 2026
Qeveria dëshiron t’i zotërojë pronat e shtetit, komunat ankohen
Lajme

Qeveria dëshiron t’i zotërojë pronat e shtetit, komunat ankohen

August 17, 2026
Haradinaj flet për “shtator të nxehtë”: Z. kryeministër, shihemi shpejt kismet
Lajme

Haradinaj flet për “shtator të nxehtë”: Z. kryeministër, shihemi shpejt kismet

August 17, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?