By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kurti e Abdixhiku pa marrëveshje pas takimit të djeshëm, bisedimet pritet të vazhdojnë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kurti e Abdixhiku pa marrëveshje pas takimit të djeshëm, bisedimet pritet të vazhdojnë
Lajme

Kurti e Abdixhiku pa marrëveshje pas takimit të djeshëm, bisedimet pritet të vazhdojnë

Momenti
Published: August 5, 2026

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, janë takuar dje në mbrëmje në një përpjekje për të gjetur një marrëveshje për formimin e institucioneve të reja. Takimi, i cili zgjati rreth tri orë, përfundoi pa një dakordim mes palëve.

Pas takimit, Kurti, i cili ushtron edhe detyrën e kryeministrit në detyrë, tha se ende nuk është arritur një marrëveshje politike, ndonëse sipas tij ka gatishmëri për bashkëpunim.

Your browser does not support the video tag.

“Lajm do të ishte po të kishim marrëveshje. Diskutuam për qasje dhe mundësi të ndryshme, por na duhet një marrëveshje politike që respekton rezultatin zgjedhor dhe e shndërron atë në stabilitet institucional. Askush nuk i dëshiron zgjedhjet e reja, por nëse nuk ka përparim, ato mund të bëhen të pashmangshme”, deklaroi Kurti.

Ai theksoi se Vetëvendosje mbetet e interesuar për një bashkëpunim me LDK-në, duke shtuar se posti i presidentit duhet t’i takojë një figure jopolitike dhe konsensuale, që përfaqëson Republikën dhe jo pushtetin politik.

Kurti bëri të ditur gjithashtu se është i gatshëm të zhvillojë takime edhe me krerët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, pavarësisht refuzimeve të deritanishme.

Nga ana tjetër, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e cilësoi takimin si konstruktiv dhe tha se dialogu mes dy partive do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Sipas tij, zgjidhja duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe të përfshijë marrëveshje për tri postet kryesore: Kuvendin, Qeverinë dhe Presidencën.

“LDK-ja nuk ka interes për postin e kryetarit të Kuvendit, pasi e konsiderojmë një pozitë ceremoniale që duhet t’i takojë propozimit të partisë së parë. Për çështjet e tjera kemi ende kohë dhe sa më shpejt të arrihet një marrëveshje, aq më mirë”, tha Abdixhiku.

Ai ritheksoi se LDK-ja mbetet në qëndrimet e saj të bëra publike, duke kërkuar një marrëveshje që garanton balancë institucionale dhe demokratike.

Ndërkohë, seanca konstituive e Kuvendit është caktuar të mbahet sot, më 6 gusht.

The post Kurti e Abdixhiku pa marrëveshje pas takimit të djeshëm, bisedimet pritet të vazhdojnë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Sindikatat zvicerane kërkojnë rritje pagash prej 2%, punëdhënësit mbështesin 1%
Shumica e partive politike e hedhin poshtë iniciativën zvicerane për neutralitet
Bulliqi: Me dhimbje të madhe mora lajmin për vdekjen e vëllezërve Bujar e Hajdar Matarova në aksident, ngushëllime familjes
Çfarë paralajmëronte BE-ja vitin e kaluar për hapjen e Urës së Ibrit dhe cilat kushte u përmbushën
Çfarë thonë ekspertët për planin e deklaruar të Trumpit për ta bërë Ngushticën e Hormuzit “territor të SHBA-së”

LEXO GJITHASHTU

IKShPK: 137 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 25 të reja vetëm këtë javë
IKShPK: 137 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 25 të reja vetëm këtë javë
TOP Momenti
Gjykata i cakton një muaj paraburgim Vezir Hazirajt
Gjykata i cakton një muaj paraburgim Vezir Hazirajt
TOP Momenti
Dy vëllezër humbin jetën në një aksident tragjik në Podujevë, publikohen pamjet e përplasjes fatale
Dy vëllezër humbin jetën në një aksident tragjik në Podujevë, publikohen pamjet e përplasjes fatale
TOP Momenti
50 euro për të shpëtuar nga gjoba, policia arreston të dyshuarin në Gjakovë
50 euro për të shpëtuar nga gjoba, policia arreston të dyshuarin në Gjakovë
TOP Momenti
Arkitektura e propagandës: Si mediat pro-Vuçiq e mbajnë gjallë narrativën kundër Kosovës
Arkitektura e propagandës: Si mediat pro-Vuçiq e mbajnë gjallë narrativën kundër Kosovës
TOP Momenti

You Might Also Like

Kushner i bëri presion Netanyahut që “të mos krijojë pengesa” për planin për Gazën
Lajme

Kushner i bëri presion Netanyahut që “të mos krijojë pengesa” për planin për Gazën

August 17, 2026
Qeveria dëshiron t’i zotërojë pronat e shtetit, komunat ankohen
Lajme

Qeveria dëshiron t’i zotërojë pronat e shtetit, komunat ankohen

August 17, 2026
Haradinaj flet për “shtator të nxehtë”: Z. kryeministër, shihemi shpejt kismet
Lajme

Haradinaj flet për “shtator të nxehtë”: Z. kryeministër, shihemi shpejt kismet

August 17, 2026
Ish-deputeti i LVV-së: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi
Lajme

Ish-deputeti i LVV-së: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

August 17, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?