By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: PDK: Komunat e udhëhequra nga ne në vitin 2025, lidere të transparencës buxhetore
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
PDK: Komunat e udhëhequra nga ne në vitin 2025, lidere të transparencës buxhetore
Lajme

PDK: Komunat e udhëhequra nga ne në vitin 2025, lidere të transparencës buxhetore

Momenti
Published: August 4, 2026

Komunat e udhëhequra nga Partia Demokratike e Kosovës kanë shënuar performancën më të lartë në Indeksin e Transparencës Buxhetore të Komunave për vitin 2025, të publikuar nga Instituti GAP.

Sipas raportit, Ferizaj, Kaçaniku, Mitrovica e Jugut, Prizreni dhe Vushtrria kanë marrë rezultatin maksimal prej 100 pikësh, duke u renditur në vendin e parë në nivel vendi. Drenasi është vlerësuar me 95 pikë, Hani i Elezit me 97 pikë, ndërsa Skenderaj me 92.5 pikë.

Your browser does not support the video tag.

Është e rëndësishme të theksohet se raporti vlerëson transparencën buxhetore gjatë vitit 2025. Në periudhën e vlerësuar, Mitrovica e Jugut udhëhiqej nga Partia Demokratike e Kosovës. Prandaj, rezultati maksimal prej 100 pikësh i kësaj komune është pjesë e performancës së qeverisjes komunale të PDK-së për vitin që mbulon raporti.

GAP: 10 komuna me rezultat maksimal në transparencë buxhetore, 6 komuna pa asnjë pikë

Tetë komunat e udhëhequra nga PDK-ja asokohe kanë arritur një mesatare prej rreth 98.1 pikësh, dukshëm më të lartë se mesatarja e përgjithshme e komunave të Kosovës, e cila ishte 64.5 pikë.

Rezultatet tregojnë gjithashtu përparim të rëndësishëm e të qëndrueshëm. Ferizaj është ngritur nga 47.5 pikë në vitin 2024 në 100 pikë në vitin 2025, ndërsa Kaçaniku, Mitrovica e Jugut, Prizreni dhe Vushtrria kanë ruajtur rezultatin maksimal prej 100 pikësh. Drenasi ka ruajtur performancë të lartë me 95 pikë, ndërsa Skenderaj mbetet ndër komunat me rezultat të lartë me 92.5 pikë.

Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se këto rezultate dëshmojnë përkushtimin e kryetarëve dhe administratave komunale të PDK-së për qeverisje të hapur, menaxhim transparent të financave publike dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve.

Transparenca nuk është vetëm publikim i dokumenteve, por respekt për qytetarin dhe për paranë publike. Rezultatet e Institutit GAP dëshmojnë se komunat e udhëhequra nga PDK-ja kanë vendosur standard të lartë të transparencës buxhetore dhe të qeverisjes së përgjegjshme.

Indeksi i Institutit GAP vlerëson publikimin e dokumenteve buxhetore dhe financiare, qasjen në informata për shpenzimet publike, transparencën rreth subvencioneve dhe kontratave, si dhe përfshirjen e qytetarëve në proceset e planifikimit buxhetor.

PDK-ja është e përkushtuar që këto standarde të ruhen dhe të avancohen më tej në të gjitha komunat që ajo udhëheq.

The post PDK: Komunat e udhëhequra nga ne në vitin 2025, lidere të transparencës buxhetore appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Ushtarët amerikanë ateruan në Frutex
Si përcaktohet a është vdekja e natyrshme apo e dyshimtë? Gërxhaliu: Gjithçka nis nga rrethanat, ekzaminimi dhe konkluzioni mjekoligjor
Ahmeti: Pos UDB-së, asnjë nuk kishte interes për vrasjen e Jusuf Gërvallës dhe Kadri Zekës
Ali Ahmeti: LPK-ja dhe LDK-ja nuk ishin armiq, kërkonim ura komunikimi dhe afrimi
Monedha iraniane bie ndjeshëm, teksa Uashingtoni përgatit sanksione të ashpra

LEXO GJITHASHTU

“UÇK-ja është një realitet”, Ahmeti tregon çfarë u përcoll Rugovës nga LPK-ja
“UÇK-ja është një realitet”, Ahmeti tregon çfarë u përcoll Rugovës nga LPK-ja
TOP Momenti
​“Mbrojtja e konsumatorit”, MINTI: Mbi tre mijë inspektime dhe 600 mijë euro gjoba për gjashtë muaj
​“Mbrojtja e konsumatorit”, MINTI: Mbi tre mijë inspektime dhe 600 mijë euro gjoba për gjashtë muaj
TOP Momenti
Si përcaktohet nëse vdekja është natyrshme apo e dyshimtë? Arsim Gërxhaliu shpjegon: Gjithçka nis nga rrethanat, ekzaminimi dhe konkluzioni mjekoligjor
Si përcaktohet nëse vdekja është natyrshme apo e dyshimtë? Arsim Gërxhaliu shpjegon: Gjithçka nis nga rrethanat, ekzaminimi dhe konkluzioni mjekoligjor
Lajme
Kush po përmendet për president të Kosovës?
Kush po përmendet për president të Kosovës?
TOP Momenti
E rëndë në Lushnjë, djali vret nënën dhe plagos rëndë të atin
E rëndë në Lushnjë, djali vret nënën dhe plagos rëndë të atin
TOP Momenti

You Might Also Like

Arsim Gërxhaliu rrëfen rastin e 24-vjeçarit që vdiq nga infarkti, njësoj si babai dhe gjyshi i tij
Lajme

Arsim Gërxhaliu rrëfen rastin e 24-vjeçarit që vdiq nga infarkti, njësoj si babai dhe gjyshi i tij

August 24, 2026
Shkruar nga Millosheviqi, zbatuar nga Vuçiqi
Lajme

Shkruar nga Millosheviqi, zbatuar nga Vuçiqi

August 24, 2026
“S’dinim ku t’i vendosnim këmbët nga kufomat”, Arsim Gërxhaliu rrëfen hyrjen e parë në Institutin e Mjekësisë Ligjore pas luftës
Lajme

“S’dinim ku t’i vendosnim këmbët nga kufomat”, Arsim Gërxhaliu rrëfen hyrjen e parë në Institutin e Mjekësisë Ligjore pas luftës

August 24, 2026
Qeveria zvicerane mbështet njoftimet në gjuhën angleze në trena
Lajme

Qeveria zvicerane mbështet njoftimet në gjuhën angleze në trena

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?