By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teksteve shkollore
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teksteve shkollore
Lajme

Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teksteve shkollore

Momenti
Published: August 3, 2026

Mbi 123 mijë prindër dhe kujdestarë ligjorë kanë aplikuar për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët. Kështu, kanë bërë të ditur nga Ministria e Arsimit. Sipas tyre, gjatë procesit të aplikimit nuk është shfaqur ndonjë problem në sistem dhe tani janë në fazën e analizës për ndarjen e shumës së mjeteve për nxënësit. Aplikimi do të jetë i hapur deri më 9 gusht 2026.

Ministria e Arsimit ka përsëritur thirrjen drejtuar prindërve dhe kujdestarëve ligjorë, të aplikojnë sa me shpejt për subvencionimin e teksteve dhe materialeve shkollore. Deri sot, kanë aplikuar mbi 123 mijë prindër dhe kujdestarë ligjorë për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm të ulët. Drejtoresha  e Departamentit për Arsim Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Anita Kadriu, i tha Radio Kosovës së procesi i aplikimit është duke funksionuar si duhet dhe deri me tani nuk është shfaqur ndonjë problem.

Your browser does not support the video tag.

“Deri sot, e hënë datë 3 gusht, kanë aplikuar 123 mije e 829 prindër dhe kujdestarë ligjorë. Ne si ministri u kemi bërë thirrje të gjithë prindërve që ende nuk kanë aplikuar, ta bëjnë këtë sa më parë, në mënyrë që mjetet financiare të transferohen me kohë në xhirollogaritë e tyre. Deri më tani nuk ka pasur vështirësi apo ndonjë problem gjatë aplikimit për sa i përket sistemit”, tha Kadriu.

Tutje, Kadriu foli edhe buxhetin që pritet të ndahet për nxënësit për këtë vit shkollor, për çka tha se ende nuk është caktuar shuma, pasi janë në fazën e analizimit të teksteve që nxënësit duhet të blejnë.

“Po shumën, sa do të subvencionohen prindërit, Ministria e Arsimit është duke bërë një kalkulim. Konsiderojmë që edhe shuma që do të ndahet, duhet të jetë e përshtatshme me numrin e teksteve që do të ketë secili nxënës , pra që mos të  ketë më pak mjete se sa që ka tekste mësimore. Kështu që, deri sa të  aplikojnë të gjithë prindërit, do ta dimë edhe numrin e saktë të nxënëseve, pastaj ministria do dalë edhe me shumën që do të subvencionojë”, shtoi ajo

Tutje, ajo bëri të ditur se për herë të parë këtë vit të drejtë aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore do të kenë edhe shtetasit e huaj me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Republikën e Kosovës, fëmijët e të cilëve vijojnë mësimin në institucionet arsimore të vendit.

Ministria e Arsimit në këtë moment është në fazën e grumbullimit të emrave të koordinatorëve në të gjitha shkollat, ka theksuar Kadriu duke shtuar se të gjitha aplikimet do të verifikohen, ashtu si vitin e kaluar,  përmes shkollave dhe përmes koordinatorëve të autorizuar në shkolla.

The post Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teksteve shkollore appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

E rëndë në Uells, djali mban nënën e vdekur tre vjet brenda frigoriferit për të fituar pensionin! Arrestohet dhe dënohet me burgim
Pritjet e gjata të bashkatdhetarëve në pikat kufitare të Kroacisë, Konjufca: Telefonova ministrin Radman, më njoftoi se do ta trajtojë këtë çështje
Aleati kryesor i Zelenskyt, Rustem Umerov emërohet në krye të Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Ukrainës
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët
Trump i rikthehet qëndrimit pesimist ndaj diplomacisë pasi tha se bisedimet me Iranin do të zhvilloheshin sot

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Nga Zug në Schwyz: Ku jetojnë milionerët në Zvicër
Lajme

Nga Zug në Schwyz: Ku jetojnë milionerët në Zvicër

August 3, 2026
“S’ka rrezik të arratiset, por mbetet në paraburgim” – si e arsyetoi Specialja vendimin ndaj ish-presidentit Thaçi
Lajme

“S’ka rrezik të arratiset, por mbetet në paraburgim” – si e arsyetoi Specialja vendimin ndaj ish-presidentit Thaçi

August 3, 2026
“S’ka rrezik të arratiset, por mbetet në paraburgim” – si arsyetoi Specialja vendimin ndaj ish-presidentit Thaçi
Lajme

“S’ka rrezik të arratiset, por mbetet në paraburgim” – si arsyetoi Specialja vendimin ndaj ish-presidentit Thaçi

August 3, 2026
Abdixhiku e pranon ftesën e Kurtit, nesër në 18:00 takohen në Kuvend
Lajme

Abdixhiku e pranon ftesën e Kurtit, nesër në 18:00 takohen në Kuvend

August 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?