By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gara: Identifikimi i trupave në varret masive, do bëhet përmes ADN-së
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gara: Identifikimi i trupave në varret masive, do bëhet përmes ADN-së
Lajme

Gara: Identifikimi i trupave në varret masive, do bëhet përmes ADN-së

Momenti
Published: August 3, 2026

Gërmimet në lokacionin e dyshuar për varrezë masive në Kalludër të Zupçit po vazhdojnë, ndërsa dyshohet se aty mund të jenë trupat e 23 intelektualëve shqiptarë të Mitrovicës, të zhdukur më 19 prill të vitit 1999.

Kushtrim Gara, nga Sekretariati i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, tha për RTK se procesi është ende në fazën e gërmimit vlerësues dhe se për të përcaktuar identitetin e mbetjeve mortore do të nevojitet procesi i identifikimit përmes analizës së ADN-së.

Your browser does not support the video tag.

“Dyshimet potencialisht e lidhin këtë gërmim me rastin e intelektualëve. Megjithatë, prapë do të jetë çështje e procesit të identifikimit përmes analizës shkencore të ADN-së që në këtë rast do të përcaktojë identitetin përfundimtar”, tha Gara.

Ai bëri të ditur se shumica e familjeve të personave të zhdukur tashmë kanë dhënë mostrat referuese biologjike të nevojshme për procesin e identifikimit.

“Pothuajse më shumë se 97-98% të familjeve tashmë kanë dhënë mostrat referuese biologjike, të domosdoshme në rastet në të cilat jemi për një proces të mirëfilltë të identifikimit përmes analizës shkencore të ADN-së”, u shpreh ai.

Gara tha se sfidë kryesore në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur mbetet mungesa e informatave të besueshme dhe, sipas tij, mungesa e gatishmërisë së palës serbe për të vënë në dispozicion të dhënat nga arkivat.

“Gjithmonë sfidë në këtë rast, siç e kam thënë, në rastin e luftës së Kosovës, mbetet mungesa e informatave të besueshme, përkatësisht mbetet mungesa e gatishmërisë apo vullnetit të palës serbe për të vënë në dispozicion të këtij procesi të dhënat nga arkivat e tyre”, tha Gara.

Ai përmendi kërkesën për qasje në arkivin e Brigadës së Motorizuar 37, e cila, sipas tij, lidhet me krimet në rajonin e Drenicës.

“Një nga zotimet që mbetet edhe nga Deklarata e 2 majit 2023, pikërisht me 1 qershor të vitit 2023, kryetari i atëhershëm i delegacionit dhe Komisionit Qeveritar, zoti Hoti, ka adresuar kërkesën për presidentin e Serbisë, Vuçiç, për të pasur një qasje të plotë në arkivin e Brigadës së Motorizuar 37”, tha Gara.

Ai foli edhe për rastet e varrezave masive në Rashkë, duke thënë se pavarësisht deklarimeve të mëhershme për numër më të madh viktimash, deri tani janë gjetur mbetje mortore të 60 viktimave.

“Kur ne kemi rikthyer në ato ngjarje, rastin e Rashkës, deklarimet e asaj kohe nga Prokuroria e Serbisë dhe Komisioni Qeveritar i Serbisë kanë qenë që bëhet fjalë për 250 viktima. Deri më tani ne kemi arritur të gjejmë mbetjet mortore të vetëm 60 viktimave”, tha ai.

Gara tha se Kosova do të vazhdojë angazhimin për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

“Republika e Kosovës do të vazhdojë me angazhim maksimal deri në zgjidhjen e plotë të kësaj problematike”, përfundoi Gara.

The post Gara: Identifikimi i trupave në varret masive, do bëhet përmes ADN-së appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Irani mohon se është në negociata me SHBA-në, pasi Trump tha se i anuloi sulmet – zhvillimet e fundit
Nga arrestimet te gërmimet për varreza të dyshuara masive në Zubin Potok: Çfarë dihet deri më tani?
Kusari: Brenda orësh Kurti mund t’u dërgojë ftesa partive për takim
CNN: Trupave amerikane u kërkohen ide “krijuese e jokonvencionale” si presion dhe ndëshkim ndaj Iranit
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar automjetesh në Morinë, regjistrohen mbi 50 mijë hyrje

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Pas njoftimit të Prokurorisë Speciale, IML zbarkon në Jabukë për të kryer zhvarrimin, edhe EULEX i pranishëm
Lajme

Pas njoftimit të Prokurorisë Speciale, IML zbarkon në Jabukë për të kryer zhvarrimin, edhe EULEX i pranishëm

August 3, 2026
KDI mirëpret vendimin e Supremes për shfuqizimin e dispozitave të kundërligjshme në Rregulloren e KQZ-së për vëzhguesit e zgjedhjeve
Lajme

KDI mirëpret vendimin e Supremes për shfuqizimin e dispozitave të kundërligjshme në Rregulloren e KQZ-së për vëzhguesit e zgjedhjeve

August 3, 2026
Tentim vrasja në Rahovec, Prokuroria aktivizohet për identifikimin e të dyshuarit
Lajme

Tentim vrasja në Rahovec, Prokuroria aktivizohet për identifikimin e të dyshuarit

August 3, 2026
Mali i Zi dhe Uganda në listën e vendeve për qendrat evropiane të emigrantëve
Lajme

Mali i Zi dhe Uganda në listën e vendeve për qendrat evropiane të emigrantëve

August 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?