By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vapë e madhe gjatë javës, temperaturat secilën ditë pritet të shkojnë deri në 37-38 gradë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vapë e madhe gjatë javës, temperaturat secilën ditë pritet të shkojnë deri në 37-38 gradë
Lajme

Vapë e madhe gjatë javës, temperaturat secilën ditë pritet të shkojnë deri në 37-38 gradë

Momenti
Published: August 2, 2026

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nga 3 deri më 7 gusht vendi do të karakterizohet me mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 38 gradë Celsius, ndërsa këto kushte atmosferike do të ndikohen nga masat e ngrohta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore.

Your browser does not support the video tag.

Sipas IHMK-së, indeksi UV do të jetë i lartë deri shumë i lartë, me vlera 8–10, ndaj qytetarëve u rekomandohet të shmangin ekspozimin e zgjatur në diell, veçanërisht gjatë orëve 10:00–17:00. Kujdes i shtuar këshillohet për personat me sëmundje kronike, të moshuarit dhe fëmijët, ndërsa për bujqit rekomandohet ujitja e rregullt e kulturave për shkak të temperaturave dhe avullimit të shtuar.

Njofitmi i plotë:

INSTITUTI HIDROMETEOROLOGJIK I KOSOVËS

📅 Parashikimi i motit për periudhën 03–07 gusht 2026

☀️ E hënë (03.08.2026)

Moti do të jetë me diell dhe i nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa maksimalet nga 31°C deri në 36°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja, me shpejtësi 1–5 m/s.

Rajoni ynë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore, duke sjellë temperatura paksa më të larta, të cilat janë normale për këtë periudhë të verës.

☀️ E martë (04.08.2026)

Do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa maksimalet nga 31°C deri në 37°C. Do të fryjë erë nga lindja dhe verilindja, me shpejtësi 1–5 m/s.

Masat e ngrohta ajrore nga Afrika Veriore do të vazhdojnë të mbajnë temperaturat paksa mbi mesataren klimatologjike, por brenda karakteristikave të stinës së verës.

☀️ E mërkurë (05.08.2026)

Moti parashihet kryesisht me diell dhe i nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12°C deri në 18°C, ndërsa maksimalet nga 32°C deri në 38°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s.

Në orët e pasdites mund të ketë vranësira të pakta lokale, por pa kushte për reshje.

☀️ E enjte (06.08.2026)

Do të vazhdojë moti me diell dhe shumë i ngrohtë. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13°C dhe 17°C, ndërsa maksimalet nga 33°C deri në 38°C. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1–6 m/s.

Kushtet atmosferike do të mbeten të qëndrueshme nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore nga Afrika Veriore.

☀️ E premte (07.08.2026)

Moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 13°C deri në 18°C, ndërsa maksimalet nga 33°C deri në 37°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s.

Në disa zona mund të ketë vranësira të pakta kalimtare, por pa reshje. Temperaturat do të mbeten paksa mbi mesataren shumëvjeçare, megjithatë konsiderohen normale për stinën e verës.

🌿 Kushtet biometeorologjike

🔹 Do të jenë kryesisht të favorshme.

🔹 Gjatë orëve të mesditës rekomandohet shmangia e ekspozimit të zgjatur në diell.

🔹 Personat me sëmundje kronike, të moshuarit dhe fëmijët duhet të tregojnë kujdes të shtuar.

🔹 Këshillohet konsumimi i mjaftueshëm i lëngjeve.

🌾 Kushtet agrometeorologjike

🔹 Kushtet do të jenë të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore.

🔹 Për shkak të temperaturave të larta dhe avullimit të shtuar, rekomandohet ujitja e rregullt e kulturave.

🔹 Punimet në ara dhe pemishte preferohet të kryhen gjatë orëve më të freskëta të ditës, kryesisht herët në mëngjes.

🔹 Rekomandohet monitorimi i lagështisë së tokës, veçanërisht te kulturat e ndjeshme ndaj thatësirës.

☀️ Indeksi UV

🔸 Indeksi UV do të jetë i lartë deri shumë i lartë (8–10).

🔸 Rekomandohet përdorimi i kremrave mbrojtës, syzeve të diellit dhe kapelës.

🔸 Të shmanget ekspozimi i panevojshëm në diell nga ora 10:00 deri në 17:00.

The post Vapë e madhe gjatë javës, temperaturat secilën ditë pritet të shkojnë deri në 37-38 gradë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Ndalet pranë Italisë cisterna e dyshuar ruse, zbardhen detajet e operacionit
Kriza e Ceutës tronditi Europën, por shifrat e Frontex tregojnë një tjetër realitet
Spanja u paralajmërua për krizën masive të emigrantëve në Ceuta?
Raportohet për një ngjarje e rëndë në Pejë, treni godet për vdekje një grua
Hungaria përballet me një krizë energjetike pa precedent

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Shikoni videon e rrëzimit të tmerrshëm të helikopterit në Greqi, ku mbetën dy persona të vdekur
Lajme

Shikoni videon e rrëzimit të tmerrshëm të helikopterit në Greqi, ku mbetën dy persona të vdekur

August 3, 2026
Tërmet i fortë godet Egjiptin, rritet niveli i alarmit: Momenti i dridhjes së tokës dhe britmat e qytetarëve janë regjistruar
Lajme

Tërmet i fortë godet Egjiptin, rritet niveli i alarmit: Momenti i dridhjes së tokës dhe britmat e qytetarëve janë regjistruar

August 3, 2026
Edhe sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë
Lajme

Edhe sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë

August 3, 2026
Parashikimi i motit për sot dhe 4 ditët e ardhshme
Lajme

Parashikimi i motit për sot dhe 4 ditët e ardhshme

August 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?