By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Sezoni i boronicave nxit pakënaqësi në malësinë e Tetovës, Parku Kombëtar “Mali Sharr” vendos rregulla të reja për mbledhjen e tyre
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Sezoni i boronicave nxit pakënaqësi në malësinë e Tetovës, Parku Kombëtar “Mali Sharr” vendos rregulla të reja për mbledhjen e tyre
TOP Momenti

Sezoni i boronicave nxit pakënaqësi në malësinë e Tetovës, Parku Kombëtar “Mali Sharr” vendos rregulla të reja për mbledhjen e tyre

Momenti
Published: August 2, 2026

Këto janë boronicat, një frut pyjor që gjatë kësaj periudhe është në sezon dhe ka kërkesë të madhe si në tregun vendor, ashtu edhe në atë të huaj. Për banorët e Malësisë së Tetovës, mbledhja dhe shitja e boronicave është një burim i rëndësishëm të ardhurash çdo verë.

Megjithatë, ata ankohen se përballen me konkurrencë të padrejtë, pasi në Malin Sharr vijnë për të mbledhur boronica edhe qytetarë nga Kosova, Shqipëria dhe qytete të tjera të vendit. Sipas tyre, kufizimet që vlejnë për banorët vendas pas shpalljes së Malit Sharr Park Kombëtar nuk zbatohen njësoj për të gjithë. Banori i Shipkovicës, Besim Abdija, thotë se një kilogram boronica shitet rreth 500 denarë, por mbledhja e tyre është e vështirë dhe kërkon shumë mund. Ai shprehet se banorët dënohen nëse presin dru për nevojat e tyre, ndërsa, sipas tij, nuk ka kontroll të mjaftueshëm ndaj personave që vijnë nga jashtë për të mbledhur boronica.

Your browser does not support the video tag.

“Po, ka boll. Boll ka boronicë, po vijnë të huajt, shtetas të huaj mbledhin. Kjo nuk duhet… Paguajmë për boronicat. Me pre dru nuk i lënë fshatarët, e këto i lënë me mbledh boronica. Duhet të kesh leje për vete, paguajmë edhe mbledhim rehat. E jo shtetas të huaj, prej Shqipërisë, prej Kosovës. Ça është kjo? Me pre ndonjë dru këtu, na dënojnë. Ata nuk i dënojnë. Ç’është kjo? Çmimi është 500 denarë o vëlla për të mbledhë, nuk ka lezet ajo. Amë ka plotë! Ka po 500 denarë kg”, u shpreh Besim Abdija – banor i Shipkovicës.
Ndërkohë, nga Parku Kombëtar bëjnë të ditur se këtë vit për herë të parë do të ketë një rregullore të re: banorët e zonës së parkut kombëtar janë të liruar nga taksa, ndërsa ata që vijnë nga jashtë parkut do të paguajnë 2.000 denarë në vit. Për kompanitë, taksa është 50.000 denarë, plus 5 denarë për çdo kilogram të mbledhur.

“Të gjithë banorët lokalë, të gjithë banorët që jetojnë brenda vendbanimeve që gravitojnë në territoret e parkut, mund të grumbullojnë, të mbledhin produkte bimore dhe janë të liruar nga çdo pagesë. Domethënë kjo të sqarohet përfundimisht. Nëse bashkëpunojnë apo lidhin kontratë me ndonjërën nga qendrat që bëjnë grumbullimin e këtyre kontratave, atëherë subjekti me të cilin ata bashkëpunojnë do të dorëzojë listë të personave që grumbullojnë për të, në bazë të kontratave që do t’i lidhin ndërmjet tyre, dhe do ta dorëzojë te ne. Ne për ato persona do të përgatisim leje të posaçme. Edhe personat të cilët janë me adresë në bazë të letërnjoftimit, me adresë jashtë vendbanimeve të parkut, do të paguajnë leje e cila në bazë të tarifës është 500 denarë”, u shpreh Evzal Elmazi – drejtor i Parkut Kombëtar “Mali Sharr”.

Boronica është një frut pyjor shumë i shëndetshëm, i cili përdoret gjerësisht si në prodhimin e produkteve ushqimore, ashtu edhe në industri farmaceutike, kozmetikë e detergjente. Këtë vit, katër kompani kanë kërkuar leje për të nënshkruar kontratë me Parkun Kombëtar “Mali Sharr”. /tv21

You Might Also Like

Gjendja në pikat kufitare të Kosovës
Retorika e zyrtarëve serbë rikthen narrativat e viteve 90-ta kundër Kosovës
Gërmimet në Zubin Potok, Osmani: Serbia ende fle mbi varreza masive
Rita Ora në koncertin në Ohër: Jam shumë krenare që jam nga Kosova, që jam shqiptare
​Vala e të nxehtit, IKShPK: Kujdes për të moshuarit, mos i lini fëmijët vetëm në veturë

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Juventusi e zyrtarizon transferimin e Kolo Muanit
TOP Momenti

Juventusi e zyrtarizon transferimin e Kolo Muanit

August 2, 2026
​Java e ardhshme me temperatura të larta, maksimalja 38 gradë Celsius
TOP Momenti

​Java e ardhshme me temperatura të larta, maksimalja 38 gradë Celsius

August 2, 2026
Aktorja e famshme turke e pranishme në Kosovë për Sunny Hill Festival
TOP Momenti

Aktorja e famshme turke e pranishme në Kosovë për Sunny Hill Festival

August 2, 2026
Osmani:Serbia ende fle mbi varreza masive
TOP Momenti

Osmani:Serbia ende fle mbi varreza masive

August 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?